By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: S’duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: S’duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi
Ballina 1Lajme

Osmani: S’duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/04 at 1:13 PM
Kosova Times Published September 4, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me atë, siç tha ajo, që e realizoi Rusia në Ukrainë më 2014.

Osmani, që qëndroi në vizitë zyrtare në Shqipëri, tha se të gjitha shtetet demokratike në rajon nuk duhet të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Ajo iu referua nisjes së konfliktit mes separatistëve të mbështetur nga Rusia me forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit dhe aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Moska.

“Nuk është situata në veri ajo që ka acaruar dialogun Kosovë-Serbi. Është Serbia ajo që gjithnjë acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës. Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës. Duke zbatuar në përpikëri planin që [presidenti rus, Vladimir] Putini kishte zbatuar në vitin në vitin 2014 kundër Ukrainës, [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiqi dhe Serbia po synojnë ta destabilizojnë të gjithë Ballkanin Perëndimor, e nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë të atakojnë vlerat dhe sistemin e vlerave mbi të cilët qëndrojnë BE-ja dhe NATO-ja”, tha Osmani, duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – u rritën në fund të majit, pasi banorët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill. Votimet e prillit u bojkotuan nga popullata dhe partitë serbe në Kosovë.

“Prandaj, sa i përket asaj që ngjan në veri, ta keni parasysh që Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht, Serbia vazhdimisht trajnon pjesë të strukturave ilegale kriminale në ushtrinë serbe, në mënyrë që ata pastaj të shkaktojnë probleme nëpërmjet armëve që i sjellin ilegalisht në veri të Kosovës. [Serbia] vazhdimisht i terrorizon, frikëson e sulmon qytetarët serbë që jetojnë në veri. Vazhdimisht fut grupe transnacionale të krimit të organizuar në veri. Kjo është një sfidë për të gjithë rajonin tonë, që të gjitha shtetet demokratike duhet ta trajtojmë së bashku. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi në Ballkanin Perëndimor”, tha Osmani, duke mos ofruar dëshmi për të mbështetur këto pretendime.

Në korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për hapat që duhet të ndërmerren për shtenisionimin e situatës, përfshirë edhe reduktimin e pranisë policore në komunat veriore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kur nisën tensionet në veri, komuniteti ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

BE-ja më pas vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, ndërkaq ShBA-ja njoftoi se Prishtina nuk do të merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, Defender Europe 23.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, porositi që Kosova dhe Serbia të punojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në shkurt, pasi sipas tij, kjo marrëveshje eventualisht do të çojë në njohje reciproke.

Megjithatë, në marrëveshjen prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Begaj po ashtu kërkoi nga Kosova që të ketë koordinim më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorët të tretë dashakeqës duhet një koordinim më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për të gjitha veprimet e ndërmarra”, tha Begaj gjatë konferencës së përbashkët për media.

Kreu i shtetit shqiptar përsëriti disa herë se Kosova është prioritet kombëtar dhe se të gjitha strukturat institucionale të Shqipërisë po punojnë që Kosova të rrisë numrin e njohjeve ndërkombëtare, por edhe të anëtarësohet në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pavarësia e Kosovës njihet nga 117 shtete. Por, që nga 1 shkurti i vitit 2021 – kur Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike – Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet tjetër.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times September 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryetari i RP të Kinës terbohet: Kërkoi të ndëshkohej ekonomist i famshëm që dyshonte se ekonomia po rritej me 5%

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Policia ka arrestuar dy persona për vjedhje në Mitrovicën e Veriut
Capello këshillon Romën: Mos e shitni Dybala-n
ShBA-ja kërkon zgjidhje për azikërkuesit që presin në Meksikë
Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?