Departamenti për investime e komunës së Prishtinës ka filluar renovimin e pjesëve të rrugës dhe parkingjeve të objekteve banesore në Ulpianë në të cilat u kanë shkaktuar probleme banorëve.
Në një afat rekord brenda dy ditëve prapa objekti D6 në Ulpianë është bërë asfaltimi i rrugës mjaft të frekuentuar sidomos nga nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” ku përveç pengesave në lëvizje ka pasur me vite problem edhe me pusetat e kanalizimeve. Banorët e kësaj pjese janë ndarë tejet të kënaqur me punën e bërë dhe afatin e punimeve.
Sipas disa banorëve është për tu vlerësuar puna, ku kohë më parë përveç sanimit të problemeve me njërin krah të kanalizimi edhe kjo rrugë që ishte dëmtuar tashmë është riparuar.
Sipas drejtorit të departamentit për investime Krenar Xhaferi pas përfundimit të këtij projekti të vogël, por me domethënie të madhe për banorët e një pjese të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, vazhdojnë me projekte të tjera, për mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës. /Kosovatimes/