By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjak dhe armë: Kostoja e luftës së Rusisë në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjak dhe armë: Kostoja e luftës së Rusisë në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Gjak dhe armë: Kostoja e luftës së Rusisë në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/27 at 10:06 AM
Kosova Times Published August 27, 2023
Share
SHARE

Reuters

Lufta e Rusisë në Ukrainë i ka lënë dhjetëra mijëra njerëz të vdekur, i ka detyruar miliona tjerë të zhvendosen dhe ka nxitur tronditje ekonomike në mbarë botën, në 18 muajt qëkur Moska nisi luftën, më 24 shkurt 2022.

Më poshtë mund të mësoni detaje të tjera për ndikimin e luftës:

Vdekje

Lufta ka shkaktuar vdekje në një nivel që nuk është parë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 9.000 civilë janë regjistruar si të vrarë dhe mbi 16.000 të plagosur deri në fund të korrikut, sipas të dhënave të Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR). Sipas këtij institucioni, shifrat reale të të vrarëve dhe plagosurve besohet të jenë shumë më të larta.

Lufta ka lënë të vrarë apo të plagosur pothuajse 500.000 trupa ushtarake nga të dyja palët, sipas të përditshmes amerikane, New York Times.

Kjo gazetë citoi zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, shtet që mbështet Ukrainën, të kenë thënë se deri në 120.000 trupa ushtarake ruse janë vrarë dhe 170.000 deri në 180.000 janë plagosur. Ndërkaq, 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 100.000 deri në 120.000 janë plagosur.

Zyrtarët rusë kanë thënë se vlerësimet e SHBA-së për humbjet e Rusisë janë shumë të larta dhe propagandë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha më 21 shtator se 5.937 ushtarë rusë ishin vrarë që nga nisja e luftës. Që atëherë, nuk ka pasur përditësim të ri për humbjet në luftë, pasi diçka e tillë në Rusi konsiderohet sekret shtetëror.

Ukraina nuk ka publikuar informacione se sa ushtarë të saj janë vrarë dhe ka thënë se humbjet ushtarake janë sekret shtetëror, pasi ndikojnë te taktikat në fushëbetejë.

Konflikti në lindje të Ukrainës nisi më 2014 pasi presidenti pro-rus u rrëzua gjatë Revolucionit të Majdanit në Ukrainë, dhe më pas Rusia aneksoi Krimenë, me forcat e mbështetura nga Rusia që luftojnë kundër forcave të armatosura të Ukrainës.

Afër 14.000 persona u vranë atje mes vitit 2014 deri në fund të vitit 2021, sipas të dhënave të OHCHR, përfshirë edhe 3.106 civilë.

Zhvendosje

Që nga nisja e luftës më 2022, miliona ukrainas janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka thënë Agjencia për Refugjatë e OKB-së. Ukraina ka një popullsi prej më shumë se 41 milionë banorësh.

Sipas agjencisë për refugjatë të OKB-së, 17.6 milionë persona në Ukrainë kanë nevojë për mbështetje urgjente humanitare, përfshirë edhe mbi 5 milionë persona që për shkak të luftës janë zhvendosur brenda vendit.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, në mbarë Evropën janë mbi 5.9 milionë refugjatë ukrainas.

Ukraina

Që nga nisja e luftës, Rusia ka marrë 11 për qind të territorit të Ukrainës. Kjo sipërfaqe është ekuivalente me atë të Masaçusetsit, Nju Hampshajrit dhe Konektikatit së bashku, tha Qendra Belfer në shkollën Kennedy të Harvardit.

Nëse shtohet edhe Krimeja, që Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014, atëherë Rusia tani kontrollon rreth 17.5 për qind të territorit të Ukrainës, apo 106.000 kilometra katrorë.

Pasi shtynë forcat ruse më 2022, forcat ukrainase kanë dështuar të kryejnë sulme të mëdha ndaj forcave ruse, prej kur Kievi nisi kundërofensivën e re në fillim të qershorit.

