By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 maj
May 17, 2025
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 4:40 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar të premten në Shkup se ShBA-ja e inkurajon Maqedoninë e Veriut që ta vazhdojë rrugën e integrimit evropian, pasi siç tha ai, “SHBA-ja dëshiron ta shohë këtë vend pranë strukturave evropiane”.

Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, janë pjesë e Marrëveshjes së Shkupit me Sofjen, dhe kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve me BE-në për anëtarësim në bllokun evropian.

Diplomati amerikan në Shkup është pritur nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Escobar ka thënë se shpreson që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”, ka deklaruar Escobar.

Diplomati amerikan tha se mesazhet e njëjta do t’ia përcjellë edhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili para takimit ka thënë se “Escobar është i mirëseardhur për t’i dëgjuar argumentet e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, por jo edhe për presione dhe tortura kur bëhet fjalë për këtë çështje”.

Escobar tha se “partnerë natyralë” të ShBA-së do të jenë të gjithë ata që janë të përkushtuar për integrimin evropian, NATO-n dhe luftën kundër korrupsionit.

“Dua të them askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. ShBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, ne kemi pritje dhe do ta përcjell mesazhin e njëjtë sikur në gjithë rajonin se, ShBA-ja i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha ndërkohë se mbështetja e fuqishme nga faktori ndërkombëtar, për vazhdimin e procesit të integrimit evropian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, “dëshmon rrugën e drejtë të institucioneve të Maqedonisë së Veriut”.

“SHBA-ja ka qenë dhe do të jetë me ne. Është mbështetësja më e madhe që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të na mbështesë”, ka thënë Kovaçevski.

Ai i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës maqedonase se “ndryshimet kushtetuese dëmtojnë interesat maqedonase, andaj edhe refuzojnë mbështetjen e tyre”.

“Korniza negociuese është dokument i miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ajo përmban kushtet që ne duhet t’i përmbushim, por edhe BE-ja. Marrëveshje të re nuk do të ketë. Kjo është kornizë negociuese që është miratuar edhe nga Kuvendi. Ajo garanton identitetin, gjuhën dhe të ardhmen tonë evropiane. Kërkesa të reja nga Bullgaria nuk do të ketë dhe për këtë kemi mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së”, ka thënë kryeministri maqedonas.

“BE-ja është alternativa jonë e vetme, pasi qytetarët duan të jenë pjesë e Evropës, pasi duan të ardhme më të mirë. Ata duan integrimin dhe jo izolimin”, ka deklaruar mes tjerash Kovaçevski.

“Besojmë se deputetët do të marrin vendimin e duhur që deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e BE-së, pasi çdo vendim tjetër nuk do të garantojë se kur do të bëhemi anëtare e BE-së. Kjo nuk guxon të ndodhë, apo të mbahemi peng i atyre që si prioritet kanë përfitimet politike”, tha ai.

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.

Kjo marrëveshje i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik.

Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Dilema e kohës, pse të shkohet, apo mos të shkohet në zgjedhje?!

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, “paraqitet për divorc”
Lideri autoritar bjellorus nënshkruan dekret për amnisti masive
Kurti pritet t’i takojë sërish përfaqësuesit e BE-së
Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë në pushtet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?