By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Klinë, është mbajtur Takim Kulturor me rastin e festës së Shën Nënë Terezës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Klinë, është mbajtur Takim Kulturor me rastin e festës së Shën Nënë Terezës
Lajme

Në Klinë, është mbajtur Takim Kulturor me rastin e festës së Shën Nënë Terezës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 11:04 PM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Shën Nënë Tereza (me emrin Gonxhe Bojaxhiu) ishte një misionare e denjë e cila me shërbimet e saja profetike, të lutjes përshpirtërore, të butësisë, bamirësisë, humanizmit, ishte edhe një dëshmitare e dashurisë ndaj njerëzve të mirë, të varfërve, sëmurëve, uriturve, e cila ia arriti qëllimit t’i fitoj zemrat e njerëzve vullnetmirë pa dallim race, ngjyre e feje, gjë qe pas vdekjes nga Selia e Shenjtë e fitoj Lumnimin (me dekret të Papa Gjon Pali II) dhe Shenjtërimin e saj (me dekret të Papa Françeskut).

Me konkret Shën Nënë Tereza (apo Gonxhe Bojaxhiu) ishte një shqiptare, ashtu siç e ka deklaruar: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Për biografin dhe kontributin e Shën Nenë Terezës janë skalitur libra dhe artikujt të ndryshëm dhe akoma shkruhen me qindra libra dhe artikuj të zhanreve të ndryshme (monografi, romane, poezi, ese, drama etj.) në gjuhën shqipe dhe në gjuhë tjera të botës, si dhe janë vendosur emërtime autostradash, spitalesh, buste dhe shtatore të Shën Nenë Terezës, në Kosovë, Shqipëri dhe në shumë pjesë të botës së emancipuar, qe do të thotë se secila nga veprat, bustet, shtatorët dedikuese për shenjtëreshën japin dëshmi për një të vërtetë dhe vetëm të vërtetë…

Ndaj sot, me 5 shtator 2023 në orën 19:00, Kisha Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Drejtoriati për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, ka mbajtur një Takim Kulturor dedikuar Shën Nenë Terezës.

Morën pjesë klerik fetarë të tre komuniteteve (katolikë, mysliman dhe protestant) dhe motra nderi të rregullit vinçencian.

Takimit Kulturor në fjalë i parapriu mesha shenjtë në Kishën e Klinës, dhe menjëherë pas meshës, Takimi Kulturor ka zhvilluar aktivitetin para shtatores së Shën Nenë Terezës (e inauguruar me 23 gusht 2004) në Klinë, me ç’rast nga të gjithë të pranishmit pjesëmarrës janë ndezur qirinj, dhe janë mbajtur disa referate koncize dhe fjalë rasti nga dom Jeton Thaqi, famullitar i Kishës së Klinës, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, prof. Zenun Elezaj, kryetar i komunës së Klinës dhe shkrimtari, prof. Prend Buzhala, është hedhur dritë mbi vlerat e përgjithshme shpirtërore, kulturore, humane dhe njerëzore të Shën Nënë Terezës.

Në këtë ngjarje me recitime poetike janë paraqitur artisti dhe krijuesi, Ismet Krasniqi-Lala, krijuesi, Valdon Maloku etj., dhe janë interpretuar këngë rapsodike nga këngëtarët, Lekë dhe Gjokë Duhani.

Në fund evenimenti dedikuar Nënës Terezë, është përmbyll me vendosje të luleve të freskëta dhe ndezjen e qirinjve pranë shtatores së Nënë Terezës në qytetin e Klinës.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit humbasin në Kursk, mesazhe trishtuese nga ushtarët. “Gjithçka po përkeqësohet, nuk mund ta shohim golin”

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Zjarr i madh pranë Omishit. “Nuk ka shtëpi që nuk është prekur nga zjarri”
Instituti Albanologjik: MASHTI po imponon konkurs jo ligjor për drejtor
Gullash japonez
Gazetari i infiltruar nga RU ne rrethin e Nemtsova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?