By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës
Ballina 2Rajon / Botë

Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 11:48 AM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Reuters

Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në Ukrainë rrezikojnë ta pengojnë përparimin në çështjet siç janë: siguria e ushqimit, borxhi i pashlyeshëm dhe bashkëpunimi global për ndryshimin klimatik, kur kombet më të fuqishme të botës të takohen këtë fundjavë në Nju Delhi.

Qëndrimet e palëkundshme ndaj luftës e kanë bërë të pamundur të ketë pajtim qoftë edhe për një komunikatë të vetme në G20, apo takime ministrore në G20 gjatë presidencës së Indisë këtë vit, duke bërë që t’u mbetet në dorë liderëve ta gjejnë një zgjidhje, nëse është e mundshme.

Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang, dhe jo nga presidenti Xi Jinping, derisa Rusia njoftoi për mungesën e presidentit Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se asnjëri vend me gjasë nuk do t’i bashkohet asnjë konsensusi.

Kjo nënkupton se, samiti dyditor nga 9 shtatori, do të mbizotërohet nga Perëndimi dhe aleatët e tij. Në mesin e liderëve të G20-ës, të cilët do të marrin pjesë, janë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Marcon, Mohammed Bin Slaman nga Arabia Saudite dhe Fumio Kishida i Japonisë.

Një samit i dështuar do t’i zbulonte kufizimet në bashkëpunim mes fuqive perëndimore dhe joperëndimore, si dhe do t’i nxiste vendet të përkushtoheshin edhe më shumë ndaj grupeve me të cilat ndihen më rehat, thanë analistët.

Për t’i luftuar kërcënimet globale “të mos bisedosh me Perëndimin dhe blloqet joperëndimore nuk është ajo çfarë do të donit”, tha Michael Kugelman, drejtori i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson në Uashington.

Dështimi për ta arritur një konsensus do t’ia dëmtojë, po ashtu, kredencialet diplomatike kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, i cili po e përdor presidencën për ta forcuar pozitën e Nju Delhit si fuqi e madhe ekonomike dhe si lider i jugut global.

“Nëse samiti i liderëve është i dështuar, Nju Delhi dhe, posaçërisht Modi, do të përjetojnë dështime të mëdha diplomatike dhe politike”, tha Kuleman.

India, e cila nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, do të duhet ose ta bindë bllokun për t’u pajtuar për një deklaratë të përbashkët – e ashtuquajtura Deklarata e Liderëve – ose ta lejojë presidencën e vet të bëhet e para që përfundon pa një deklaratë të tillë që nga viti 2008.

“Qëndrimet janë forcuar që nga samiti i Balit”, tha një zyrtar i lartë i Qeverisë indiane për Reuters, duke iu referuar samitit të vitit 2022 të mbajtur në Indonezi. “Rusia dhe Kina i kanë forcuar qëndrimet që nga atëherë, do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus”.

Në çastin e fundit

Në Bali, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, e arriti një deklaratë të përbashkët të bllokut në çastin e fundit. India po shpreson se liderët mund të bëjnë diçka të tillë në çastin e fundit, tha një zyrtar tjetër qeveritar.

Në Deklaratën e Liderëve të samtit të Balit thuhej: “Shumica e anëtarëve e dënojnë fuqishëm luftën në Ukrainë, e cila po u shkakton njerëzve vuajtje të mëdha dhe po i përkeqëson brishtësitë ekzistuese në ekonominë globale”.

Në të thuhej, po ashtu, se: “kishte edhe mendime të tjera dhe vlerësime të ndryshme për gjendjen dhe sanksionet”.

Një tjetër zyrtar indian tha se në Bali, Rusia dhe Kina “ishin më fleksibile”. Por, derisa lufta po i mbush 18 muaj, vendet “nuk janë duke u pajtuar madje as për gjuhën e përdorur në Deklaratën e Balit”.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili do të jetë në Indi në vend të Putinit, i kanë nisur tashmë mospajtimet.

Trudeau, derisa njoftoi se do të udhëtojë drejt Indisë për këtë takim gjatë një bisede telefonike me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës, tha se ndihej i zhgënjyer që presidenti ukrainas nuk është ftuar.

“Siç e dini, ne do të flasim fuqishëm për ju, dhe ne do të vazhdojmë të sigurohemi që bota të jetë në anën e Ukrainës”, tha Trudeau gjatë bisedës telefonike me Zelenskyn.

Lavroni tha javën e kaluar se Rusia do ta bllokojë deklaratën e samitit të G20-ës, nëse në të nuk pasqyrohet qëndrimi i Moskës për Kievin dhe krizat e tjera. Diplomatët thanë se pranimi i çfarëdo qëndrimi të Moskës është goxha i pamundur, dhe se samiti me gjasë do të përfundojë duke e lëshuar një deklaratë jodetyruese apo të njëanshme.

Kina po e shtyn përpara BRICS-in?

Muajin e kaluar, grupi i vendeve të BRICS-it, ku Kina është kryesorja, i shtoi gjashtë vende të tjera në bllok në përpjekje për ta ndryshuar rendin botëror të cilin e vlerëson si të vjetruar.

“Mungesa e Xi-së mund të jetë përpjekje e Pekinit për ta shkatërruar G20-ën, vetëm pak javë pasi e zgjeroi organizatën BRICS, e cila është më në përputhshmëri me pikëpamjen botërore të Kinës”, tha David Boling, drejtor në firmën e konsultimeve Eurasia Group.

India është anëtare e BRICS, bashkë me Rusinë, Kinën, Brazilin dhe Afrikën Jugore, dhe kishte ca shqetësime me zgjerimin e bllokut më herët. Por, në samitin e Johanesburgut muajin e kaluar, iu bashkua konsensusit rreth kushteve për hyrjet e reja.

Më presidencën e saj në samitin e G20-ës, India ka kërkuar që dallimet rreth Ukrainës të lihen në prapavijë dhe ka bërë trysni për një zgjidhje për ndryshimin klimatik, borxhet për vendet e cenueshme, rregullat për kriptovalutat dhe reformat bankare shumëpalëshe.

Nju Delhi ka tentuar, po ashtu, ta ringjallë një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, por ka pak gjasa ta bindesh Rusinë të heqë dorë nga kundërshtimi i saj, thanë zyrtarët indianë.

Gjatë vitit, ka pasur pak përparim në bisedimet për ristrukturimin e borxhit dhe për një taksë minimale globale për korporatat, por India ia ka dalë të marrë përkrahje nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rregulloret gjithëpërfshirëse botërore për kriptovalutat.

Një komitet i G20-ës, i udhëhequr nga ish-burokrati indian N.K. Singh dhe ekonomisti Larry Summers, një ish-sekretar i Thesarit amerikan, ka propozuar edhe rritjen e huave nga bankat shumëpalëshe për vendet në zhvillim. Ende nuk ka pajtim për këtë propozim.

Synimet e ndryshimit klimatik i kanë ndarë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim gjatë takimeve të grupit në korrik, dhe zyrtarët thanë nuk ka gjasa që qëndrimet të ndryshojnë në këtë samit.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / BotëUncategorized

Afganistan: 40 persona të vdekur nga stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Përurohen QMF në Bare dhe në Bajgorë të Mitrovicës,Hamza: Shërbime cilësore
Kreu i korporatës më të madhe shtetërore të industrisë ruse të mbrojtjes punësoi lobistë amerikanë për të hequr sanksionet e SHBA-së
Bllokimi i Ukrainës. Pse Perëndimi nuk pret më që Zelensky të fitojë?
MKRS nënshkruan memorandumet me federatat sportive, rritet buxheti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?