By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD-ja i kërkon Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin për mbylljen e disa rrugëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD-ja i kërkon Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin për mbylljen e disa rrugëve
Ballina 1Lajme

IKD-ja i kërkon Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin për mbylljen e disa rrugëve

Kosova Times
Last updated: 2023/08/26 at 2:14 PM
Kosova Times Published August 26, 2023
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

IKD-ja i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e datës 18 gusht dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.

IKD-ja ka thënë se pavarësisht se hyn në diskrecionin e komunës, reformat e tilla nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve.

“Për më tepër, vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik”, ka theksuar ky institut.

Vendimi për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në këto pjesë të kryeqytetit, IKD-ja ka theksuar se është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA).

“Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike)”, thuhet në reagim.

Si rrjedhojë, IKD-ja ka potencuar se është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike.

“Kjo i pamundëson qytetarëve të prekur nga ky vendim që të marrin shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë vendimi, shkaqet vendimtare, bazën ligjore dhe arsyet pse ky vendim është i zbatueshëm në rastin konkret”.

Instituti ka shtuar tutje se në raste kur merren vendime të kësaj natyre, Komuna e Prishtinës duhet të zhvillojë konsultime publike kualitative, në atë mënyrë që vendimi t’i merr parasysh interesat e qytetarëve dhe mos t’i cenojë të drejtat e tyre.

“Në anën tjetër, udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna ka përcaktuar rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin komunat për zhvillimin e konsultimeve publike. Konsultimet publike duhet të jenë reale, në atë mënyrë që të marrin parasysh kërkesat e qytetarëve dhe ti përshtatin ato me reformat që synohet të ndërmerren”, ka deklaruar Instituti.

Ky vendim është nxjerrë me datë 18 gusht 2023 dhe është publikuar më 21 gusht 2023, derisa i njëjti pritet të hyj në fuqi më 1 shtator 2023.

You Might Also Like

Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times August 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Azerbajxhan: Ushtarët armenë qëlluan mbi pozicionet tona

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Khodorkovsky dhe FBK i kerkuan Perëndimit të heqë sanksionet kundër oligarkëve që dënuan luftën
Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës
Ministria ruse përgatit 300 mijë ushtarë me kontratë në regjimentet rezervë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë
Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?