By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten rastet me meningjit në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Rriten rastet me meningjit në Kosovë
Ballina 1Shëndetësi

Rriten rastet me meningjit në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/16 at 5:48 PM
Kosova Times Published August 16, 2023
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSh) u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.

Në një komunikatë për media më 16 gusht, MSh-ja tha se, bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kërkohet kontroll i shtuar i ujit të pijes dhe pishinave për të parandaluar infeksionet e ndryshme.

Sipas një raporti të Shërbimit Siptalor të Klinikës Universitare të Kosovës, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajve korrik dhe gusht ka shënuar rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha MSh.

“Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjentët”, theksoi MSh.

Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije, paralajmëroi ajo.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për simptomat e meningjitit, për të cilat tha se janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër.

Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit dhe trajtohet vetëm në spital, tha ajo.

“Tek simptomat e sëmundjes përfshihen: të vjella, marramendje, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje e kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta, skuqje e lëkurës. Ndërsa tek fëmijët mund të ketë edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtuar, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqendrimit dhe mungesë oreksi. Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku”, njoftoi MSh.

You Might Also Like

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

Kosova Times August 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme tregon kushtin për tërheqjen e armëve bërthamore taktike ruse nga territori i Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Fotoja e publikuar e Christian dhe Georgina zbulon më së miri lidhjen e tyre aktuale
Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, katër të lënduar
Ali Ahmeti nesër viziton Kosovën me delegacionin e tij
Shkupjania e lind një fëmijë në moshën 61-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?