By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë
May 15, 2025
Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje
May 15, 2025
Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
May 15, 2025
Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën
May 15, 2025
Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnesty International: Kosova të luftojë më shumë dhunën në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Amnesty International: Kosova të luftojë më shumë dhunën në familje
Lajme

Amnesty International: Kosova të luftojë më shumë dhunën në familje

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 12:35 PM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Autoritetet e Kosovës po dështojnë ndaj viktimave të dhunës në familje, ka thënë Amnesty International sot në një raport të ri, përkundër protestave të përhapura dhe thirrjeve për veprim pas një numri të madh të rasteve të femicidit viteve të fundit.

Raporti ‘Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje’, tregon si të mbijetuarat e dhunës në familje, shumica e të cilave janë gra dhe vajza, përballen me shumë pengesa në sigurimin e mbrojtjes, qasjes në drejtësi dhe mbështetje.

Autoritetet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm në luftimin e dhunës në familje dhe të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të të mbijetuarave dhe adresimin e prioriteteve të tyre. Për ta bërë këtë, është qenësore që autoritetet e Kosovës të përfshijnë të mbijetuarat në të gjitha proceset vendimmarrëse që kanë ndikim te to, thuhet në raportin e Amnesty International.

“Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë përballen me pengesa në të gjitha drejtimet kur përpiqen të largohen nga situatat abuzive. Përgjigjja e autoriteteve përqendrohet shumë në ndjekje penale. Në fakt, pothuajse të gjitha të mbijetuarat detyrohen të raportojnë dhunën në polici për të pasur qasje në strehimore. Njëherësh, nuk po bëhet mjaftueshëm për t’i mbështetur të mbijetuarat të jetojnë jetë të pavarur larg abuzimit. Të mbijetuarat nga grupet e margjinalizuara po ashtu po lihen në harresë”, ka thënë Lauren Aarons, zëvendësdrejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Ekipit për Gjininë, thuhet tutje në raport.

Viteve të fundit autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa të shumtë në përforcimin e legjislacionit dhe përmirësimin e politikave për adresimin e nevojave të të mbijetuarave. Së fundi, në mars 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë draftin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Ky ligj është në përgjithësi i harmonizuar me Konventën e Stambollit dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe përfshin politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës me bazë gjinore.

Megjithatë, Amnesty International ka gjetur zbrazëti të shumta në mbështetjen shtetërore që ofrohet për të mbijetuarat e dhunës në familje si dhe mungesë të veprimeve për përfshirjen e tyre në procese vendimmarrëse, që ka shkundur themelin e të drejtave të tyre.

Këto zbrazëti, vazhdon raporti, përfshijnë pengesa në kompensim, në realizimin e të drejtave tjera ligjore si alimentacioni, si dhe shërbime joadekuate për të mbështetur të mbijetuarat pas largimit nga strehimorja. Të mbijetuarat po ashtu kanë treguar për paragjykime të dëmshme nga zyrtarët policorë, punëtorët socialë të mbingarkuar me punë, mbrojtës të viktimave të padobishëm apo që mungojnë dhe mungesë të informatave për të drejtat e tyre apo për mjetet dhe asistencën në dispozicion. Të mbijetuarat nga minoritet etnike si nga komunitetet serb, rom, ashkali, egjiptian nga Kosova, dhe të mbijetuarit/at LGBTI përballen me pengesa shtesë për shkak të formave të diskriminimit ndërthurës me të cilat përballen.

Sipas Amnesty International gratë në Kosovë përballen me pengesa të theksuara socio-ekonomike që ia pamundësojnë të largohen nga situatat abuzive e të jetojnë një jetë të lirë nga frika dhe dhuna në periudhë afatgjatë. Në vitin 2017, vetëm 17% të grave në Kosovë kanë qenë të punësuara formalisht në krahasim me 50% të burrave, dhe në vitin 2021, vetëm 18% të pronës është zotëruar nga gratë në krahasim me 79% nga burrat. Përpos kësaj, gratë shpesh përjashtohen nga trashëgimia familjare dhe ndarja e pasurisë ndërmjet bashkëshortëve në procedura të shkurorëzimit ka prirje t’i dëmtojë ato.

