Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike të shenjtores, “Nënë Tereza”, në ceremoni i pranishëm ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sot janë bërë shtatë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Më 5 Shtator 2016, Nënë Tereza, botës iu shtua një shenjtore e re. 5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri.
Kjo e martë shënon 26 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Shenjtorja ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë.
Gjithashtu, presidentja Osmani-Sadriu ka vënë kurora lulesh te monumenti “Nënë Shqipëri” në Tiranë.