By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë, studiuesit diskutojnë për nevojën e ruajtjes së gjuhës shqipe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kosovë, studiuesit diskutojnë për nevojën e ruajtjes së gjuhës shqipe
Ballina 1Lajme

Kosovë, studiuesit diskutojnë për nevojën e ruajtjes së gjuhës shqipe

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 9:59 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Studiuesit thonë se duhen shtuar përpjekjet për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Sipas tyre rreziqet më të mëdha janë rënia e përdorimit të saj në fusha që lidhen me shkencën dhe shkalla e lartë e emigrimit të shqipfolësve nga rajoni i Ballkanit. Hollësitë i sjell kronika e korrespondentes sonë në Prishtinë, Edlira Bllaca.

Gjuhëtari, Rrahman Paçarizi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se rreziqet me të cilat përballet aktualisht gjuha shqipe mund të shndërrohen në mundësi me një angazhim dhe investim më të madh institucional.

“Tash e njëzet vjet jemi në një fazë të tranzicionit kur po modelohemi si shoqëri, po përpiqemi ta ndërtojmë pavarësinë, shtetësinë, ta ndërtojmë një pozicion më të mirë ndërkombëtar, fatkeqësisht luftojmë edhe për pozicione ngociuese. Prandaj institucioneve të Kosovës nuk u del kohë e mjaftueshme që të merren me këtë natyrë të problemeve. Institucionet shkencore, kulturore sigurisht që kanë nevojë për më shumë investime në këtë drejtim pasi që interesi është nacional”, tha ai.

Rreziqet që po i kanosen gjuhës shqipe u diskutuan të enjten në një sesion shkencor në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, i cili po zhvillon punimet këto ditë në Prishtinë.

Akademik Rexhep Ismajli, tha se përkundër faktit që komunikimi midis folësve të shqipes të të gjitha rajoneve është rritur më shumë se kurrë ndonjëherë, përdorimi i shqipes në disa rrafshe të veprimtarisë posaçërisht në ato që lidhen me shkencën dhe dijen ka rënë paradoksalisht.

“Edhe në fushat e albanologjisë përdorimi i shqipes ka rënë ndjeshëm, është margjinalizuar periodiku shkencor, është margjinalizuar gjithashtu periodiku i shqipes në botime. Përshtatja kaotike ndaj standardeve të përdorura jashtë për botimet pa organizim të brendshëm ka krijuar mundësinë që në këto nivele vërtet të kemi probleme. Në Kosovë nuk kemi mundësi të kyçemi në rrjetin e botimeve ndërkombëtare për shkak që Kosova nuk është anëtare e UNESCO-s dhe kjo ka shkaktuar probleme të cilat shoqëria jonë nuk i ka zgjidhur”, tha ai.

Zoti Ismajli tha se një aspekt tjetër që përbën rrezik ndaj shqipes është shkalla e lartë e emigrimit të shqipfolësve nga rajoni i Ballkanit.

“Kjo është popullata e re, popullata që rigjenerohet e lind fëmijë, popullata që duhet ta përdorë gjuhën dhe e mëson gjuhën shqipe, nëse e mëson dhe për aq sa e mëson, në familje, nën trysninë e gjuhëve në çerdhe, në shkolla. Kriza është e jashtëzakonshme, menjëherë sot kemi një valë të madhe të gjysmëfolësve të shqipes”, tha ai.

Lumnije Jusufi nga Universiteti Humboldt në Gjermani, tha se ndikimi i gjuhëve të huaja te shqipfolësit emigrantë shfaqet në varësi të periudhës së zhvendosjes së tyre në shtetet perëndimore.

“Brezi i parë dhe i dytë të cilët kanë lindur dhe janë socializuar në vendin e origjinës; ia përshtasin gjermanishten strukturave të shqipes. Gjenerata e dytë ose e tretë prek më shumë vendin tjetër, domethënë gjeneratat që kanë lindur dhe janë socializuar në Gjermani ta zëmë ia përshtasin shqipen strukturave të gjermanishtes”, tha zonja Jusufi.

Pjesëmarrësit thanë se standardi i gjuhës shqipe i sanksionuar në vitet ’70-të tashmë kërkon një rritje në pajtim me dimensionet tjera që ka sot bashkësia e folësve të shqipes.

Profesore Lindita Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, tha se studimet sintaksore që mbështeten në teoritë gjuhësore të shkollës tradicionale të shqipes së viteve ’70 e ‘80 janë ende dominuese në mësimdhënien e sintaksës së shqipes në qarqet universitare të Kosovës.

“Është momenti i fundit që studimet moderne sintaksore të shqipes të vijnë në shprehje në të gjitha institucionet vendore që ofrojnë studime të specializuara të shqipes, meqë mosnjohja e tyre paraqet rrezik më vete në përgatitjen e sintaksologëve të ardhshëm, por edhe në vetë izolimin e tyre nga studimet sintaksore aktuale në botë”, tha ajo.

“Shqipja në rrezik” është tema qendrore e Seminarit të sivjetshëm Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, të cilin studiuesit e çmojnë si një ndër projektet më frytdhënëse për zhvillimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

You Might Also Like

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

Basha: Kongresi i Manastirit, gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë

Nder i madh për letërsinë shqiptare: Çipa merr “Oscar Wilde”

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të ndërtojnë së bashku një tunel hekurudhor

Kosova Times Kosova Times November 7, 2025
OVL UÇK: Dëshmitë serbe në Hagë, arsye shtesë për protestë
Krasniqi pjesë e takimit regjional europian të Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP
Arrestohen 12 persona në Aerodrom , kapen në flagrancë me mjete narkotike
Presidentja Osmani kërkon rritje të bashkëpunimit dhe përkrahje nga Liga Arabe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?