By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ankohet mërgimtari, veprimtar i njohur për çështjen e Kosovës, për maltretim kufitar nga policët kosovar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ankohet mërgimtari, veprimtar i njohur për çështjen e Kosovës, për maltretim kufitar nga policët kosovar
Ballina 1Lajme

Ankohet mërgimtari, veprimtar i njohur për çështjen e Kosovës, për maltretim kufitar nga policët kosovar

Kosova Times
Last updated: 2023/08/26 at 4:48 PM
Kosova Times Published August 26, 2023
Share
SHARE

Zymer Rrahmani, është një veprimtar i njohur për çështjen kombëtare, mërgimtar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, kurse kontributi i tij për këtë liri dhe këtë shtet që e kemi, e ka zanafillën në ditët e hershme të lëvizjes për rezistencë, formimi i grupeve të para të gueriles në zonën e Llapit, në bashkëveprim me komandantin dhe heroin e kombit Zahir Pajazitin me shokët, dhe aktivitetet gjithandej nëpër Kosovë.

E një kontribut të veçantë e ka dhënë për lëvizjen dhe vazhdon ta jep akoma, me angazhimin e tij në diasporë.

Mirëpo në një tregim të këtyre ditëve, për trajtimin e ulët që po ju bëhet mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të hyrje daljes në Kosovë gjatë pushimeve të verës, nga disa zyrtar të pa përgjegjshëm policor, Zymeri është ndjerë tepër i zhgënjyer dhe i ofenduar rëndë. Diçka që nuk e ka pritur se mundë ti ndodhë nga zyrtar të shtetit për të cilin ka sakrifikuar, rrezikuar jetën fizikisht, por edhe ka kontribuar materialisht e moralisht.

Ai tregon se si në është keqtrajtuar pikën kufitare, në vendkalimin kufitar Mutivodë.

“Me datën 20.08.2023, rreth orës 18, jam nisur për në Gjermani, dhe kur shkova në kufiri në Merdare, ishte pritja deri në 6 orë për të kaluar kufirin. Vendosa të ndryshoi rrugën dhe të kaloi kah Mutivoda, ku atje nuk kishte shumë pritje. Diku rreth orës 20 kam mbërri në pikën kufitare në Mutivodë dhe posa arrita aty, duke vërejtur që nuk kishte asnjë makinë në terminal, nga kureshtja nuk e kom vërejtur sinjalin me dritën e kuqe që ishte sipër rrugës edhe ashtu jo i përshtatshëm për ta parë, ju afrova kabinës së policit kufitar, ku në kabinë nuk kishte fare polic. Aty prita për më shumë se 10 minuta derisa erdhi një polic dhe më qortoi pse hyre në dritën e kuqe. Nuk më dha fare rast as ta përshëndes, por i thash më falë se për besë nuk e kam pa nga kureshtja që s’kishte kolonë as automjete në pritje. Një polic tjetër pak më i ri në moshë reagoi duke më thënë se si ti vozitë ashtu pa shikuar shenjat. I thash sinqerisht se o burrë nuk e kom pa atë shenjë dhe urdhëro ma shkruaj dënim sipas gabimit që e kam bërë dhe mos më mbaj më tutje, se nuk ka nevojë për ligjërata. E kam bërë atë gabim dhe e pranoj dënimin ashtu siç e vlerësoni juve unë do e paguaj sepse jam në rrugë e cila më pret t’i kaloj jo më pak se 2100 kilometra. Nga pritja e madhe në Merdare mu desh të ndërroj drejtimin e vi këtej e t’i shtoj vetit edhe 200 km plus”, tregon z. Rrahmani për Kosovatimes.

Ai tregon se si ky polici i dytë ia mori dokumentet policit të parë dhe i drejtohet atij, Zymerit: “Nuk më intereson se kah shkon ti zotëri. Kthehu mbrapa tek drita e kuqe dhe vetëm kur ta ndezi unë dritën e gjelbër atëherë vjen këtu, përndryshe derisa jam unë këtu ti nuk ke për ta kaluar kufirin”.

