By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dogana tregon se përdorën qenë nuhatës për zbulimin e drogës
November 21, 2025
Këngëtarja Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së
November 21, 2025
Arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit i dënuari me 4 vite burg
November 21, 2025
Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi
November 21, 2025
BE-ja po zhvillon një alternativë ndaj planit të paqes të SHBA-së për Ukrainën
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Situata me meningjitin: Mjekët thonë se s’ka vend për shqetësim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Situata me meningjitin: Mjekët thonë se s’ka vend për shqetësim
Ballina 1Shëndetësi

Situata me meningjitin: Mjekët thonë se s’ka vend për shqetësim

Kosova Times
Last updated: 2023/08/17 at 5:44 PM
Kosova Times Published August 17, 2023
Share
SHARE

“Ethe dhe dhimbje koke janë simptomat e para që i kemi vërejtur te fëmija ynë. Nuk e dimë se prej çka është infektuar”.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë një prind, fëmija i të cilit qëndroi më shumë se katër ditë i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, pas diagnostikimit me meningjit viral.

“Me rekomandimin e mjekëve është liruar nga spitali dhe tani kontrollet mjekësore do të bëhen ashtu siç na është thënë”, pohon ky prind, duke folur në kushte anonimiteti.

Meningjiti, apo pezmatimi i cipave të trurit, sipas mjekëve, është një prej sëmundjeve shumë të rënda, sidomos te fëmijët.

Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Rrugë e përhapjes së infeksionit, sipas mjekëve, mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji i kontaminuar.

Si manifestohet meningjiti?

Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër.

Meningjiti mund të shfaqet menjëherë, ose 3 deri në 7 ditë pas marrjes së infeksionit. Simptomat e sëmundjes përfshijnë të vjella, marramendje, temperaturë të lartë të trupit, dhimbje të muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje të kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta dhe skuqje të lëkurës.

Te fëmijët mund të ketë edhe simptoma tjera, si frymëmarrja e shpejtuar, irritimi, të qarat për një kohë të gjatë, humbja e përqendrimit dhe mungesa e oreksit.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se së fundmi janë rritur rastet me meningjit. Por, infektologët thonë se janë të përgatitur që t’i trajtojnë ato.

“Vërehet rritje e numrit të pacientëve, krahasuar me muajt paraprakë, por situata është nën kontroll të plotë dhe Klinika Infektive ka kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe hapësinore për të trajtuar pacientët”, thotë drejtori i Infektives, Arben Vishaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Vishajt, “nuk është ndonjë situatë që shkakton problem për shëndetin publik”.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga muaji korrik i këtij viti, e deri më 17 gusht, janë trajtuar 45 pacientë me meningjit. Në periudhën e mëhershme, janë trajtuar edhe 20 raste.

Ku mund të haset meningjiti viral?

Infektologu Vishaj tregon se meningjiti viral, i cili është duke qarkulluar aktualisht, paraqitet në mot me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në kontaminimin e ushqimeve dhe të ujit.

“Në verë, kur rriten temperaturat, ekziston mundësia e kontaminimit të ushqimit dhe ujit, dhe e paraqitjes së një virusi. Dhe, pastaj, prania e virusit në gjak mund të çojë në përhapjen e viruseve edhe në cipat e trurit, duke shkaktuar një formë klinike, që ne e quajmë meningjit, që është një ndezje e cipave të trurit”, shpjegon Vishaj.

Ndërkaq, meningjiti bakterial është një problematikë tjetër, me praninë e baktereve në fyt, thotë Vishaj.

“Për shembull, te meningjiti meningo-koksik, një prani e baktereve në fyt mund të çojë në përhapjen e bakterit në vrushkujt e gjakut, dhe për pasojë shkaktohet një gjendje septike, që mund të shkaktojë edhe meningjit që mund të ketë formë të rëndë klinike”, tregon Vishaj.

Sipas tij, qytetarët duhet të kenë kujdes kryesisht në konsumimin e ushqimeve, veçanërisht ato që ofrohen në lokale të ndryshme nga skara.

“Ushqim i papërpunuar mirë do të ishte mishi, i cili paraprakisht është pjekur vetëm në pjesët anësore dhe jo në brendi. Kryesisht ushqimet nga skara, të papërpunuara. Pastaj, ushqimet e përpunuara mirë, por që nuk janë ruajtur në kushte të mira, në temperatura të duhura”, pohon Vishaj.

Nevoja për shtim të vigjilencës

Me qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme gjatë stinës së verës, dhe në veçanti parandalimin e infeksioneve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka rekomanduar rritjen e vigjilencës.

Nga IKShPK-ja thonë se, marrë parasysh faktin se është rritur numri i rasteve të raportuara me sindromën meningjeale gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë dhënë disa rekomandime për institucionet dhe për qytetarët.

“Kontrollimi dhe klorizimi i ujit për pije duhet të jetë i vazhdueshëm. Kontrollimi dhe klorizimi i ujit të pishinave duhet të jetë i përhershëm, pastaj mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i pishinave familjare”, pohon zëdhënësja e IKShPK-së, Era Pireva, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Nga IKShPK-ja shtojnë se në rast të epidemisë apo rrezikut të shfaqjes së saj, raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi janë të obligueshme, ndërsa konfirmimi laboratorik dhe njohja e shkaktarit janë të domosdoshme.

You Might Also Like

Osmani: SHKK ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim

Samiti `Rruga jonë drejt BE`, Rama pret liderët e Ballkanit

Mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Kosova Times August 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Republikanët kushtëzojnë ndihmat për Ukrainën me politikat e migrimit

Kosova Times Kosova Times November 28, 2023
Çeku pret që FIFA ta dënojë Serbinë
Mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara
Sveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm
Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë traditën me Kampionatin e Pingpongut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?