By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Po përgatitemi për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, marrëveshjet mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: Po përgatitemi për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, marrëveshjet mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët
Ballina 1Lajme

Lajçak: Po përgatitemi për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, marrëveshjet mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët

Kosova Times
Last updated: 2023/09/03 at 10:04 PM
Kosova Times Published September 3, 2023
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka theksuar se gjatë takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ua ka rikujtuar se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët. Njëkohësisht ai ka theksuar se të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se BE-ja po bën përgatitjet për takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, më 14 shtator, në kuadër të dialogut.

Me anë të një postimi në Facebook, në përmbledhjen e fundjavës, Lajçak ka theksuar se gjatë takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka rikujtuar se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët.

Njëkohësisht ai ka theksuar se të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë.

“Në Bled jam takuar edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”.

“Ua kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, shkroi ai.

Në Forumin Strategjik Vjetor të Bledit, ku Lajçak ishte pjesëmarrës, ka thënë se është diskutuar për zgjerimin e rajonit.

Për këtë ai tha se BE-ja është e gatshme për Ballkanin Perëndimor por se rajoni duhet ta bëjë pjesën e tij.

“Forumi i këtij viti u mbajt në një mot jashtëzakonisht me shi, por moti nuk ndikoi në cilësinë e diskutimeve. Paneli tradicional i Ballkanit Perëndimor u fokusua në pyetjen nëse rajoni është gati për zgjerim. Theksova se BE është gati për Ballkanin Perëndimor, por se rajoni duhet të bëjë pjesën e tij. Gjithashtu u takova me një sërë partnerësh, kolegësh dhe përfaqësues nga rajoni dhe vendet anëtare të BE-së në forum. Unë jam mirënjohës për diskutimet depërtuese për situatën në rajon, nismat dhe zhvillimet rajonale, si dhe zhvillimet e brendshme në BE dhe zgjerimin e saj”, shtoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times September 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti iranian mban një fjalim të ashpër, dërgon një seri mesazhesh

Kosova Times Kosova Times June 16, 2025
Sulm i përgjakshëm në Lindjen e Mesme: Ushtria izraelite vrau dhe plagosi të paktën 65 persona, pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes…
O’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës
Banka e Shqipërisë rrit sërish normën e interesit për të ulur më tej inflacionin
Arrin në Shëngjin anija italiane me migrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?