By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!
Opinion

Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/28 at 5:30 PM
Kosova Times Published August 28, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përgjatë aktivitetit tim në emigrim disa herë mu kanë ofruar poste të ndryshme, qoftë nga shoqata apo fondacione të caktuara, të cilat i kam refuzuar, jo për shkak të kapacitetit për t’i ushtruar, por, pse nuk e kisha mundësinë e menaxhimit deri në fund të mjeteve financiare!

Interesat e grupeve të vogla nuk shkojnë në shërbim të masave të gjëra popullore

Si gjithnjë pyetja e parë e bashkatdhetarëve ishte kjo; “Pse Florim nuk e pranove të zgjedhësh në krye të “XY” shoqatës apo fondit, se asnjë nga të zgjedhurit nuk janë më meritor dhe më të përgatitur sesa ti.

Mbase mund të jetë edhe ashtu siç e thoni ju, por më mirë është kështu për mua dhe për ju. Të sapozgjedhurit do të mësojnë diçka nga kjo punë dhe do të mendojnë që janë bërë dikushi!

E unë Florim Zeqa nuk kam nevojë për gjëra të tilla. Asnjëherë në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjtë.

Çdo herë e kam dhënë maksimumin nga vetja ime për t’i shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë sa të jem gjallë, varësisht prej rrethanave dhe vullnetit të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të vendit tim.

Asnjëherë në jetën time nuk ju kam shërbyer grupeve të interesit, pasi asnjëherë interesat e grupeve të vogla nuk korrespondojnë me interesat e përbashkëta dhe madhore të kombit tonë, gjegjësisht nuk shkojnë në funksion të masave të gjëra popullore.

I palëkundur në rrugën e filozofisë politike rugoviane

Sikurse gjatë periudhës së luftës çlirimtare, edhe pas ri-shpalljes së pavarësisë së 2008-s, pothuajse në të gjitha proceset zgjedhore nga viti 2010 e këndej kam pasur oferta nga subjekte të skenës politike, me përjashtim të subjektit të zemrës (LDK), të cilët asnjëherë nuk janë kujdesur për avancimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të saj besnik në Kosovë dhe në Diasporë, por gjithnjë janë përkujdesur për rehatimin e familjarëve të tyre dhe familjarëve të dostave të vet, të servilëve dhe puthadorëve të lidershipit partiak.

“Humbja e rasteve” për t’u ngritur në karrierë politike ndodhi shkaku pse unë dëshiroja t’i qëndrojë besnik idealit tim jetësorë, pse unë dëshiroja të qëndrojë i palëkundur në rrugëtimin e filozofisë politike rugoviane.

Por, çfarë ndodhi përgjatë këtyre viteve të shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova!?

Nga ajo kohë, ndryshuan gjërat në mënyrë drastike në LDK, bashkë me to edhe drejtuesit e saj, potenciali dhe personaliteti njerëzore, saqë duket e paarritshme mundësia për ta ribërë LDK-në një subjekt të pastër politik, me vlera e parime të shëndosha siç ishte atëherë!

LDK-ja u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë derisa ra në kuotat më të ulëta historike që nga themelimi (12 %). Secili grupim i ndarë politik thirret në vazhdimësinë rugoviane, por asnjëri nuk e përfaqëson në mënyrë dinjitoze filozofinë politike rugoviane sikurse që nuk e përfaqësojnë as drejtuesit aktualë të LDK-së, të cilët, me përjashtime të vogla, deri vonë nuk kanë qenë fare pjesë e LDK-së, por janë katapultuar nga strukturat e partisë pa e pyetur fare elektoratin.

Sot në LDK-në aktuale ka gjithçka, duke filluar nga veglat sorosiane dhe surroiane, nga veglat e Klanit Pronto dhe Klanit Riinvest e deri tek të ricikluarit dhe të rekrutuarit nga klanet mafioze që shtirren se janë rugovist, të cilët për të gjallë të Rugovës e kanë sulmuar me të gjitha mjetet dhe format antidemokratike liderin e ndjerë historik. Sot fatkeqësisht kanë mbetur shumë pak vlera rugoviane në LDK.

Jam ndër të paktët analist që ende e kritikojnë dhe e sugjerojnë LDK-në për të ruajtur vazhdimësinë e saj rugovinae, por, çdo ditë e më shumë po mbetem i vetmuar, pasi të tjerët që moti larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte të tjera politike. Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare dhe filozofisë politike rugoviane, pasi i vetmi burim i pastër politik ishte LDK-ja rugoviane.

You Might Also Like

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Kosova Times August 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbi 120 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Reali, ‘mbret’ i Evropës, mposht Atalantën
Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon
A e dini se çfarë është cheburek? Një pjatë popullore, e lirë dhe e thjeshtë është ideale për ditët e ftohta
Irani do t’i japë përgjigjen e “duhur” Ukrainës për reduktimin e pranisë diplomatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?