By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri
Ballina 1Lajme

BE do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/08/17 at 2:51 PM
Kosova Times Published August 17, 2023
Share
SHARE

Blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë e policisë në dhe përreth komunave në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë tha se duhen edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejmë të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Këto janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha Stano.

Stano tha se për bllokun evropian, si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, është shumë e rëndësishme që ky proces të rinisë, në mënyrë që palët të mund të trajtojnë çështje të rëndësishme.

“Dhe çështjet më të rëndësishme janë Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i saj”, tha Stano, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në Bruksel në shkurt, dhe aneksit të saj të arritur në Ohër një muaj më pas. Kjo marrëveshje synon që të shtyjë palët drejt normalizimit të plotë të raporteve.

Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për disa hapa për shtensionimin e situatës, përfshirë zvogëlimin e pranisë policore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Hapat drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në veri, nuk mund të mbahen pa shtensionimin e plotë të situatës.

Tensionet në veri u rritën në maj të këtij viti, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj, që kanë dalë nga zgjedhjet e prillit, votime që u bojkotuan nga partitë serbe dhe banorët serbë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova që të shtensionojë situatën, duke tërhequr policinë dhe që kryetarët të mos punojnë nga ndërtesat komunale. Nga Serbia është kërkuar që të inkurajojë serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.

Si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ka thënë se do t’i heqë kur Prishtina të plotësojë kërkesat e Brukselit.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Kosova Times August 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dugolli: Kosova po bën gjithçka që është e mundur që të ruhet paqja

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
BQK në takim për anëtarësim në SEPA, priten 55 milionë euro kursime vjetore
ShBA-ja thellësisht e shqetësuar për zgjatjen e masës së paraburgimit për gazetaren e REL-it në Rusi
Inspektorati i Prishtinës në aksion, konfiskohen targa e vetura
Dronët ukrainas sulmojnë objektiva në Rusi dhe në Krimenë e aneksuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?