Një bombë brenda oborrit të shëtisë në Mitrovicë, i është hedhur mbrëmë kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni. Lajmin për mediet vendore e ka konfirmuar vetë Hysni.
Prej këtij sulmi thuhet se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka lëndime të njerëzve.
Hyseni ka thënë se nuk ka dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër, me të cilën është duke u marrë Policia e Kosovës.
Përmes një njoftimi sulmin e ka bërë të ditur edhe ndermarrja ‘Trepça’. Sipas njoftimit, për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin.
Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka konfirmuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni.
“Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë”, ka deklaruar policia.
Sipas policisë, njësitet kompetente të cilat kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes. Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore.