By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Sigurimi i librave, sfidë për prindërit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Sigurimi i librave, sfidë për prindërit
Lajme

Haradinaj: Sigurimi i librave, sfidë për prindërit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/29 at 3:03 PM
Kosova Times Published August 29, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk e kupton  kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, në çështjen e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.

Pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Haradinaj ka theksuar se Kurti e Nagavci do të duhej t’i kërkonin falje Kosovës. Sipas tij, prindërit do ta kenë të vështirë furnizimin me tekste për fëmijët e tyre.

“Kam ardhur me dy qëllime: të mësoj edhe më afër se si është gjendja me këtë situatën me tekstet, për shkak se informatat që i kemi marrë janë mjaft shqetësuese. Për fat të keq, ajo që mësova edhe nga biseda, është se është një situatë jo e mirë. Pra, nga praktika që tekstet do t’i kenë në shkolla, për prindërit do të jetë një luftë e vërtetë për t’i siguruar këto tekste, e përfshihet edhe problemi i kostos. Shumë prindër janë në vështirësi ekonomike. Mund të mos i kenë në prioritet tekstet. Nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit dhe të ministres, të paktën një kërkimfalje Kosovës. Kosova i paguan ata që në pranverë të kryhet çështja e teksteve për vjeshtë. Ata njerëz pa asnjë keqardhje dalin dhe i tallin të gjithë. Kjo situatë, në rrethana të njerëzve normalë, ndryshe duhet të ishte”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Haradinaj edhe një herë është shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Kurti nëpërmjet mocionit të votëbesimit.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë tonë të kthehet me aleatët, me Amerikën, me NATO-n me BE-në, por fatkeqësisht, Kurti dhe kjo qeveri ka zgjedhur një rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, do t’i rriten edhe parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë. Mocioni është mënyra më e duhur edhe legjitime edhe demokraci. Opozita ka votën sa të iniciojë mocionin, pastaj do të duhej ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do të arrijmë unitetin brenda opozitës. Por po, është opsion”, ka theksuar Haradinaj.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka theksuar se procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, por siç ka thënë ai shumë nxënës e mësimdhënës nuk do t’i kenë tekstet shkollore. Jasharaj ka thënë se krahas gjendjes së krijuar, mësimdhënësit do të vazhdojnë “luftën” me shkumës e shpuzë.

“Edhe në këto rrethana të padrejta të këtij sulmi të ri ndaj prindërve e nxënësve dhe vetë neve arsimtarëve, të Qeverisë Kurti e në këtë rast MASHTI-t e ministres, ne do të vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi. Qeveria me gjithë ato fjalë të mëdha të Kurtit, në vend që të na sjellë laptop e projektor, nuk po na sjell në shkolla as libra. Do të vazhdojmë betejën me gjysmë numri të teksteve, me shpuzë e shkumës, e ata nuk do të prajnë në Facebook-a e gjetkë për të na sharë prapë. Edhe ne jemi prindër, urojmë që prindërit të kalojnë këtë siklet, urojmë që të mos humben shumë ditë të mësimit”, ka deklaruar Jasharaj.

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

Kosova Times August 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Parku i Biznesit Drenasi II, një hap më afër finalizimit

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Dyshohet se braktisi fëmijën, arrestohet gjilanasi
NYT: ShBA thotë se inteligjenca sugjeron se një grup pro-ukrainas sabotoi gazsjellësin
Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime
Tensionet Prishtinë-Beograd, paralajmëron Vuçiç: Serbia mund të bëhet paria për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?