By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nafta në Shpirag, kompania Shell drejt testimit final
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nafta në Shpirag, kompania Shell drejt testimit final
Ballina 2Rajon / Botë

Nafta në Shpirag, kompania Shell drejt testimit final

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 9:22 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, ka mbyllur fazën e kërkimeve në vendburimin e Shpiragut, dhe pritet që në muajin tetor të nisë testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Kjo u bë e ditur sot nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit cilësia e naftës së zbuluar është e niveleve më të larta. Zoti Rama tha se nëse gjithçka do të shkojë pozitivisht atëherë ky zbulim mund të ketë sipas tij një ndikim historik në zhvillimin ekonomik por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Një ditë pas vizitës së tij në një nga puset e shpimit në zonën e Shpiragut ku prej disa vitesh shumëkombëshja britanike Shell po kryen kërkime për naftë dhe gaz, kryeministri Edi Rama tha sot procesi është një hap larg konfirmimit për vijimin ose jo të operacioneve për nxjerrjen dhe më pas tregtimin. Në muajin tetor pritet të nisë testimi final për të vlerësuar qëndrueshmërinë presionit të fluksit të naftës e për pasojë leverdinë financiare të të gjithë operacionit të mëtejshëm.

“Rezerva është aty në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva, pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, deklaroi zoti Rama.

Kryeministri bëri të ditur, se analizat e bëra nga kompania kanë treguar se bëhet fjalë për një naftë të një cilësie shumë të lartë, të krahasueshme me atë premium të Arabisë Saudite, dhe nëse rezultatet e testimit që pritet të përfundojnë, maksimumi deri në dy javët e para të janarit, janë pozitive, atëherë, sipas kryeministrit bëhet fjalë për një “zbulim të rëndësishëm i cili mund të ketë një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, social, por jo vetëm kaq, edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë”.

Nga pikëpamja ekonomike, vetëm investimi i kompanisë për infrastrukturën dhe logjistikën llogaritet të nisë me 3 miliardë euro. E shtrirë në vite kjo vlerë, sipas vetë kompanisë mund të shkojë në 7 miliardë. Edhe përfitimet direkte të Shqipërisë pritet të jenë në nivele shumë të larta, aq sa qeveria, siç u bë e ditur sot, ka nisur përgatitjet për ngritjen e një Fondi sovran, sipas modelit të vendeve që kanë burime të konsiderueshme nafte. “Nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga Fondi Sovran, ashti siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, me naftën në Arabinë Saudite, në Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, shpjegoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kthehet në familje i mituri që u gjet në Xerxë të Rahovecit

Kosova Times Kosova Times July 25, 2024
Pesë persona u plagosën nga bombardimet në rajonin e Belgorodit
Zelensky i kërkoi NATO-s armë bërthamore
U arrestua gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të Edmond Papës, kush është Adriatik Kalemi
Nagelsmann në telashe me mbrojtjen, katër futbollistë rrezikojnë pezullimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?