By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK: Të ndalohet diskriminimi gjinorë në punësimet në Radio Televizionin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK: Të ndalohet diskriminimi gjinorë në punësimet në Radio Televizionin e Kosovës
Lajme

RrGK: Të ndalohet diskriminimi gjinorë në punësimet në Radio Televizionin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/01 at 5:53 PM
Kosova Times Published September 1, 2023
Share
SHARE

Edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim pozitiv sa i përket avancimit të kornizës ligjore përkitazi me luftimin e diskriminimit në baza gjinore, fatkeqësisht në praktikë kjo formë e diskriminimit po vazhdon të jetë prezentë në përditshmërinë e tonë.

Një hulumtim i bërë nga portali kallxo.com, zbardh diskriminim që u është bërë tri grave kandidate për pozita vendimmarrëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ilire Zajmi, Flora Durmishi dhe Mihrije Beiqi edhe pse u notuan me më së shumti pikë në konkurset ku ato aplikuan në RTK, ato asnjëherë nuk u emëruan në këto pozita. Sipas hulumtimit të kallxo.com, arsyeja kryesore përse këto gra nuk arritën të gëzojnë vendet e punës për të cilat u kualifikuan me meritë, ka të bëjë me faktin se ato janë gra, marrë parasysh që në ato pozita u emëruan burra.

Të dhënat e fundit nga ASK tregojnë se në vitin 2020 pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore të Kosovës ishte vetëm 14,1%, ndërsa hulumtimi i RrGK “Diskriminimi me Baze Gjinore dhe Punësimi” ka identifikuar disa shkaqe për mos pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, ku përfshihen: mbizotërimi i roleve gjinore shoqërore, sipas të cilave disa njerëz ende besojnë se roli i grave është të punojnë në shtëpi; mungesa e kujdesit të përballueshëm dhe të arritshëm për fëmijët; stereotipat gjinore lidhur me profesionet; nivel i ulët i posedimit të pronave në pronësi (17% e të gjitha pronave) që pengon qasjen në kapital; puna e padokumentuar në ekonominë joformale; dhe klima e përgjithshme e dobët ekonomike.

Duke qenë i vetmi medium publik, Radio Televizioni i Kosovës ka edhe përgjegjësi emancipuese dhe duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit dhe promovimit të vlerave të barazisë gjinore në shoqërinë kosovare.

Andaj, me këtë reagim ne duam të mbështesim këto gra dhe të gjitha gratë që kanë synime për pozita vendimmarrëse të qëndrojnë të forta dhe të mos dorëzohen nga presionet që mund të iu behën dhe përmes rrugës ligjore t’i fitojnë të drejtat e tyre.

Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bordit të RTK-së që të jenë të kujdesshëm dhe ta respektojnë legjislacionin vendor e të mos diskriminojnë gratë por të mbështesin dhe të promovojnë ato të cilat edhe pse veprojnë në një ambient të zënë nga burrat, marrin guximin dhe duke u bazuar në profesionalizmin e tyre konkurrojnë dhe duan të promovohen në pozitat që i meritojnë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Kosova Times September 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kompania kineze në Serbi synon ta rregullojë imazhin përmes sportit

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
Frankfurter Allgemeine Zeitung: Ka një epokë akullnajash mes Moskës dhe Beogradit, Vuçiq është i zemëruar
Osimhen nuk mjafton, Napoli humb dy pikë në kohën shtesë në Udine
Mish viçi jashtëzakonisht i butë që mund të pritet me pirun
Nga erdhën telekomandat që shpërthyen në Liban?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?