By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vagonët e ndryshkur shndërrohen në kënd lojërash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vagonët e ndryshkur shndërrohen në kënd lojërash
Ballina 1Lajme

Vagonët e ndryshkur shndërrohen në kënd lojërash

Kosova Times
Last updated: 2023/08/20 at 3:12 PM
Kosova Times Published August 20, 2023
Share
SHARE

Hapësira dhe objekte të braktisura që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 në Kosovë, janë bërë qendra kërkimi e disa të rinjve për të shprehur kreativitetin e tyre, por edhe për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit.

Në qytetin e Fushë Kosovës, në afërsi të Prishtinës, është një nga qendrat e kërkimeve të organizatës së të rinjve, “Name Comes Last”.

Në afërsi të hekurudhës, në një lagje të banuar kryesisht nga komuniteti rom, një hapësirë e mbushur me mbeturina të ngurta dhe disa vagonë treni të viteve ’70, nisi të transformohej në diçka që do të vihej në shërbim të banorëve të lagjes.

Fëmijë duke lozur në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.
Fëmijë duke lozur në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.

Në verën e vitit të kaluar, kjo hapësirë u shndërrua në një kënd lojërash për fëmijët e komunitetit rom.

“Fushë Kosova u bë qendra e hulumtimit dhe e motivit të punës sonë, duke synuar angazhimin afatgjatë të rinisë nga lagjet, në skenën artistike dhe kulturore të Prishtinës”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Blerim Avdili nga organizata “Name Comes Last”.

Sipas tij, në këtë lagje në Fushë Kosovë mungon infrastruktura themelore publike, sikurse uji i pastër për pije, sistemi i kanalizimit, transporti publik, ndriçimi publik dhe trotuaret.

“Kombinuar me hekurudhat dhe diskriminimin nga komunitetet e tjera, kjo situatë e ka izoluar edhe më shumë zonën”, thotë Avdili.

Një fëmijë duke u argëtuar në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.
Një fëmijë duke u argëtuar në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.

Ai shton se në lagjen e banuar me pjesëtarë të komunitetit rom nuk kishte ndonjë hapësirë të sigurt për fëmijët dhe adoleshentët.

Avdili tha se zona ku është vendosur këndi i lojërave për dekada ishte përdorur si vend për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, duke bërë që ambienti të kontaminohej.

Kjo situatë, thotë Ajdini, bëri që fëmijët të ambientoheshin dhe të jetonin në këto kushte të pafavorshme.

Vagonë të ndryshkur jashtë funksionit që nga paslufta e vitin 1999 në Kosovë tashmë të transformuar në një kënd lojërash.
Vagonë të ndryshkur jashtë funksionit që nga paslufta e vitin 1999 në Kosovë tashmë të transformuar në një kënd lojërash.

Në vagonët e ndryshkur u vendosën dysheme, u ndërtuan shkallë dhe dyer nga materiale të riciklueshme.

Disa nga nga materialet e përdorura për rregullimin e këndit të lojërave janë marrë edhe nga fabrikat dhe hapësirat e tjera të braktisura.

Për rregullimin e këndit të lojërave ndihmuan edhe fëmijët dhe banorët e tjerë të lagjes, thotë Avdili.

“Hapi i parë ishte një projekt bashkëpunues, për t’u njohur me njëri-tjetrin. Qëllimi ynë afatgjatë është krijimi i një qendre kulturore, të lidhur me skenën alternative në Prishtinë, duke organizuar shkëmbime artistike dhe kulturore dy herë në vit”, thekson ai.

Brenda vagonëve të ndryshkur janë vendosur materiale druri të ricikluara dhe janë ndërtuar ulëse.
Brenda vagonëve të ndryshkur janë vendosur materiale druri të ricikluara dhe janë ndërtuar ulëse.

Druri i ricikluar u përdor më shumë në vagonët e trenit. Aty u ndërtuan ulëse, të cilat mund të përdoren nga fëmijët dhe prindërit e tyre për të kaluarën kohën e lirë.

Një nga materialet tjera më të përdoruara në këndin e lojërave janë gomat e makinave, të cilat u mblodhën nëpër qytetin e Fushë Kosovës.

Gomat më pas u ngjyrosën me ngjyra të ndryshme dhe u përdorën si elemente zbukuruese në këndin e lojërave.

Një kolovajzë nga druri i ricikluar në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.
Një kolovajzë nga druri i ricikluar në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.

Në këtë kënd lojërash janë ndërtuar kolovajza e ulëse që fëmijët, por edhe prindërit e tyre të kalojnë momente argëtuese.

Ky kënd lojërash mund të përdoret nga fëmijët pavarësisht kushteve atmosferike dhe është i vetmi vend që fëmijët e lagjes kanë për t’u argëtuar.

Disa fëmijë të ulur brenda vagonëve të trenit.
Disa fëmijë të ulur brenda vagonëve të trenit.

Kosova ka shumë hapësira e ndërtesa të braktisura. Po ashtu, në lagjet ku kryesisht jetojnë pjesëtarët e komunitetit rom ka mungesë të këndeve të lojërave për fëmijët.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 8.824 romë.

Komuniteti rom në Kosovë përballet me nivel të lartë të papunësisë dhe arritje të ulët arsimore.

Pjesëtarë të këtij komuniteti jetojnë kryesisht në vendbanime me infrastrukturë të dobët dhe në shtëpi që kanë kushte minimale banimi.

Organizata e të rinjve “Name Comes Last” në shtator të këtij viti do të kthehet edhe një herë te këndi i lojërave në Fushë Kosovë për të vazhduar ndërtimin, por edhe organizimin e ngjarjeve dhe punëtorive.

“Ne punojmë vazhdimisht për të siguruar më shumë fonde, kështu që mund të vazhdojmë të ndërtojmë në lagje, qofshin këto lojëra ose projekte të tjera”, thotë Avdili nga organizata “Name Comes Last”.

Disa fëmijët duke u ngjitur në një mur nga druri.
Disa fëmijët duke u ngjitur në një mur nga druri.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar nga Komisioni Evropian në vitin 2021, situata e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vend është cilësuar si “e vështirë”.

Shqetësimet për këto komunitete janë shprehur edhe nga organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e publikuar në janar, Human Rights Watch tha se “diskriminimi ndaj romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në Kosovë mbetet problem”.

Një tavolinë me materiale të ricikluara në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.
Një tavolinë me materiale të ricikluara në këndin e lojërave në Fushë Kosovë.

Për të ndihmuar përfshirjen e këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare, gjatë viteve 2022-2026, Qeveria e Kosovës ka miratuar strategji dhe plan veprimi.

You Might Also Like

LVV-ja nominon Halil Thaçin për kryetar të Obiliqit

Më shumë vdekje në Kosovë gjatë vitit 2024 krahasuar me 2023

Haxhiu: Nëse nuk ka vullnet politik, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike

Ndërroi jetë oficeri doganor, Shenaj Kotle RTKlive

Kosova Times August 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Sveçla: Serbia në panik, “Shkolla Ruse” për destabilizim të Kosovës po dështon

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas
Vuçiq bisedon me Macronin për situatën në Kosovë
Ushtria izraelite erdhi 25 kilometra larg Damaskut
Zhegrova kontribuon me gol në fitoren e thellë të Lille
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?