By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fëmijët ukrainas hapin ditarët ku Anne Frank shkroi fshehurazi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Fëmijët ukrainas hapin ditarët ku Anne Frank shkroi fshehurazi
Ballina 2Rajon / Botë

Fëmijët ukrainas hapin ditarët ku Anne Frank shkroi fshehurazi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/21 at 4:43 PM
Kosova Times Published August 21, 2023
Share
SHARE

AP

Qyteti ku Anne Frank e ka shkruar ditarin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, sa ka qenë duke u fshehur me familjen kundër pushtimit brutal të nazistëve, është nikoqir i një ekspozite për luftën në Ukrainë.

Ekspozita që është hapur në sallën e qytetit të Amsterdamit, ofron një vizion të luftës në Ukrainës, sipas syve të fëmijëve që e kanë përjetuar konfliktin shkatërrues.

“Ekspozita është për dhimbjen që e kanë parë sytë e fëmijëve”, ka thënë Khrystyna Khranovska, në hapje të ekspozitës, e cila e ka zhvilluar idenë.

“Të gjithë të rriturit i godet në zemër dhimbja që ua ka shkaktuar lufta e Rusisë fëmijëve tanë”, ka shtuar ajo.

Michelle Potapova dhe nëna e saj Natalia Hrushevska vizitojnë ekspozitën "Ditarët e Luftës".
Michelle Potapova dhe nëna e saj Natalia Hrushevska vizitojnë ekspozitën “Ditarët e Luftës”.

“Ditarët e Luftës”, përfshin shkrime të ngjashme me ato të Anne Frankut, të fshehur në një shtëpi në Amsterdam, por edhe mënyra të reja të përjetimit dhe procesimit të zhvillimeve traumatike përmes fotografive dhe incizimeve.

Në mesin e tyre është punimi i Mykola Kostenkos, tani 15-vjeçar, i cila i ka kaluar 21 ditë nën rrethim në qytetin e Mariupolit.

Sulmet e vazhdueshme në këtë qytet port në jug të Ukrainës, janë bërë simbol i luftës së presidentit rus Vladimir Putin, të nisur në shkurt të vitit të kaluar, por edhe referencë për rezistencën e popullsisë prej 430.000 personave.

Vizatimet e tij janë bërë në letra të shqyera – ato kanë qenë gjithçka që ka pasur Kostenko.

Një vizatim i Mykola Kestonko, pjesë e ekspozitës "Ditarët e Luftës". Amsterdam, 17 gusht 2023.
Një vizatim i Mykola Kestonko, pjesë e ekspozitës “Ditarët e Luftës”. Amsterdam, 17 gusht 2023.

Në njërën prej tyre shihet bodrumi i vogël ku është strehuar ai bashkme familjen nga bombardimet ruse, para se të ikte përfundimisht nga vendlindja.

“E kam vënë shpirtin në të gjitha këto fotografi, sepse këto përjetime i kam pasur në Mariupol. Gjithçka që kam parë e dëgjuar. Kjo është përvoja ime dhe shpresa ime”, ka thënë Kostenko përmes një përkthyesi.

Kuratorja Katya Taylor, ka thënë se ditarët dhe arti u kanë shërbyer fëmijëve mekanizma mbrojtës gjatë luftës.

“Ne flasim aq shumë për shëndetin mendor dhe terapinë, mirëpo ata e dinë më sesa ne, se si duhet të kujdesen për veten”, ka thënë ajo.

Ajo i ka përshkruar ditarët, artin, fotografitë dhe video-incizimet e shfaqura në Amsterdam si “një lloj terapie për shumicën prej tyre”.

Situata e rëndë me të cilën janë përballur fëmijët në Ukrainë tashmë është kritikuar nga shumë mekanizma ndërkombëtarë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 500 fëmijë kanë vdekur si pasojë e luftës.

Ndërkohë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka vlerësuar se 1.5 milion fëmijë ukrainas janë në rrezik që të përballen me depresion, ankth, çrregullime të stresit post-traumatik, dhe probleme tjera mendore që kanë efekt të gjatë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestim në muajin mars për Putinin dhe Komisionaren ruse për të Drejta të Njeriut, Maria Lvova-Belova, duke i konsideruar të dy përgjegjës për abuzimet me fëmijët nga Ukraina.

Për Kostenkon, vizatimet janë si terapi – mënyrë e procesimit të ngjarjeve traumatike.

Ai i ka incizuar disa prej tyre që ato të mos harrohen kurrë.

“Është instrument për t’i ruajtur emocionet që i kam pasur. Që unë t’i kujtoj ato në të ardhmen, sepse është e rëndësishme”, ka thënë ai.

Një tjetër shkrues ditaresh, 10-vjeçari Yehor Kravtsov, ka jetuar, po ashtu në Mariupolin e rrethuar.

Dy faqe të ditarit të Yehro Kravstov, 10 vjeç, janë pjesë e ekspozitës "Ditarët e Luftës". Amsterdam, 17 gusht 2023.
Dy faqe të ditarit të Yehro Kravstov, 10 vjeç, janë pjesë e ekspozitës “Ditarët e Luftës”. Amsterdam, 17 gusht 2023.

Në një tekst të shfaqur afër ditarit të tij, ai ka thënë se dikur ka ëndërruar që të bëhet ndërtimtar.

Mirëpo ajo çfarë ka parë në qytetin e tij ia ka ndërruar mendjen.

“Kur kemi dalë prej bodrumit gjatë pushtimit dhe kam qenë tepër i uritur, kam vendosur se dua të bëhem kuzhinier dhe ta ushqej gjithë botën”, ka thënë ai.

“Ashtu, të gjithë njerëzit do të jenë të lumtur dhe nuk do të ketë më luftë”.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times August 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet ruse planifikojnë të mbledhin 570 miliardë rubla nga rusët e pasur

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin rus Shahed, Forcat Ajrore ndajnë pamjet e kabinës
Inzaghi: Na mungoi fati kundër Cityt, topi nuk donte të hynte
Gjenden 400 trupa në një varr masiv në spitalin e Gazës
Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?