By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 maj
May 30, 2025
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
May 29, 2025
Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi
May 29, 2025
Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij
May 29, 2025
Qeveria organizon takim mes bizneseve dhe furnizuesve të energjisë
May 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?
Ballina 2Rajon / Botë

Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/03 at 7:54 PM
Kosova Times Published September 3, 2023
Share
SHARE

Megjithëse besohet se ushtria ruse është forca e pestë më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme në Ukrainë sa shpresonte fillimisht Presidenti Vladimir Putin kur para 18 muajsh dha urdhër për fillimin e agresionit në Ukrainë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ani Chkhikvadze foli me ekspertët amerikanë për të kuptuar fuqinë e vërtetë ushtarake të Rusisë.

Kur Rusia filloi agresionin kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do të pushtonte kryeqytetin e saj, Kievin, brenda tre ditësh. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, kjo ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se Kremlini ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë në këtë luftë, tha Gary Schmitt nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’, me seli në Uashington.

“Të gjithë shikonin sasinë e parave që Kremlini po shpenzonte për ushtrinë ruse dhe thoshin, ‘kjo ushtri padyshim do të jetë shumë e fortë!’”, thotë zoti Schmitt.

Eksperti i strategjisë dhe sigurisë të Këshillit Atlantik, Ian Brzezinski, beson se agresioni kundër Ukrainës ishte projektuar si një fushatë afatshkurtër që tani është shndërruar në një sulm me aftësi të kufizuara sulmuese.

“Tani ata duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, atyre iu la shumë kohë për t’u vendosur dhe për të krijuar fortifikime dhe fusha të minuara. Nuk është një forcë luftarake e nivelit botëror, por gjithsesi është një forcë e rëndësishme”, thotë zoti Brzezinski.

Sot, ushtria ruse ka rreth një milion ushtarë. Zoti Schmitt thotë se për shkak të humbjeve në Ukrainë dhe pavarësisht mobilizimit të saj, pjesë të mëdha të ushtrisë nuk janë gati për luftim.

“Ata dikur ishin një forcë e jashtëzakonshme kur bëhej fjalë për operacionet e blinduara. Por, tani rezulton se pa aftësi të kombinuara operacionesh, pa logjistikën e nevojshme për të kryer operacione dhe pa përdorimin e fuqisë ajrore, kjo forcë e madhe thjesht nuk ekziston”, thotë zoti Schmitt.

Zoti Brzezinski thotë se konflikti i gushtit të vitit 2008 në Gjeorgji zbuloi dobësitë në disiplinë, komandë dhe strukturë brenda ushtrisë ruse.

“Paraqitja e ushtrisë ruse në Gjeorgji ishte e dobët! Putin u zotua se do t’i ndryshonte gjërat dhe filloi një plan modernizimi ushtarak 10-15-vjeçar”, thotë zoti Brzezinski.

Moska filloi t’i transformonte forcat e saj në një ushtri të modernizuar, më kompakte, duke krijuar grupe taktike të batalionit të stilit perëndimor. Por analisti Schmitt thotë se kjo shkaktoi një problem tjetër pasi iu dha përparësi sasisë së njësive mbi cilësinë. Në anën tjetër udhëheqësit ushtarakë ekzagjeruan aftësitë e ushtrisë për të kënaqur udhëheqësit politikë. Reformat, thotë ai, nuk kanë qenë aq efektive.

“Shumica e parave që po jepeshin, në vend të përmirësimit të ushtrisë po derdheshin në xhepat e gjeneralëve dhe kontraktorëve”, vlerëson zoti Schmitt.

Sot, Rusia përballet me problem se nuk kanë ushtarë të mjaftueshëm në Ukrainë. Por, vetëm rritja e numrit të trupave nuk do të ndihmojë Moskën, thotë Philip Breedlove, gjeneral në pension i Forcave Ajrore të ShBA-së, i cili ishte komandanti më i lartë i NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.

“Nëse mendoni se Rusia ka përfunduar përpjekjet në Ukrainë, e keni gabim. Ata kanë ende forca të tjera. Por do të duhej një vendim i madh politik që Putini të vazhdojë të mbledhë forca shtesë dhe të bëjë disa nga gjërat që ai mund të jetë i detyruar t’i bëjë”, thotë ish komandanti i NATO-s, Breedlove.

Ekspertët me të cilët foli Zëri i Amerikës thonë se po presin të shohin se si luftëtarët e Wagner-it reagojnë ndaj vdekjes së shefit të tyre rebel, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni që besohet të jetë orkestruar nga Presidenti Putin.

You Might Also Like

Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi

Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij

Gjermania rishqyrton vijën e kuqe: Taurus mund të shkaktojë kaos të thellë në Rusi

Çfarë po planifikojnë rusët në Bosnjë?

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Sërpska

Kosova Times September 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton vëllain e tij, Luanin

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Tahiri: Ky ligj akomodon vetëm nivelin politik
Digjitalizimi i ndihmave shtetërore thellon pabarazitë në shoqëri
Kryeministri Kurti alarmon të dërguarin e Britanisë Peach rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë
Galatasaray fiton nga Elfsborg në një ndeshje me shumë gola
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?