By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi
Rajon / Botë

Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/16 at 7:54 AM
Kosova Times Published August 16, 2023
Share
SHARE

Dy incidentet e regjistruara këtë muaj në Mal të Zi, në të cilat janë shënjestruar myslimanët, kanë ngritur dilema për tolerancën fetare në këtë vend.

Rasti i parë është regjistruar më 4 gusht, kur një grua nga Kuvajti – e cila e ka mbajtur një shami në kokë – dhe familja e saj, janë spërkatur me pije alkoolike nga ballkoni i një hoteli në qytezën e Budvës.

Dy ditë më vonë, një burrë ia ka ndaluar hyrjen në pishinë një adoleshenteje të veshur me burkini – rroba plazhi që mbulojnë gjithçka përveç fytyrës, duarve dhe shputave – afër plazhit Utjeha, i cili është 20 kilometra larg qytezës së Barit.

I pyetur pse, burri ka thënë se i “urren myslimanët” dhe se 300 mysafirët e tij e kundërshtojnë prezencën e vajzës.

Mirëpo, disa malazias kanë thënë se nuk mbajnë mend të kenë ndodhur incidente të tilla në këtë vend të Ballkanit.

“Islamofobia dhe sidomos islamophobia me bazë gjinore, është prezente në Mal të Zi”, ka thënë aktivisti për të drejta të njeriut, Aleksandar Zekoviq, në disa përgjigje për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Në të dyja incidentet, shënjestra kanë qenë gratë, që nënkupton se gratë që e praktikojnë fenë janë më tepër shënjestër”.

Pushuesit në kërkim të hijes në një plazh në Bar.
Pushuesit në kërkim të hijes në një plazh në Bar.

Kritikët debatojnë shpesh për rolin e kodit të veshjes në Islam, sidomos formën më strikte, dhe për mesazhin që përçon diçka e tillë për kulturën islame.

Shumë myslimanë e refuzojnë qasjen konservatore të fesë që parasheh mbulimin e grave me burka, apo shami në kokë kur të dalin në publik.

Rreth një në pesë banorë të Malit të Zi – me popullsi prej 620.000 personave – janë myslimanë, të ndarë në boshnjakë dhe shqiptarë etnikë.

Bari dhe zonat afër tij janë duartrokitur për vite si modele për bashkëjetesë mes banorëve të shumë feve.

Ky rajon është edhe destinacion për shumë myslimanë që udhëtojnë atje nga Evropa, por edhe vende tjera më të largëta.

Banorët lokalë tregojnë se “tradita e bashkëjetesës” daton prej më shumë se një shekulli kur një myfti ka bashkëpunuar me homologët e tij ortodoksë dhe katolikë; të tjerë thonë se historia është edhe më e lashtë.

Mirëpo në nivel kombëtar, incidentet kundër myslimanëve janë rritur pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat ka dominuar aktivizmi ortodoks serb dhe rritja e mbështetjes për partitë nacionaliste serbe.

Zbukurimi i qytetit të Ulqinit për Muajin e shenjtë të Ramazanit.
Zbukurimi i qytetit të Ulqinit për Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në asnjërin prej incidenteve që janë regjistruar në gusht afër bregdetit, autoritetet nuk kanë vlerësuar se raca apo kombësia kanë qenë motive për aktet e kryera, faktorë që mund të rezultojnë me gjoba dhe akuza më serioze.

Në Budvë, një austriak 18-vjeçar me prejardhje serbe, është gjobitur më 250 euro për sjellje të “pamatur” ndaj turistëve të Kuvajtit, sidomos për “derdhjen e lëngut” kundër tyre, sipas një dokumenti zyrtar të siguruar nga Radio Evropa e Lirë.

Sipas interpretimeve strikte të Islamit, myslimanëve u ndalohet pirja e alkoolit.

Në Utjeha, televizioni lokal Rozaje News, e ka shpërndarë një video në Facebook, të një burri të identifikuar si Dragan Gjuroviq, pronar i një restoranti afër bregdetit, duke iu bërtitur disa personave, përfshirë një vajze me burkini, duke thënë se ata nuk mund të hyjnë në pishinë.

Në videon e 4 gushtit, të postuar tri ditë më vonë, është përmendur retorika e “urrejtjes ndaj myslimanëve”.

