By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seminari i Gjuhës në mbrojtje të shqipes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Seminari i Gjuhës në mbrojtje të shqipes
Ballina 1Lajme

Seminari i Gjuhës në mbrojtje të shqipes

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 3:01 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

“Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi” janë temat kryesore të edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që nisi punimet më 14 gusht.

Seminari, që është organizimi më i madh dhe më i rëndësishëm për shkencat e albanologjisë, ka tërhequr vëmendjen e qindra studiuesve shqiptarë e të huaj të fushës së albanologjisë.

Seminari do t’i zhvillojë punimet deri më 25 gusht.

Drejtori i seminarit, Bardh Rugova, tha për Radion Evropa e Lirë se 120 seminaristë do të mësojnë gjuhën shqipe.

“Shqipja ka status të pafavorshëm në vendet ku është pakicë, ndërsa folësit e brezit të dytë dhe të tretë të shqipes në mërgim shndërrohen gradualisht në gjysmëfolës, para syve tanë. Departamentet e shqipes në botë, në ndikim edhe të Sistemit të Bolonjës dhe ndërrimit të paradigmës dhe ndoshta të vetë përkufizimit të universitares, po zvogëlohen dhe po shuhen, e ne nuk po bëjmë gjë”, tha Rugova.

Sipas tij, edhe në Kosovë, në vend të projekteve për ngritjen e vlerës së albanologjisë, shpesh punohet për degradimin e tyre. Seminari, tha ai, është një ngjarje që herë pas here ngrit alarme për këtë çështje.

Qerim Qerimi, rektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, pohoi se organizimi i këtij seminari nuk është i veçantë vetëm për universitetin, por për gjithë Kosovën.

“Unë kam besim të thellë që paraqitjet dhe diskutimet gjatë sesioneve, që do të zhvillohen në dy javët e ardhshme, do të nxjerrin në pah çështje të rëndësishme studimore dhe do të shpërfaqin rezultate mahnitëse kërkimore duke vënë në pah të arriturat tona shkencore, që unë mendoj se janë tërësisht të krahasueshme dhe të matshme me të tjerët”, theksoi Qerimi.

Në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, theksoi se institucioni që udhëheq ajo, është i përkushtuar që të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për organizimin e ngjarjeve të tilla.

“Gjuha jonë sado që mund të duket si një gjuhë e një vendi, kombi të vogël, vazhdon të jetë me interes për studiues dhe gjuhëtarë anembanë globit”, deklaroi ajo.

Ceremonia e hapjes së edicionit të 41-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Ceremonia e hapjes së edicionit të 41-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në një ndikim të karakterizuar nga globalizimi dhe përparimet teknologjike, rëndësia e ruajtjes së gjuhëve nuk ka qenë kurrë më kritike, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, drejtuesi i seminarit, Bardh Rugova, tregoi se numri më i madh i pjesëmarrësve janë nga Polonia, Austria, Gjermania, Bullgaria, Danimarka, Spanja, Rumania, Serbia, Britania e Madhe, Greqia dhe arbëreshë të Italisë.

Në pritje është ardhja “edhe e një arnauti nga Siria”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë seminarit, të huajt do të mund të marrin pjesë në kurse në tri nivele për mësimin e gjuhës shqipe.

Në këtë seminar do të ketë kumtesa, referime shkencore, ligjërata nga studiues ndërkombëtarë dhe albanologë nga vende të ndryshme.

Gjatë këtij viti, organizatorët i kanë kushtuar rëndësi edhe aktiviteteve didaktike dhe kulturore, duke nisur nga vizitat në institucione kulturore dhe shkencore, koleksionet e veshjeve popullore e të filigranit, koncertet nga këngëtare arbëreshë, dramat arbëreshe, ekskursionet dhe ushqimet tradicionale.

Seminari i Gjuhës është themeluar në vitin 1974, por veprimtaria e tij është ndërprerë në vitin 1991 nga organet e atëhershme serbe.

Seminari ka rinisur punën në Prishtinë në vitin 2000, pasi dy sesione të tij, më 1995 dhe 1996, janë mbajtur në Tiranë.

You Might Also Like

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës

Kurti takon homologun nga Luksemburgu i shpreh synimet e Kosovës Valmira Saraçi|RTKlive Synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO ia ka shprehur në takim që ka pasur kryeministri në detyre, Albin Kurti, me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e Kryeministrit thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar. Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Bota po mbetet pa ndonjë ideal hyjnor, duke u futur në kriza të mëdha nga klikat e errëta

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
`Arsimi i përbashkët`, Kurti takon ekspertët nga Irlanda Veriore dhe Kosova
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Ligue 1
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?