By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reparti për IVF në QKUK pret pajisjet për funksionalizim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Reparti për IVF në QKUK pret pajisjet për funksionalizim
Ballina 1Shëndetësi

Reparti për IVF në QKUK pret pajisjet për funksionalizim

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 4:55 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Zana nga Prishtina [identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë] thotë se dëshiron t’i nënshtrohet metodës së fertilitetit të asistuar mjekësor (IVF), por kjo procedurë ende nuk ofrohet në institucionet shtetërore mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë premtuar se deri në fund të vitit ky shërbim do të ofrohet për qytetarët.

Për shkak të mungesës së ligjit adekuat, kjo procedurë ofrohet vetëm në institucionet shëndetësore private të licencuara. Fertizilimi me IVF kushton mijëra euro dhe vetëm çiftet e martuara në Kosovë mund t’i nënshtrohen kësaj metode.

“Në fund të vitit jam interesuar për metodën e fertilizimit të asistuar mjekësor në Kosovë dhe nuk kam pasur mundësi ta kryej këtë shërbim për shkak të pagesave shumë të lart në spitalet private”, thotë Zana për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se kjo procedurë ofrohet edhe jashtë shtetit, por shuma është shumë e lartë për të.

“Kostoja sillet duke nisur nga 4.000 euro e më lart. Kjo vlerë është e papërballueshme, vetëm përmes kredive dhe më është dukur shpenzim marramendës, duke pasur për bazë rrogat që janë në Kosovë”, thotë Zana.

Sistemi i furnizimit me gaz mjekësor nëpër sallat përkatëse në repartin për IVF.
Sistemi i furnizimit me gaz mjekësor nëpër sallat përkatëse në repartin për IVF.

Ajo shpreson që në një të ardhme, këtë procedurë shteti ta ofrojë falas për personat që duan të bëhen prindër:

“Shpresoj që shteti i Kosovës të lejojë pikë së pari ligjërisht vajzat beqare që të mund të bëhen nëna, në pamundësi për të gjetur një partner dhe për gratë që nuk mund të bëjnë fëmijë, shteti t’ua ofrojë këtë shërbim [IVF] dhe jo të detyrohen të shkojnë në shtetet fqinje apo edhe më larg”.

Çfarë është IVF?

IVF-ja është një metodë fertiliteti, së cilës i nënshtrohen personat që nuk mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale.

Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas ai vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.

Por, as kjo metodë nuk është 100 për qind e suksesshme.

Në pritje të pajisjeve për IVF

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në kuadër të së cilës do të jetë reparti i IVF-it, po presin pajisjet për këtë metodë mjekësore. Punimet në infrastrukturë për repartin e ri veçse janë kryer.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë se kur të kryhen përgatitjet dhe të vijnë pajisjet, personeli i Klinikës është i gatshëm për punë.

“Sa i takon çështjes së personelit profesional, trajnimeve e gjithçka tjetër, ne jemi të gatshëm të nisim punën menjëherë në momentin që t’i kemi pajisjet. Me sa e dimë, sa i përket çështjes së pajisjeve, procesi është në tenderim dhe kur të përfundojnë procedurat, besojmë se do të nisim punën”, thotë ai.

Ndërtimi i repartit për IVF kishte nisur tre vjet më parë dhe drejtuesit e atëhershëm të QKUK-së ishin zotuar se ky shërbim do të niste më 2021.

Pamje nga jashtëe repartit për IVF, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike në QKUK.
Pamje nga jashtëe repartit për IVF, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike në QKUK.

Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se deri në fund të këtij viti pritet të përfundojnë të gjitha punët dhe qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet e nevojshme në këtë repart.

“Procedurat janë duke shkuar sipas planit. Natyrisht, këto janë procedura të prokurimit dhe ne nuk kemi mundësi as t’i shtyjmë e as t’i bëjmë më shpejt ose më ngadalë, sepse janë procedura që e kanë rrjedhën e vet. Për momentin, punët janë duke shkuar sipas planit dhe nëse do të ketë vonesa ato do të jenë nga prokurimi, mirëpo ne i kemi marrë të gjitha masat që të mos ketë vonesa”, thotë Vitia për Radion Evropa e Lirë.

Kundërshtime për Ligjin e ri të shëndetësisë

Institucionet private shëndetësore aktualisht e kryejnë metodën e IVF-it bazuar në Ligjin për shëndetësi dhe në bazë të një udhëzimi administrativ të MSH-së.
Por, ligji dhe ky udhëzim administrativ nuk ua mundësojnë grave beqare që t’i nënshtrohen metodës së IVF-it.

Qeveria e Kosovës i ka dërguar Kuvendit për miratim Ligjin e ri për shëndetësi, ku lejohet që një grua e pamartuar të lindë fëmijë përmes metodës IVF.

Por, deputetët nuk e kanë miratuar atë.

Një nga dhomat në repartin e IVF-it, i cili ende nuk është vënë në funksion.
Një nga dhomat në repartin e IVF-it, i cili ende nuk është vënë në funksion.

Në nenin 15 të ligjit thuhet se të drejtën e shfrytëzimit të metodës IVF ka personi i moshës madhore në bashkësi martesore ose jashtëmartesore, i cili sipas gjendjes së përgjithshme shëndetësore, është i aftë për punë dhe për përkujdesje prindërore.

Sipas ligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-it e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.

Kjo pjesë e legjislacionit është kundërshtuar nga disa deputetë. Në mesin e tyre është edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Duda Balje.

Balje thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk është e gatshme që të ofrojë shërbime të tilla për gratë beqare.

“Asnjë nga deputetët nuk jemi kundër [metodës] IVF për çiftet. IVF-ja është duke u bërë në Kosovë në klinika private, por kemi një pikë të diskutueshme që gratë vetë të bëjnë IVF, pa pasur burra. Ne mendojmë se ende nuk jemi gati për këtë për disa arsye. Personalisht mendoj se nëse një grua lind një fëmijë pa prind, ajo e lind një fëmijë jetim dhe po ashtu kjo është në kundërshtim me të drejtat e fëmijëve. [Nëse fëmija nuk i ka të dy prindërit] mendoj se është problem”, shprehet Balje.

Por, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, mendon krejt ndryshe. Ai thotë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut nëse një gruaje të pamartuar i ndalohet që të ketë fëmijë përmes IVF-it.

Sipas tij, çështja e metodës IVF duhet të rregullohet me ligj e jo vetëm përmes udhëzimeve administrative.

“Unë konsideroj se çdo kufizim dhe cenim i kësaj të drejte është shkelje e të drejtave të njeriut. Kështu që për mua detyrimisht duhet të lejohet dhe rregullohet me ligj”, thotë Qelaj për Radion Evropa e Lirë.

Ministri Vitia thotë se ekzekutivi nuk do të ndalet deri në miratimin e ligjit, të cilin ai e cilëson si shumë të rëndësishëm.

Vitia pret që Ligji për shëndetësi të miratohet në Kuvend gjatë sesionit të vjeshtës.
Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në prill të këtij viti, një në gjashtë persona në botë përballet me probleme steriliteti.

Sipas kësaj i bie që 16 për qind e popullatës botërore përballet me këtë problem.

You Might Also Like

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA njofton gati 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Një detektiv privat zbuloi se çfarë janë të gatshëm të bëjnë kurorëshkelësit për të fshehur të dashurit e tyre
FUNDJAVE -“Nuk njoh grua që nuk është ngacmuar një herë në jetë”
Ngrihet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krim të organizuar
Hovenier për lojërat olimpike: Mezi pres të bëj tifo për Kosovën, sigurisht edhe për ShBA-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?