Ai ka thënë se prezenca e vajzës me burkini do t’ia frikësonte mysafirët “normalë”.

Më 6 gusht, një burrë, familja e të cilit është nga qyteti malazez Rozhajë, por që jeton në Belgjikë, është ankuar në polici pse vajza e tij është sulmuar nga burri, duke ia ndaluar notin me burkini.

Hetuesit nga Bari dhe Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, kanë thënë se nuk janë kryer shkelje penale dhe janë zotuar se do të iniciojnë procedura nëse “vërtetohet se ka elemente të kundërvajtjes ”.

Pas rritjes së zemërimit publik, burri i paraqitur në video, Gjuroviq, ka thënë se incizimi është modifikuar dhe ka thënë se mysafirët me mbulesë janë të mirëpritur por “jo në pishina, ku ekziston rregulli që nuk guxon të laheni me rroba, për shkak të higjienës dhe kundërshtimeve të mysafirëve”.

Burkini është krijuar nga një disenjatore lebanezo-australiane, dhe veshjet zakonisht krijohen me materiale sikurse rrobat tjera për pishina dhe dete.

Përveç grave myslimane, burkini ka nisur të përdoret edhe nga gratë tjera që ruhen kundër rrezeve të diellit, që potencialisht mund të shkaktojnë kancer.

Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë vendosur me raste ndalesa në veshje të burkinit, çka i bën edhe më komplekse pyetjet për praktikim të fesë në shoqëritë sekulare.

“Besoj se është e ligjshme që t’i urresh myslimanët në Malin e Zi ‘të çliruar’”, ka thënë Rifat Fejziq, udhëheqës i Komunitetit Islamik në Mal të Zi, teksa e ka komentuar vendimin e autoriteteve për incidentin në Utjeha.

Plazhi në Budvë.
Plazhi në Budvë.

Ai i ka bërë thirrjes Qeverisë që të bëjë më shumë për të garantuar respektim të diversitetit në këtë shtet.

Kritikët tjerë kanë paralajmëruar se përgjigjet e buta të autoriteteve në të dyja rastet, mund të çojnë mesazh të keq në publik.

“Urrejtja nuk guxon të tolerohet në asnjë formë dhe do të duhej të vlerësohej nëse ka pasur elemente të shkeljeve penale” ka thënë Vesellin Radulloviq, avokat me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut.

“Ne kemi elemente të urrejtjes brenda shtetit. Nuk do të duhej të përfundonte kaq lehtë, vetëm me një kundërvajtje”.

Ligjvënësja socialiste në opozitë, Drita Llolla, ka thënë se përplasjet në Utjeha duhet të shërbejnë si reflektim për rritjen e urrejtjes dhe jotolerancës.

Ligjvënësja e Partisë Boshnjake, Kenana Strujiq Harbiq, ka thënë se me këtë veprim është rizgjuar “bisha jo shumë e fjetur e primitivizmit” në Mal të Zi.

Rreth 70 për qind e banorëve në Komunën e Ulqinit, pjesë e të cilës është Utjeha, e konsiderojnë veten myslimanë, dhe gratë me burkini shihen shpesh nëpër plazhe.

Arjona Resulani, gazetare nga Ulqini, i ka thyer barrierat kur është bërë prezantuesja e parë që ka dalë në televizionin malazez me mbulesë.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë, pas incidentit në Utjeha, se vetë ka qenë duke veshur burkini që disa muaj dhe nuk është përballur me diçka negative.

Mirëpo ajo ka marrë vendim tjetër prej kur ka ndodhur incidenti.

“Pas asaj që ka ndodhur, nuk do ta veshi më. Nuk dua të jem në situatën sikurse vajza, kur unë ndihem keq për zgjedhjen time”.

Ligjet në Mal të Zi e ndalojnë diskriminimin mbi baza fetare dhe vendi vëzhgohet nga Avokati i Popullit, vendimet e të cilit mund të zbatohen nga gjykatat.

You Might Also Like

Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Kosova Times August 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Hoti: Qeveria e rriti tatimin në pronë në kulmin e inflacionit

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24 orë
Gjakovë, hetohet për vdekjen e një personi në rrethana të panjohura
Petkoviq: Patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë përmes Merdares
LDK me kallëzim penal për Kurtin e ministrat që janë betuar si deputetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?