By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin
Ballina 2Rajon / Botë

Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 7:16 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Njëra ishte gazetare e vendosur për të ekspozuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe abuzimet – nga sallat e pushtetit në Moskë deri në fushat e vrasjeve në Çeçeni.

Tjetri ishte një politikan i zjarrtë, që udhëhoqi protesta paqësore kundër presidentit rus, Vladimir Putin, mashtrimeve zgjedhore dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Së paku tre të tjerë ishin burra nga sfera të ndryshme të jetës që kishin një gjë të përbashkët: dyshimet për bombardimin e ndërtesave më 1999, që çuan në një luftë të re në Çeçeni dhe ndihmuan që Putini të bëhej i njohur, përpara se Boris Yeltsin të jepte dorëheqje dhe ta bënte atë president.

Ata dallonin në shumë mënyra, por lista e rusëve me ndikim, që janë vrarë ose kanë vdekur në rrethana të errëta, pasi kanë kundërshtuar, kritikuar ose tejkaluar Putinin, Kremlinin ose shtetin, është e gjatë.

Dhe mund të bëhet më e gjatë.

Nëse konfirmohet vdekja e tij në një aksident ajror më 23 gusht, Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, do t’i shtohej listës.

Dikur aleat i Putinit, Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar në fund të qershorit, për të cilin tha se kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë të Rusisë, por ai e turpëroi Putinin dhe ekspozoi kufijtë e kontrollit të tij, duke e bërë atë të duket i dobët.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga njerëzit e shquar që pësuan vdekje të dhunshme ose të dyshimta prej se Putini – i cili ka qenë president ose kryeministër i Rusisë që nga gushti i vitit 1999 – mori pushtetin, 24 vjet më parë.

Sergei Yushenkov

17 prill 2003: Sergei Yushenkov, një politikan veteran dhe udhëheqës i partisë Rusia Liberale, që ishte kundër Kremlinit, u qëllua para shtëpisë së tij në Moskë.

Sergei Yushenkov.
Sergei Yushenkov.

Yushenkov ishte në krye të përpjekjeve të ligjvënësve liberalë për të hetuar përfshirjen e mundshme të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në një seri bombash vdekjeprurëse në disa apartamente, në vitin 1999. Për këto shpërthime, që vranë rreth 300 njerëz, u fajësuan militantët çeçenë. Ato u shfrytëzuan nga Moska si pretekst për të nisur Luftën e Dytë Çeçene.

Anna Politkovskaya

7 tetor 2006: Një nga gazetaret më të shquara të Rusisë dhe një kundërshtare e madhe e abuzimeve me të drejtat e njeriut në Çeçeni, Politkovskaya u qëllua për vdekje në banesën e saj.

Anna Politkovskaya.
Anna Politkovskaya.

Dy burra u dënuan me burgim të përjetshëm dhe tre të tjerë me burgime të gjata në vitin 2014 për përfshirjen e tyre, por të afërmit, kolegët dhe qeveritë perëndimore dyshojnë se autoritetet ruse nuk do t’i identifikojnë apo ndëshkojnë kurrë organizatorët e vrasjes së saj, sepse hetimet e plota do të çonin shumë afër Qeverisë së Putinit ose udhëheqjes së mbështetur nga Kremlini në Çeçeni.

Aleksandr Litvinenko

​23 nëntor 2006: Ish-agjenti rus i sigurisë vdiq në Londër pasi u helmua me polonium radioaktiv-210. Litvinenko iku në Britani në vitin 2000, pasi akuzoi FSB-në për komplot për të vrarë oligarkun Boris Berezovsky. Ai, më vonë, shkroi një libër që fajësonte FSB-në për bombardimin e apartamenteve në vitin 1999.

Aleksandr Litvinenko.
Aleksandr Litvinenko.

