By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)
October 26, 2025
Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?
October 26, 2025
Murati kritikon opozitën pas mosmiratimit të Qeverisë së re
October 26, 2025
KDI: Zgjedhjet e parakohshme opsioni më i qëndrueshëm
October 26, 2025
Krasniqi: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi
Ballina 1Lajme

Kurti akuzon “aleatët e Rusisë” për minimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/06 at 1:25 PM
Kosova Times Published September 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti gjatë samitit “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë tha se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë kohës së ndjeshme, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.

Edhe në të kaluarën, autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Rusinë se po shtyn aleaten e saj, Serbinë, që të nxisë tensione në Kosovë, përkatësisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë paralajmëruar për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Në një raport të mëhershëm të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë thuhej se ndikimi i Rusisë në Kosovë mund të interpretohet si “keqdashës” dhe “armiqësor”. Por, në raport u tha se operacionet ruse të ndikimit “janë kryesisht të kufizuara te serbët e Kosovës”.

Komentet e bëra nga Kurti më 6 shtator vijnë disa ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa ofruar prova, tha se Serbia synon të zbatojë një plan të ngjashëm me atë që zbatoi Rusia në Ukrainë më 2014.

Ajo iu referua aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve pro-rusë në luftën e tyre kundër forcave ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e plotë të raporteve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i dialogut pritet të zhvillohet më 14 shtator, pas muajsh të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

Tensionet u rritën në fund të shkurtit në veri të Kosovës, pasi banorët serbë që jetojnë në atë zonë, po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë. Autoritetet qendrore së fundi kanë ndërmarrë hapa që do të mundësonin shkarkimin e kryetarëve komunalë përmes një peticioni.

You Might Also Like

Murati kritikon opozitën pas mosmiratimit të Qeverisë së re

KDI: Zgjedhjet e parakohshme opsioni më i qëndrueshëm

Krasniqi: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Bajrami: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar `Kurti 3`

Kosova Times September 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Manastiri i Ardenicës, tjetër pasuri kulturore që do të restaurohet

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë në përvjetorin e arrestimit të Evan Gershkovich
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
Vela: Kryetarët e dorëhequr, tradhtuan qytetarët e tyre
Begaj në BeH takon anëtarët e Presidencës, tema e Kosovës s’u pëlqen disave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?