By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria maqedonase paralajmëron rikthimin e masave për çmimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qeveria maqedonase paralajmëron rikthimin e masave për çmimet
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria maqedonase paralajmëron rikthimin e masave për çmimet

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 4:03 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e produkteve pas heqjes së masave që kishin të bënin me ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë, përkatësisht për uljen e marzhës dhe Tatimit e Vlerës së Shtuar (TVSH). Ekzekutivi maqedonas ka paralajmëruar se mund të rikthejë masat mbrojtëse.

Çmimi i bukës, që para heqjes së masave të Qeverisë më 1 qershor ishte 33 denarë (0.50 euro), tani është 40-45 denarë (rreth 0.70 euro). Kjo përbën rritje prej 30 për qind.

Perimet janë shtrenjtuar me 21.5 për qind, frutat me gati 18 për qind dhe mishi me 16 për qind.

“Tregu është përplot me ushqime, por njerëzit nuk kanë se me çfarë të blejnë. Nuk është sikur më parë kur hyje në treg dhe nuk dije se çfarë të blejë më parë. Tani hyjmë në treg dhe ndodh të dalim pa blerë gjë. Kurrë nuk ka qenë më shtrenjtë se tani, nuk e di si do të arrijmë të mbetemi gjallë”, thotë Igor Stojanovski nga Shkupi.

Sipas Lidhjes së Sindikatave, shporta e konsumit në muajin korrik ka arritur në rreth 49.000 denarë (800 euro) për një familje katëranëtarëshe.

Ndërkaq, prodhuesit kanë paralajmëruar se çmimet do të vazhdojnë të shtrenjtohen. Sektori i blegtorisë ka njoftuar se nga 1 shtatori djathi do të shitet për 30 për qind më shtrenjtë. Kjo nënkupton se një kilogram djathë do të kushtojë 3 euro më shumë apo nga 8 do të arrijë në 11 euro.

Nga ky sektor fajin për gjendjen e krijuar nuk ia lënë as vetes e as blerëve, por personave që shesin produktet e tyre.

“Çmimet kaq të larta nuk janë për fajin e bujqve, por të atyre që i marrin me shumicë, e të cilët më pas abuzojnë me çmimet duke i ngritur në pakufi”, thotë Biljana Petkovska-Mitrevska, fermere dhe anëtare e Shoqatës së fermerëve të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria maqedonase ka paralajmëruar se mund të rivendosë masat nëse vazhdohet me abuzimin e çmimeve.

“A është rritur çmimi për importin e grurit? Të dhënat që kemi marrë nga sektori i bujqësisë thonë se nuk ka pasur rritje. Nuk kishte as rritje të çmimit të energjisë elektrike. Nuk kishte as rritje të çmimit të karburanteve. Çfarë rritje kishte që ata të rrisin çmimet?”, ka deklaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Për të parandaluar rritjen e çmimeve, Qeveria maqedonase do të ndajë 5 milionë euro për prodhuesit e grurit, ndërsa ndihmë do të marrin edhe prodhuesit e kulturave tjera bujqësore.

Njohësit e çështjeve të ekonomisë thonë se bizneset, por edhe prodhuesit në Maqedoninë e Veriut, po manipulojmë me çmimet duke i rritur në kohën kur çmimet e ushqimeve në tregjet botërore janë në rënie e sipër.

“Problemi nuk qëndron as te pagat e punëtorëve, e as te rrethanat ndërkombëtare, sikur që nuk qëndron as të burimet e energjisë elektrike. Rritjet e fundit dhe njoftimet për çmime të reja më të larta janë për faktin se kompanitë sërish po e keqpërdorin situatën dhe po i rrisin çmimet më shumë se ç’duhet. Nuk ka rritje të çmimit të rrymës, as të karburantit. Në krahasim me vitin e kaluar, madje mund të jenë më të ulëta. Thjesht, në pyetje është profiti dhe asgjë tjetër”, thotë Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Hulumtime Ekonomike.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në muajin shkurt të vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve dhe energjisë u rriten ndjeshëm.

Qeveria maqedonase ka marrë masa për ngrirjen e çmimeve apo marzhave të produkteve ushqimore bazë, por nga 1 qershori u hoqën të gjitha masat dhe që atëherë çmimet u rritën.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli thotë se goditi objektiva të Hezbollahut në Liban

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Barça mendon për Motta-n pasues të Xavit, në opsion edhe Klopp
Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës
Grupi i parlamentarëve evropianë bën thirrje për sanksione kundër Dodikut
Stojkoviç: Serbët nga Kosova abuzohen nga e regjimi i Beogradit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?