“Unë isha me gruan që është duke luftuar me jetë nga kanceri, me djalin 3 vjeçar edhe një mikeshë e gruas time që vinte me neve për ta ndihmuar gruan përgjatë rrugës. Djali po qante, por edhe dy gratë filluan të qanin pasi që polici po sillej ashpër si një gangster. Vetëm që t’i plotësohet dëshira donte të më kthente mbrapa. Ky ishte dënimi akoma më i rëndë për mua që një jetë të tërë e kam dhënë në angazhime të shumta për vendin, e vendosjen e ligjit, si para lufte, gjatë lufte e pas luftës. Unë ndoshta kom bërë një kundërvajtje, por nuk kam rreziku askënd. I vetmi rrezik ka qenë që unë kom parë që shtëpiza e policit ishte e zbrazët. Pra ata nuk ishin aty ku e kanë vendin e punës. Mu desh të prisja më shumë se 10 minuta deri erdhi polici me arrogancë dhe me britma që unë me familjen time nuk e kishim merituar një akt të tillë, aq më pak fëmija im 3 vjeç që ka marrë trauma nga britmat e policëve që donin që unë të jua plotësoi dëshirën, të kthehem poshtë e naltë për qefin e tyre” thotë mërgimtari e veprimtari Zymer Rrahmani!

Mirëpo loja nuk ka përfunduar pasi ata e kanë bërë të veten dhe pastaj e kanë lejuar ta kalon kufirin.

Në shtëpizën e tyre kanë mbajtur dokumentet pa të cilat nuk kanë lejuar kalimin e kufirit policët e anës tjetër, ata të Serbisë të cilët fatmirësisht nuk kanë ushtruar kontroll të detajuar.

“Pa e hetuar ne se si i kthyen dokumentet, me qëllim ma kishin ndalur kartelën e vizës të gruas, dhe kur kalova kufirin e Serbisë po i kontrolloja dokumentet, ku vërejta se nuk është kartela. Po i them ati policit të Serbisë se nuk ma ka dhënë edhe kartelën e vizës, dhe ai u befasua, me tha jo z. shiko se nuk ma ke dhënë mua, por kthehu mbrapa sepse ta kanë ndalur ata me ndonjë qëllim. Ishte tepër e ulët kjo sjellje që u desh të kthehet gruaja edhe njëherë mbrapa. Kur u kthye gruaja jo që i kanë kërkuar falje, por akoma e kanë kërcënuar. I kanë thënë vallahin veç sebep jush se atë burrin tendë zhag e kishim ngrehur sonte”, përfundon rrëfimi i mërgimtarit Zymer Rrahmani.

Ai mbetet jo vetëm i zhgënjyer me sjelljet e tilla të disa individëve në policinë e Kosovës, por edhe kërkon që të njëjtit të edukohen, të kenë respekt dhe t’i trajtojnë palët me dinjitet, madje të marrin shembull edhe nga sjelljet e palës tjetër që përveç kur marrin urdhra nga lartë, kanë zakonisht sjellje korrekte dhe mjaft njerëzore, sepse udhëton shpesh dhe ka një përvojë të gjatë në këto lëvizje në rrugët e gjata andej e këndej kufirit.

Rrahmani tha se rasti do t’i paraqitet edhe inspektoratit policor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer

Hapet panairi me produkte nga të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës

Drejtësi e vonuar për krimet e luftës

Betohen para Presidentes Osmani anëtarët e rinj të KQZ-së

Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë

Kosova Times August 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, Kurti: Fëmijët janë themelet e jetës

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Ka i ki çadrat oj krye diplomate e Kosovës, Zonja Donika Gërvalla-Schwarz?!
Koreja e Veriut konfirmon mbylljen e disa misioneve diplomatike
Paratë e diasporës – “infuzion” për ekonominë
Prokuroria në Shqipëri: Arma me të cilën u krye vrasja, u fut në burg para 20 ditësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?