By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur
Ballina 1Lajme

Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur

Kosova Times
Last updated: 2023/08/28 at 4:44 PM
Kosova Times Published August 28, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Por, normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Në këtë drejtim, nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel. Një muaj më pas, palët u pajtuan në Ohër për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Bërnabiq, që ishte e pranishme në panelin e njëjtë, sërish përsëriti qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë dhe insistoi se hapi i parë drejt normalizimit është themelimi i Asociacionit.

“Normalizimi nis me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në prill të vitit 2013, si marrëveshje e parë për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilën e kanë nënshkruar edhe zyrtarët e BE-së. E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte në bazë të Marrëveshjes së parë të Brukselit, ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pothuajse 11 vjet më vonë, ky Asociacion nuk është themeluar. Dhe zoti Kurti thotë se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për të. Dua t’ua rikujtoj, ajo ka qenë marrëveshja e parë e normalizimit të raporteve dhe duhet të zbatohet. BE-ja është garantuesja për zbatimin e plotë të asaj marrëveshjeje. Ajo që po presim është Asociacioni”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në përputhje të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke kërkuar që ato të përputhen përmes akteve ligjore.

Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik që do të mund të kërcënonte sovranitetin e Kosovës apo t’i ngjasonte një Republike Sërpska, entitetit të serbëve në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë këtij paneli, Kurti foli edhe për tensionet e fundit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri kosovar tha se që dy muaj nuk ka pasur protesta të dhunshme në veri, duke shtuar se pret që të mbahen zgjedhje të reja lokale, “dhe shpresoj që të kemi fushatë të hapur dhe fer”, por për këtë, ai tha se i duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar.

Tensionet në atë zonë nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, me asistimin e policisë, hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të banorëve lokalë.

Pas rritjes së tensioneve, Kosova është pajtuar që të reduktojë praninë policore në veri dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

Kurti tha po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshtatin politikat e tyre me BE-në, veçmas në fushën e sigurisë së përbashkët dhe politikës së jashtme.

Duke folur për aspiratën e Kosovës që t’i bashkohet BE-së, pasi dhjetorin e kaluar aplikoi zyrtarisht për anëtarësim, Kurti tha se Kosova po punon që të bindë pesë shtetet mosnjohëse që ta ndryshojnë qëndrimin. Ai theksoi se atmosfera në këto shtete është më e mirë seç ka qenë më parë.

Në panelin e liderëve ishin të pranishëm liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilët folën për procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Në hapje të forumit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se deri më 2030, shtetet kandidate dhe BE-ja duhet të jenë të gatshme për zgjerim. Për liderët e Ballkanit u mirëprit përkushtimi i BE-së për këtë proces, por ata shprehën edhe zhgënjim me procesin e gjatë të anëtarësimit.

Kryeministrja serbe, Bërnabiq e pranoi se në shtetin e saj ka eurospeticizëm, por theksoi se për asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka “ndonjë opsion më të mirë apo plan B. Ne jemi shtete evropiane”.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se Ballkani Perëndimor e ka të qartë se çfarë do dhe ajo është anëtarësimi në BE. Megjithatë, ai tha se viti 2030, i përmendur nga Michel, i duket i largët, teksa shteti i tij është vendi më i avancuar në rajon në rrugën drejt integrimit evropian.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme në integrimin e tyre evropian. Mali i Zi dhe Serbia janë më të avancuar në bisedimet e anëtarësimit, ndërkaq Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vitin e kaluar hapën negociatat. Bosnjë e Hercegovina ka pranuar statusin e shtetit kandidat dhe po pret të nisë bisedimet. Ndërkaq, dhjetorin e vitit të kaluar, Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times August 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kane, rrezikon sfidën me Arsenalin

Kosova Times Kosova Times March 24, 2024
Vozitje nën ndikim të alkoolit dhe shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, gjobiten tre shoferë në Ferizaj
Një pjesë e serbëve nuk e paguan rrymën
“Vrasës, përdhunues, hajdut recidivist” futen në njësitë ushtarake elitare të Shoigu
Rohde: Bukuritë e Kosovës vazhdojnë të më impresionojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?