By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Lin të Pogradecit zbulohet vendbanimi më i vjetër në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Lin të Pogradecit zbulohet vendbanimi më i vjetër në Evropë
Ballina 2Rajon / Botë

Në Lin të Pogradecit zbulohet vendbanimi më i vjetër në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/21 at 10:22 PM
Kosova Times Published August 21, 2023
Share
SHARE

Arkeologë shqiptarë dhe zviceranë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Evropë. Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zviceranë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Evropë.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Profesori i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Albert Hafner është njëri nga bashkëdrejtuesit e misionit arkeologjik

Zoti Hafner thotë se “vendbanimi është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine”.

“Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë,” i tha zoti Hafner agjencisë së lajmeve AFP.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi që prej shumë vitesh është marrë me këto kërkime dhe ka bashkëdrejtuar misionin e sivjetshëm arkeologjik vendbanimi është mjaft kompleks.

“Zgjedhja e këtyre njerëzve, e këtij komuniteti, për të ndërtuar me pilota është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar, më i vështirë i cili duhet shpjeguar se përse këta njerëz zgjidhën këtë lloj arkitekture”, thotë ai.

Prof. Ilir Gjipali, arkeologu shqiptar në fushën e Prehistorisë, i cili i është bashkëngjitur ekipit i tha Zërit të Amerikës se analizat kanë dëshmuar se vendbanimi është më i vjetri në Evropë.

“Zbulimet këtij viti ashtu si edhe të vitit të kaluar provuan në mënyrë të plotë nëpërmjet analizave të ‘karbonit 14’ por edhe të dentrokronologjisë që ky është vendbanimi më i hershëm palafit në Evropë duke i tejkaluar edhe vendbanimet e mëparshme që mendoheshin se ishin më të hershme për këtë lloj kategorie vendbanimi”, thotë profesori.

Arkeologët kanë gjetur rreth vendbanimit, një gardh rrethues mbrojtës me trungje të trashë pemësh dhe po shqyrtojnë se përse ishte nevoja e banorëve për fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur.

“Neolitizimi është një periudhë kur njeriu njeh bujqësinë dhe blegtorinë dhe futet në rrugën e qytetërimit të vërtetë, sepse ndërton banesa, qëndron në to, dhe nuk është si më përpara në periudhën e paleolitit dhe mezolitit që ai bredh pas ushqimit për të siguruar ushqimin. Tani ai zhvillon aktivitetin në këto vendbanime që u shndërruan në qytet e ardhshme dhe në qytetërime akoma më të të zhvilluara”, thotë prof. Ilir Gjipali.

Ekspedita e këtij vit është në vijim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore, thotë më tej zoti Gjipali.

“Ekspedita e këtij viti është në vazhdim të kërkimeve që janë bërë në Shqipërinë juglindore e cila ka qenë shumë e pasur me vendbanime prehistorike, flas këtu për zonën e Korçës dhe Pogradecit. Në mënyrë të veçantë kërkimet dhe për vendbanimet palafite që janë vendbanime liqenore si janë ato të Pogradecit dhe të zonës së Korçës në ish liqenin e Maliqit të dikurshëm kanë dhënë të dhëna interesante që tregojnë për një aspekt tjetër të neolitizimit të territoreve shqiptare”, thotë ai.

Ekspeditat arkeologjike pritet të vijojnë për të hetuar shtrirjen e vendbanimit, për të gërmuar në banesa dhe të tjera struktura që lidhen me mbrojtjen e vendbanimit.

Sipas arkeologëve do kërkohen vite të tjera të kërkimeve nënujore për të krijuar më pas edhe mundësinë e ndërtimit të një muzeu që do të paraqiste zbulimet në këtë rajon.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times August 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Kosova vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit
Ekipi Olimpik i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Eyof “Friuli Venezia Giulia 2023”
Elza Bajrami-Kastrati zgjidhet anëtare e re e KPK-së
Flamuj, lot dhe gjunjëzim: Ushtarët ukrainas lirohen nga robërimi rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?