Ky studim është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese e autorit Veselaj në fushën e dokumentimit shkencor të regjistrave administrativë të vendbanimeve në gjithë territorin Kosovës.

Për vlerat e librit pritet të flasin autorë eminentë të shkencave  albanologjike.

Prof. dr. Nuhi Veselaj është studiues dhe shkrimtar, njëri prej albanologëve nga më të palodhshmit që ka sot shkenca shqiptare, veteran i arsimit dhe njëri prej pionierëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës.

Ai ka një krijimtari shumë të gjerë shkencore dhe letrare. Ka botuar më se 20 tituj studimesh nga fusha e gjuhësisë, si dhe më se 15 tituj nga fusha e krijimtarisë letrare (kryesisht letërsi për fëmijë).

Promovimi i monografia historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës”, përkon me 90-vjetorin e lindjes dhe me 75-vjetorin e krijimtarisë letrare e shkencore të autorit Veselaj.