Ukraina ka humbur pjesë të mëdha të vijës së saj bregdetare, ekonomia e saj është shkatërruar dhe disa qytete janë kthyer në gërmadha për shkak të luftës.

Ekonomia ukrainase u tkurr për 30 për qind më 2022 dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar se ajo mund të rritet prej 1 deri në 3 për qind gjatë këtij viti.

Është e paqartë se sa ka shpenzuar Ukraina për luftimet.

Rusia

Shpenzimet e Rusisë për luftën janë sekret shtetëror, por përkojnë me një tronditje të madhe që ka pësuar ekonomia ruse nga sanksionet e ashpra që Perëndimi vendosi ndaj Moskës pas nisjes së pushtimit.

Ekonomia sfidoi pritjet e mëhershme për një tkurrje dyshifrore më 2022, por kthimi në prosperitet mbetet shumë larg pasi Qeveria drejton më shumë shpenzime drejt ushtrisë.

Sipas FMN-së, ekonomia ruse gjatë këtij viti do të rritet me 1.5 për qind, pas një tkurrjeje prej 2.1 për qind në vitin 2022.

“Në periudhën afatmesme, ekonomia ruse do të ketë pasoja nga largimi i kompanive të huaja, humbja e kapitalit njerëzor dhe shkëputja e saj nga tregjet financiare globale”, tha muajin e kaluar zëdhënësja e FMN-së, Julie Kozack.

“Prandaj, ne nuk presim që në një periudhë afatmesme prodhimi në Rusi të jetë 7 për qind më i ulët sesa parashikimet para luftës”.

Rusia ka dyfishuar objektivin e saj për shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2023 për më shumë se 100 miliardë dollarë – që përbën një të tretën e të gjitha shpenzimeve publike – thuhet në një dokument qeveritar, që e ka parë Reuters, përderisa shpenzimet e luftës në Ukrainë janë rritur dhe po u bëjnë trysni financave të Moskës.

Teksa shpenzimet ushtarake të Rusisë po rriten dhe sanksionet po shtrëngojnë të ardhurat nga energjia, Moska përballet me betejën që të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor.

Rusia ka humbur një pjesë të madhe të tregut evropian të gazit, por ka arritur të vazhdojë shitjen e naftës në tregjet globale, megjithëse Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe fuqitë e tjera kanë kufizuar apo kanë ndërprerë blerjet.

Rusia është përjashtuar nga tregjet financiare perëndimore dhe shumica e oligarkëve të saj janë sanksionuar. Shteti po ashtu po përballet me vështirësi që të sigurojë disa artikuj, sikurse janë mikroçipat.

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka deklaruar më herët gjatë këtij viti se presidenti rus, Vladimir Putin, po rrezikon që ta shndërrojë Rusinë “në një koloni ekonomike të Kinës”.

Çmimet

Pushtimi dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë kanë çuar në rritje të madhe të çmimeve të plehrave artificiale, grurit, metaleve dhe energjisë duke nxitur një valë inflacioniste dhe një krizë globale ushqimore.

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës, pas Arabisë Saudite dhe eksportuesja më e madhe e gazit natyror, grurit, plehrave azotike dhe paladiumit.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, çmimet ndërkombëtare të naftës u rritën në nivelet më të larta, duke thyer rekordin e vitit 2008.

Armët perëndimore

Që nga pushtimi, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë të sigurisë për Ukrainën, përfshirë sisteme kundërajrore Stringer, sisteme kundërtanke Javelin, obusë 155 milimetërsh dhe pajisje për t’u mbrojtur kundër sulmeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Sipas institutit Kiel për Ekonominë Botërore, mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës janë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania, Gjermania dhe Japonia.

Rusia ka thënë se furnizimet me armë nga Perëndimi po përshkallëzojnë luftën.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times August 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Bujupi i grumbulluar nga Stuttgart për ndeshjen me Slovan Bratislava
Burime amerikane të zbulimit: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale
Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar
Fjalimi i Putinit për Vitin e Ri ishte më i shkurtri në katër vjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?