By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush po e vret dialogun!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kush po e vret dialogun!?
Opinion

Kush po e vret dialogun!?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 12:39 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Deklaratës së Presidentit Macron për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën si shkak i mospërmbushjes së obligimeve të Kosovës për Marrëveshjen e 19 Prillit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i është përgjigjur presidentja Vjosa Osmani “nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën ai me këtë e ‘vret dialogun’.

Kur presidentja flet me gjuhën e Kurtit, mund të vijnë ditë të zeza për Kosovën

Thyerja e heshtjes për një kohë të gjatë nga Presidentja jonë ndodhi në mënyrën e të folurit siq nuk jemi mësuar ta dëgjojmë deri më tani. Fjalë aq të mëdha dhe kundërthënëse kundër shteteve të Bashkimit Evropian nga e para e shtetit të vogël dhe të pakonsoliduar në Ballkan janë papjekuri politike e Vjosa Osmanit ose janë të ndikuara nga kryeministri i vendit i cili tashmë një kohë të gjatë është pozicionuar kundër të gjithëve, thuajse e krejt bota sillet rreth Kosovës, ndryshe nuk ka si të quhet veqse çmenduri politike!

Presidentja me ‘guximin e Albin Kurtit’ dhe adoleshencën politike të një injoranti, i vuri kushte presidentit të njërit nga shtetet më të fuqishme të bashkimit evropian, se “nëse pezullohen vizat për Kosovën do të vritet dialogu i Brukselit”!

Presidentja e Kosovës me qëllim po harron se dialogu me Serbinë në Bruksel nuk ka filluar me bekimin e saj dhe të Albin Kurtit, dhe as nuk do të përfundojë me ta!

Të parët e shtetit po harrojnë se Marrëveshja e 19 Prillit 2013 në Bruksel është legjitimuar në Parlamentin e Kosovës dhe është ligjërisht obliguese për Kosovën. E pëlqyer apo e papëlqyer nga krerët aktualë shtetërorë, delegjitimimi i saj mund të fillojë vetëm në Parlamentin e Kosovës, për të vazhduar tutje në instancat e larta të Bashkimit Evropian me vënien e kushteve ndaj shtetit të Serbisë, siç janë dëmshpërblimi i Kosovës për të gjitha dëmet e luftës, kthimi i mbi 1600 të zhdukurve, kthimi i artefakteve të grabitura, kthimi i fondeve të plaçkitura pensionale gjatë luftës e deri tek përmbushja e kushtit themeltar për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Kjo është gjuha me të cilën do duhej t’i përgjigjej Makronit presidentja e vogël e shtetit të Kosovës e jo të bie pre e kryeministrit i cili së paku dy herë është pajtuar me Vuqiqin për themelimin e Asociacionit në Veri të vendit (në Bruksel dhe Ohër).

Nuk ekziston ‘vrasja e përkohshme’

Terminologjia e gabuar e presidentes Osmani ndaj deklaratës së presidentit francez është rast i pashembullt në diplomaci, i paprecedent në politik-bërjen kosovare!

Kjo është një dëshmi e mjaftueshme se Vjosa Osmani “rugovizmin” e përdor vetëm si kamuflazh për elektoratin, ngase, jo vetëm që nuk ka gjë të përbashkët me filozofinë politike rugoviane, ajo asgjë nuk ka mësuar nga diplomacia e Ibrahim Rugovës, i cili në kohërat më të vështira për Kosovën e përfitoj mbështetjen e botës demokratike, kurse lidershipi aktualë në kohë paqe po e humbin mbështetjen ndërkombëtare.

Kjo gjuhë e përdorur nga krerët shtetëror përveçse jodiplomatike, nuk është as guxim dhe as pragmatizëm politik, por thjeshtë është varfëri politike, për mos ta quajtur budallaki njerëzore.

Sikurse që nuk ka vdekje të përkohshme, nuk ka as vrasje të përkohshme. Ka prolongim apo pezullim të dialogut deri në përmbushjen e një kushti politik, por jo ‘vrasje të dialogut’.

Miopia politike e liderëve aktualë shtetërorë vërtetë mund të ndikojë në “vrasjen e përkohshme të liberalizimit të vizave”, por jo në pengimin përgjithmonë të liberalizimit të vizave. Pasi këta liderë shtetërorë janë me mandat të përkohshëm politik dhe pas tyre do të fillojë të ngrohë dielli përsëri për Kosovën.

Po ndodhë vdekja e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë

Si pasojë e mungesës së vizionit politik, si pasojë e mungesës së platformës zhvillimore dhe degradimit të skajshëm të mirëqenies qytetare, dita-ditës po vdesë shpresa e të rinjve për jetë në Kosovë.

Ky është problemi bazik me të cilin do duhej të merreshin liderët shtetërorë në vend që të merren me serbët e veriut. Por edhe kur merren me serbët e bëjnë çdo herë në dëm të popullatës shqiptare.

Në vend të ndaljes së dukurisë së shëmtuar dhe kriminale të mos pagesës së rrymës së shfrytëzuar, edhe kjo qeveri sikurse ato paraprake po i ndajnë me qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për serbët e veriut.

Me ‘këputjen e telave’ dhe ndaljen e kësaj rrjedhje enorme të parave të buxhetit të shtetit për serbët e veriut mund të investohej në sistemin shëndetësorë dhe ndërtimin e skemave të sigurimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, e jo të mbrohet anarkia ligjore në Veri dhe as të krijohet kaos financiar në vend siç u krijua për librat e nxënësve në këtë fillim të vitit të ri shkollorë.

Liderët shtetëror dhe ata partiak duhet të merren me gjëra praktika që shkojnë në funksion të mirëqenies qytetare, e jo të krijojnë kauza të rrejshme për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit. Sikurse që nuk u kthye pas demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kthehet pas as marrëveshja ndërkombëtare për Asociacionin e nënshkruar në Bruksel dhe e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupi i Navalny iu dha nënës së tij

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
Shpëtim Duro, trajner i Suharekës
Cairns për Stan: Tregoi mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën
Familjarët e zyrtarëve bëhen gjykatës e prokurorë
Flet nëna e Lear Kurtit: Kur pashë kufomën ishte komplet i masakruar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?