Hetimet britanike zbuluan se Litvinenko kishte pirë çaj të mbushur me polonium, gjatë një takimi me rusët Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, në një hotel në Londër, disa javë më parë. Moska refuzoi t’i ekstradojë dy burrat. Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara i futën ata në listën e zezë, në bazë të Aktit Magnitsky.

Natalya Estemirova

16 korrik 2009: Trupi i aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, me plagë plumbash në kokë dhe gjoks, u gjet në Ingusheti, disa orë pas rrëmbimit të saj pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.

Natalya Estemirova.
Natalya Estemirova.

Natalya Estemirova hetoi qindra abuzime të dyshuara të të drejtave të njeriut në Çeçeni, përfshirë rrëmbime dhe vrasje. Grupi për të cilin punonte, Memorial, tha se hetimet fillestare kanë treguar përfshirjen e mundshme të oficerëve vendas të zbatimit të ligjit.

Shefi i Memorialit, Oleg Orlov, u padit më vonë për shpifje, pasi akuzoi liderin çeçen të mbështetur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, për orkestrimin e vrasjes së Estemirovës, por ai u lirua përfundimisht.

Sergei Magnitsky

16 nëntor 2009: Informatori që kishte implikuar zyrtarë rusë në një mashtrim të dyshuar tatimor, në vlerë prej 230 milionë dollarësh, vdiq një vit pasi u burgos për akuza të ngjashme. Sergei Magnitsky vuante nga pankreatiti dhe atij nuk iu dha kujdes mjekësor në paraburgim – kushte që aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se ishin të barabarta me torturën. Sipas Këshillit të të Drejtave të Njeriut të vetë Kremlinit, ai u rrah keq përpara se të vdiste.

Nataliya Magnitskaya (majtas), nëna e Sergei Magnitskyt, duke vajtuar afër trupit të djalit të saj në ceremoninë e varrimit.
Nataliya Magnitskaya (majtas), nëna e Sergei Magnitskyt, duke vajtuar afër trupit të djalit të saj në ceremoninë e varrimit.

Në vitin 2012, Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky, i cili ka në shënjestër rusët e implikuar në abuzime me të drejtat e njeriut. Në bazë të këtij akti, atyre u ndalohen vizat dhe u ngrihen asetet.

Në korrik të vitit 2013, një gjykatë ruse e shpalli Magnitskyn fajtor për evazion fiskal. Gjyqi pas vdekjes ishte i paprecedentë.

Boris Nemtsov

27 shkurt 2015: Ish-guvernatori dhe zëvendëskryeministri reformator rajonal, i cili ishte një yll në rritje politik në vitet 1990, por u bë një nga kundërshtarët më të zëshëm të Putinit, u qëllua për vdekje në një urë pranë Kremlinit, në moshën 55-vjeçare.

Lule pranë fotografisë së Boris Nemtsovit, afër gurit Solovetski në Shën Petersburg.
Lule pranë fotografisë së Boris Nemtsovit, afër gurit Solovetski në Shën Petersburg.

Një ligjvënës liberal në fillim të presidencës së Putinit, Nemtsov ndihmoi në udhëheqjen e protestave kundër zgjedhjeve parlamentare dhe kthimit të Putinit në presidencë në vitin 2012. Ai kundërshtoi fuqishëm agresionin rus kundër Ukrainës në vitin 2014, duke e cilësuar atë si “të neveritshëm”, “të paturpshëm” dhe “të dëmshëm për Rusinë”.

Në kohën e vrasjes së tij, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin punuar për një raport që detajonte provat e ndërhyrjes së Moskës në vendin fqinj.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kërkohet barazi në ndarjen e punëve mes burrave dhe grave

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Kryeministrja e Bangladeshit ik prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin
Dy ekspozita të hapura në Bibliotekën Kombëtare për 80-vjetorin e saj
Vaji i rozmarinës bën mrekulli për rritjen e flokëve, por vetëm nëse e përdorni në këtë mënyrë
Bullgaria dërgon 100 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?