Nëse të mbijetuarat tentojnë të largohen nga situatat abuzive, në rastin më të mirë ato marrin mbrojtje fillestare dhe mbështetje afatshkurtër, por pastaj lihen vetëm në përpjekjen për ta rindërtuar jetën e tyre, me ndihmë të pamjaftueshme për qasje në banim, kualifikim profesional apo punësim.

“Autoritet e Kosovës janë zotuar t’i vendosin të mbijetuarat në qendër të përgjigjjes së tyre ndaj dhunës në familje. Tani ata duhet ta shndërrojnë këtë zotim në veprim. Kjo do të thotë ndarjen e burimeve të mjaftueshme, por po ashtu edhe dëgjimin e të mbijetuarave dhe atyre që punojnë me to, për zhvilllimin e përgjigjjeve gjithpërfshirëse që respektojnë të drejtat e të mbijetuarave”, ka thënë Lauren Aarons.

Një e mbijetuar nga Prishtina, i ka thënë Amnesty International: “Ajo çka institucionet duhet me bë është të informohen gratë ende pa ndodhë diçka, që nëse të ndodhë diçka, e ki derën hapur dhe e ki mbështetjen e shtetit. S’ki nevojë me u brengosë për fëmijë, s’ki nevojë me u brengosë se ku do të shkosh … edhe nëse nuk të mbështetë familja, edhe nëse s’munesh të kthehesh te shtëpia e babës, institucionet kanë me të mbështetë”.

Fushatat informuese të sponsorizuara nga shteti përqendrohen pothuajse ekskluzivisht në inkurajimin e të mbijetuarave t’i raportojnë rastet në polici. Por kur ato shkojnë në polici, shpesh trajtohen me mosrespekt. Të mbijetuarat i thanë Amnesty International se disa zyrtarë policorë shprehën mospajtim me vet faktin që ato kishin ardhur në polici, ndërsa të tjerë tentuan t’i bëjnë ato të ndihen në faj që po e raportonin abuzuesin.

Rishikimi nga Amnesty International i një mostre përfaqësuese të aktgjykimeve penale për raste të dhunës në familje tregoi se gjykatat kurrë nuk i urdhëruan kryesit e dhunës t’i paguajnë viktimave kompensim në procedurë penale, pavarësisht se kishin fuqinë ligjore për ta bërë këtë.

“Kosova është tronditur nga një varg i rasteve të femicidit viteve të fundit. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre vrasjeve, u mbajtën protesta me të cilat kërkohej drejtësi, dëmshpërblim, si dhe dënime në përputhje me ashpërsinë e veprës penale. Me 14 mars 2021, Sebahate Morina u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Gjykata Kushtetuese më vonë konstatoi se autoritetet shtetërore dështuan ta mbronin Morinën, duke ia shkelur asaj të drejtën në jetë. Me 4 gusht 2023, burrat përgjegjës për vrasjen brutale të 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht 2021 u dënuan: Dardan Krivaqës iu dha dënimi me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, Arbër Sejdiut iu dha dënimi 15 vite burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet tutje në raportin e Amnesty International.

“Njerëzit në Kosovë po dalin në rrugë për të kërkuar që të veprohet për të parandaluar vrasjen e më shumë grave. Autoritetet e Kosovës kanë një mundësi të artë ta bëjnë ndryshimin: t’i dëgjojnë të mbijetuarat dhe protestueset, të cilat i kanë zgjidhjet, dhe t’i mbajnë zotimet e tyre ligjore me veprime konkrete të nevojshme për ta t’i dhënë fund dhunës ndaj grave” ka thënë Aarons.

You Might Also Like

Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje

Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Kurti pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

BE mbush rezervat me gaz

Kosova Times Kosova Times August 18, 2023
Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm, s`ka të ardhme për të
BQK parashikon rritje ekonomike për Kosovë deri 4.3 përqind
A i bëri Vuçiq presion liderit bullgar për të ndryshuar qëndrim për Srebrenicën?
Drejtori i Doganës së Kosovës në Budapest: propozime konkrete për avancimin e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?