By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë
Ballina 2Rajon / Botë

‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/26 at 9:07 AM
Kosova Times Published August 26, 2023
Share
SHARE

Politikania opozitare bjelloruse, Palina Sharenda-Panasyuk, ishte në shtëpinë e saj në qytetin perëndimor, Brest, kur në janar të vitit 2021, policia ia theu derën dhe e nxori nga shtëpia me pranga në duar.

Gjithë këtë ngjarje e pa djali i saj 4-vjeçar.

Sharenda-Panasyuk, 48-vjeçare, më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për sulm ndaj policisë dhe për ofendim të presidentit diktatorial të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka. Pak para se ta përfundonte vuajtjen e dënimit, më herët gjatë këtij muaji, ndaj saj u ngritën akuza të reja që kanë të ngjarë ta mbajnë në burg për një të ardhme të pacaktuar.

Por, për djalin e saj, Stakh, incidenti i shkaktoi trauma. Ai u përball me vështirësi në të folur dhe tani ka nisur të trajtohet për këto probleme në Lituani, shtet në të cilin fëmijët dhe burri i Sharenda-Panasyukës, Andrey Sharenda u larguan pas arrestimit të politikanes opozitare.

“Ai ndaloi së foluri”, tha Sharenda për Current Time, televizion në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

“Ai u diagnostikua me vonesa në të folur. Për dy vjet ne jetuam dhe u përballëm me këtë diagnozë. Për fat të mirë, për një vit sa kemi në Vilnius, ne arritëm disi ta tejkalonim këtë situatë falë një psikologu dhe një logopedi”.

“Stakh do të shkojë në shkollë normale. Por, ju duhet ta kuptoni se atij iu vodh pothuajse e tërë fëmijëria”, shtoi ai.

Sharenda dhe Sharenda-Panasyuk më 2017.
Sharenda dhe Sharenda-Panasyuk më 2017.

Sharenda-Panasyuk është në mesin e mbi 1.400 të burgosurve politikë, që aktualisht janë në burgjet bjelloruse. Ata u arrestuan gjatë valës së arrestimeve kur u shënjestruan kritikët e Lukashenkës, pasi lideri autoritar e shpalli veten fitues në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2020.

Për familjarët e këtyre të burgosurve, burgosja dhe mungesa e më të dashurve të tyre është traumatike, veçanërisht për fëmijët e tyre.

Është thelbësore që këta fëmijë ta kenë pranë një të rritur që i mbështet gjatë kësaj periudhe mungese, tha psikologia Natalya Stankevich për Current Time.

“Një i rritur që mund të qajë, por në të njëjtën kohë mund të flasë me fëmijën: ‘Po, jam shumë i shqetësuar për mamin. Le t’i shkruajmë një letër së bashku’. Me një fëmijë duhet të jetë dikush që e mbështet, e jo dikush që qanë 24/7”, tha Stankevich.

Andrey Sharenda tha se ai po tenton që të krijojë një lloj normaliteti për Stakhin dhe për djalin e tyre më të madh, 14-vjeçarin Slavomir, gjatë qëndrimit të tyre në Vilnius.

“E kuptoj se tani për gruan time është shumë më e vështirë. Palina po përjeton të gjitha llojet e mundimeve dhe vuajtjeve. Dhe e kuptoj që nuk mund vetëm të ankohem për jetën ose të dorëzohem, t’i nënshtrohem dëshpërimit apo të bie në depresion”, tha Sharenda për Current Time.

Sharenda tregoi se ai u tregon djemve të tij fotografi të nënës së tyre. Ai shtoi se djali i vogël ka filluar që ta harrojë të ëmën.

“Babi, babi, a lozim kukafshehtas?”

Në dhjetor të vitit 2021, Ihar Losik, gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, u dënua me 15 vjet burgim pasi u gjet fajtor për disa akuza, sikurse për organizimin e trazirave masive, nxitje të urrejtjes dhe disa akuza të tjera që ende mbeten të paqarta.

Pas burgosjes së tij, gruaja e Losikut, Darya, tregoi për Current Time se si vajza e tyre më e vogël, Palina, mori celularin e Daryas dhe tha: “Babi, babi, a lozim kukafshehtas?”

Portreti i gazetarit të REL-it, Ihar Losik dhe fotografia e vajzës dhe gruas së tij.
Portreti i gazetarit të REL-it, Ihar Losik dhe fotografia e vajzës dhe gruas së tij.

“Tani ajo vetëm kërkon që t’i tregojë fotografi të Iharit. Ajo sjell lodrat dhe ushqen fotografinë e tij dhe luan me top me të. Është shumë e vështirë për mua … që të flas se si po e përjeton këtë gjë vajza ime”, tha ajo më parë.

Tani, edhe Darya Losik është arrestuar dhe është dënuar me dy vjet burgim në janar. Ajo u dënua për akuzën e lehtësimit të aktivitetit ekstremist. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar burgosjen e Ihor dhe Darya Losik, duke thënë se dënimi i tyre është i motivuar politikisht. Vajza e çiftit po jeton me gjyshërit e saj.

Kur gazetarja bjelloruse, Larysa Shchyrakova, u arrestua në dhjetor të vitit 2022, djali i saj adoleshent Svyatoslau u dërgua në jetimore, ku jetoi për pothuajse një muaj derisa babai i tij, një banor i kamotshëm i Rusisë, arriti të mblidhte dokumentet e nevojshme që të merrte kujdestarinë e djalit.

Gazetarja Larysa Shchyrakova gjatë një paraqitjeje para një gjykate më 2018. Ajo vendosi të mbyllte gojën "për të treguar se policia dhe gjykatat duan të heshtin gazetarët e pavarur përmes ngacmimeve dhe gjobave".
Gazetarja Larysa Shchyrakova gjatë një paraqitjeje para një gjykate më 2018. Ajo vendosi të mbyllte gojën “për të treguar se policia dhe gjykatat duan të heshtin gazetarët e pavarur përmes ngacmimeve dhe gjobave”.

Familjarë të tjerë të Shchyrakovës, gjyqi ndaj të cilës nisi muajin e kaluar në qytetin juglindor të Homelit, nuk u lejuan që ta merrnin Svyatoslaun nga jetimorja.

Gjyqi ndaj Shchyrakovës nën akuza për lehtësim të aktiviteteve ekstremiste dhe për denigrim të Bjellorusisë po mbahet prapa dyerve të mbyllura. Nëse dënohet, ajo mund të përballet deri me shtatë vjet burgim.

Më 9 gusht, në përvjetorin e tretë të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi – proces që u pasua me protesta të paprecedenta dhe shtypjes së disidentëve nga Lukashenka – liderja opozitare, që gjendet në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se “e vërteta është në anën tonë”.

Ajo tha se bashkatdhetarët e saj janë “të pathyeshëm” përball përpjekjeve të Lukashenkës “që ta lënë Bjellorusinë pa shpresë, pa më të dashurit e tyre, pa liri, atdhe dhe pavarësi”.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times August 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin po përgatit shtetëzimin e aseteve të kompanive perëndimore

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Kanalet pro-Kremlinit raportuan vdekjen e “qindra” të mobilizuarve si rezultat i sulmit ukrainas
Parlamenti i ri Evropian pritet të vazhdojë mbështetjen për zgjerimin e BE-së
Ku u pëlqen më shumë serbëve ta kalojnë verën në Turqi apo në Greqi
Raketa qëllon një ndërtesë të lartë në Kramatorsk, njerëzit ndodhen nën rrënoja (VIdeo)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?