By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Ballina 2Rajon / Botë

McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Kosova Times
Last updated: 2023/09/01 at 5:25 PM
Kosova Times Published September 1, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA tha se është shqetësues partneriteti midis liderëve të Rusisë dhe Kinës, duke shtuar se “ne nuk kemi parë një kërcënim të tillë në shkallë të gjerë në Evropë dhe Paqësor që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aleanca midis liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, “paraqet një prej sfidave më të mëdha për botën e lirë në këtë garë të madhe për pushtet në të cilën gjendemi”, tha republikani Michael McCaul gjatë vizitës në Suedi.

Më herët gjatë këtij viti, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Qeverinë kineze për pasoja – të paspecifikuara – nëse mbështet përpjekjet e luftës së Kremlinit në Ukrainë. Në një raport të inteligjencës amerikane u tha se Pekini ka ofruar pajisje të përdorura në Ukrainë, që mund të kenë pasur aplikime ushtarake. Raporti citoi të dhënat e doganave ruse ku thuhej se kontraktorët ushtarakë shtetërorë të Kinës kishin bërë furnizime me pajisje lundruese, pjesë për aviontë luftarakë, dronë dhe produkte të tjera.

Kina ka rritur blerjet e naftës dhe gazit rus, të ardhurat e të cilave ndihmojnë Qeverinë e Putinit, pasi SHBA-ja, Evropa dhe Japonia kanë hequr dorë pothuajse krejtësisht nga energjia ruse.

Kina ka refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

McCaul është pjesë e një delegacionit të Kongresit amerikan që po viziton Suedinë dhe ai u takua me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, që tha se pret që ky shtet nordik t’i bashkohet NATO-s në tetor.

Suedia – shtet që për një kohë të gjatë ka mbajtur status neutral sa i përket çështjeve të mbrojtjes – aplikoi për anëtarësim, së bashku me Finlandën fqinje, më 2022, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda është bërë pjesë e NATO-s, por Suedia ende po pret që aplikimi i saj për anëtarësim të miratohet nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times September 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Wisla Krakow – Llapi, formacionet

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Haxhiu: Qëllimi ynë i qartë, një sistem i drejtësisë plotësisht i pavarur
Kurti takon kreun e BSPK-së, dakordohen për komunikim të vazhdueshëm
Një aferë e re në botën e filmit: Një aktore e famshme franceze akuzoi regjisorin se e kishte përdhunuar kur ishte fëmijë
Vuçiq për Bloomberg: I ​​jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj, por për ne Krimea dhe Donbasi janë Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?