By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane kërkon heqjen e masave për importet nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Oda Amerikane kërkon heqjen e masave për importet nga Serbia
Ballina 1Financa

Oda Amerikane kërkon heqjen e masave për importet nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 11:24 AM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heqë masat për importet nga Serbia, pasi sipas këtij institucioni, një vendim i tillë po prek edhe importet nga kompanitë në pronësi amerikane.

Më 15 qershor, pasi forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës, Qeveria në Prishtinë ndaloi pothuajse të gjitha importet nga Serbia. Policët më pas u liruan, por ekzekutivi kosovar mbajti në fuqi ndalesën për importet.

Sipas OEAK-ut, ky vendim ka bërë që importet nga kompanitë në pronësi amerikane të bien për më shumë se 39 për qind, krahasuar me vitin paraprak, duke shtuar se importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen “me një rritëm alarmues”.

“Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikon në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës”, u tha në një njoftim për media të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

OEAK tha se dhe në të kaluarën ka kundërshtuar barrierat tregtare nga Kosova për importet e shteteve fqinje.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës. Masat aktuale, për fat të keq, janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për marrëdhënie harmonike rajonale. Prandaj, Oda Amerikane thekson se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilaterale. Është një strategji thelbësore për çimentimin e stabilitetit rajonal dhe për të çuar përpara ambiciet e integrimit evropian”, u tha në njoftim.

Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme të botës në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton vlerën e më pak se 1 miliard eurove. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Samiti `Rruga jonë drejt BE`, Rama pret liderët e Ballkanit

Kosova Times Kosova Times November 21, 2025
Italia është ende në shok për regjistrimet fashiste nga Roma
Ura mbi Lumin Buna, rreth 20 milionë euro
Arizona, Gjykata e Lartë rikthen ligjin e shekullit të 19-të për të ndaluar abortin
Presidenti i KE-së nis turneun në Ballkan, arrin në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?