By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier çmon kontributin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier çmon kontributin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës
Lajme

Hovenier çmon kontributin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 1:38 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vlerësuar solidaritetin dhe partneritetin që populli i Kosovës ka treguar në mbështetje të Ukrainës.

Ai në një shkrim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe 18 mujorit të agresionit rus në Ukrainë, duke iu drejtuar popullit të Kosovës ka thënë se “e kuptojmë sa i rëndësishëm është kontributi juaj për këtë përpjekje të përbashkët globale për të kundërshtuar fuqishëm agresionin, për të mbështetur demokracinë dhe për t’iu kundërvënë përpjekjet e Putinit për të rrëzuar rendin botëror përderisa synojmë të arrijmë një Evropë „të plotë, të lirë dhe në paqe”.

“Solidariteti i Kosovës është i rëndësishëm dhe ka pasur ndikim. E kam thënë edhe më parë: çështjet për çka dhe me kë qëndron Kosova kanë rëndësi. Populli i Kosovës është pjesë përbërëse e përpjekjes globale për të kundërshtuar sfidën brutale të Putinit ndaj një vendi të pavarur dhe sovran. Përderisa së bashku e shënojmë Ditën Kombëtare të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe partnerët tanë vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën sot dhe çdo ditë tjetër në përkrahjen tonë për vlerat demokratike dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Hovenier.

Shkrimi i plotë i ambasadorit Hovenier:

Shpresoj që sot keni rastin të kaloni pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.  Nëse po, do të shihni një parullë të madhe të ekspozuar në vend të dukshëm. Në të thjesht shkruan: „Të bashkuar me Ukrainën”. Kjo sepse pikërisht 32 vjet më parë, Ukraina rivendosi pavarësinë e saj gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Bashkësia ndërkombëtare nxitoi për të njohur dhe mirëpritur Ukrainën në komunitetin në rritje të demokracive, duke parë që vendi premtonte mundësi për një botë të ardhshme në paqe.

Për fat të keq, Kremlini vazhdimisht ka penguar përpjekjet për të mbajtur paqen në rajon duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të Ukrainës, që çuan në pushtimin dhe okupimin e Krimesë dhe Donbasit në vitin 2014 dhe kulmuan me luftën e gjithmbarshme dhe brutale kundër Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022.

Përderisa e urojmë Ukrainën për këtë ditë historike, njëkohësisht e theksojmë përkrahjen tonë të palëkundur ndaj saj për të mbrojtur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Muajin e kaluar, presidenti Bajden tha: „Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të zbehet. Ne jemi për liri sot, do të jemi për liri nesër dhe për aq kohë sa duhet”.  Thënë thjesht: Pushtimi brutal dhe në shkallë të plotë i Ukrainës nga presidenti Putin është veprim që kërcënon paqen dhe sigurinë jo vetëm të një vendi, por të tërë Evropës dhe më gjerë.

Gjatë dy dekadave të kaluara, Rusia i ka pushtuar dy vende fqinje, ka ndërhyrë në zgjedhje të shumta në vendet e tjera, ka përdorur armë kimike për të kryer atentate në tokë të huaj, ka përdorur furnizimin me gaz si vegël politike dhe ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare të kontrollit të armëve.

Hiç më larg se muajin e shkuar, Rusia njëanshëm u tërhoq nga Nisma për Drithëra e Detit të Zi, që mundësoi eksportin në tregjet globale të përafërsisht 33 milion tonëve me drithëra.  Më shumë se gjysma e asaj sasie të drithërave dhe 2/3 të grurit të eksportuar ishin dërguar në vendet në zhvillim.

Disa ditë më vonë, çmimi global i drithërave u ngrit për 17 për qind, kurse Rusia njoftoi për eksporte rekorde të drithërave. Kremlini e manipuloi tregun për të nxjerrë çmim të lartë për vete në dëm të më të pambrojturve të botës e njëkohësisht i shtoi sulmet ndaj porteve dhe drithërave të Ukrainës.

Populli i Kosovës ka treguar solidaritet dhe partneritet të jashtëzakonshëm në mbështetje të Ukrainës. E kuptojmë sa i rëndësishëm është kontributi juaj për këtë përpjekje të përbashkët globale për të kundërshtuar fuqishëm agresionin, për të mbështetur demokracinë dhe për t’iu kundërvënë përpjekjet e Putinit për të rrëzuar rendin botëror përderisa synojmë të arrijmë një Evropë „të plotë, të lirë dhe në paqe”.

Solidariteti i Kosovës është i rëndësishëm dhe ka pasur ndikim. E kam thënë edhe më parë: çështjet për çka dhe me kë qëndron Kosova kanë rëndësi. Populli i Kosovës është pjesë përbërëse e përpjekjes globale për të kundërshtuar sfidën brutale të Putinit ndaj një vendi të pavarur dhe sovran. Përderisa së bashku e shënojmë Ditën Kombëtare të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe partnerët tanë vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën sot dhe çdo ditë tjetër në përkrahjen tonë për vlerat demokratike dhe sigurinë evropiane.

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 4, 2023
Dyert e shkollës në Çashkë të mbyllura për nxënësit shqiptarë që nga shtatori
Ndërtimi i ngadalshëm i rrugës Junik-Gjeravicë, ka nisur në 2018-tën
Shërbimet e inteligjencës polake penguan një operacion të përbashkët sabotues midis Rusisë dhe Bjellorusisë
Zelensky urdhëroi rishikimin e strehimoreve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?