Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu nëpërmjet një postimi në Facebook ka demantuar raportimet se kryeministri Kurti i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Sipas tij, numri i këshilltarëve, përfshirë edhe ata të jashtëm është 25 dhe prej tyre sipas tij 8 nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
Kryeziu gjithashtu ka thënë se Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve sesa ish-kryeministri Haradinaj. Ai ka theksuar se numri i raportuar, përfshinë numrin total të stafit të emëruar të kryeministrit.