By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi miraton ndryshimet për uljen e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kuvendi miraton ndryshimet për uljen e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin
Ballina 2Rajon / Botë

Kuvendi miraton ndryshimet për uljen e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin

Kosova Times
Last updated: 2023/09/06 at 9:21 PM
Kosova Times Published September 6, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka votuar disa ndryshime në Kodin Penal që kanë të bëjnë me dënimet me burg për bartësit e funksioneve shtetërore që keqpërdorin detyrën zyrtare.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria, u miratuan me 48 vota pro dhe 36 kundër në një seancë me procedurë të shpejtuar më 6 shtator në Kuvendin maqedonas.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore do të dënohen deri me pesë vjet burgim.

Me ligjin e deritanishëm, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë e mund të shkojnë deri në më shumë se dhjetë vjet burgim.

Sipas propozimit të ri, në nenin 353 (c), që i referohet veprës “sjellje të pahijshme në shërbim”, minimumi i parashikuar më parë prej tre vjetësh burg për një zyrtar apo person përgjegjës në një shoqëri apo institucion publik, është ulur nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ulje më drastike të dënimit me burg parashihen në nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.

Në vend të maksimumit prej dhjetë vjet burgim që parashikohej më parë për atë që krijon një grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tre vjet burg.

Ulje të dënimit ka edhe për anëtarët e grupit apo bandës kriminale që do të përfshihen në krim.

Dënimi maksimal prej pesë vjetësh burgim, ulet në maksimum dy vjet, sipas ndryshimeve të miratuara.

Qeveria maqedonase thotë se ndryshimet në ligj janë bërë në bazë të legjislacionit gjerman dhe do të jenë një zgjidhje e përkohshme deri në miratimin e një Kodi të ri Penal.

“Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar si inkriminim është kritikuar për një kohë të gjatë dhe ka epitetin e një relikti të legjislacionit penal nga ish-Jugosllavia. Vërejtja kryesore është se bëhet fjalë për një inkriminim abstrakt, që ka çuar në interpretime të ndryshme në zbatimin e tij. Zgjidhjet e propozuara në nenin 353 si dhe fshirja e disa paragrafëve, shkojnë në drejtim të përshtatjes me konceptin e ri në të cilin janë standardizuar kriteret për përcaktimin e dënimeve”, thuhet në sqarimin e Qeverisë maqedonase.

Por, këto ndryshime u pritën me një sërë reagimesh dhe janë cilësuar si “përpjekje të Qeverisë për mbrojtjen e zyrtarëve të dyshuar për afera të rënda korruptive”.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPME-ishte zotuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar miratimin e ndryshimeve për të cilat, debat parlamentar do të ketë jo më shumë se tre ditë, ashtu siç parashihet në raste kur propozimet dërgohen për miratim me procedurë të shpejtuar që ndryshime njihet me “yll evropian”.

“Kemi një propozim kriminal për ndryshimet dhe plotësime të Kodit Penal, që në fakt nuk është gjë tjetër pos një propozim për amnistinë e kriminelëve të pushtetit. Ne nuk do të lejojmë që të na sillni propozime në kundërshtim me të gjitha normat juridike dhe duke keqpërdorur edhe procedurën e miratimit të tyre, gjoja në emër të Bashkimit Evropian”, thotë Dafina Stojanovska, deputet e VMRO-së.

Tre partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa propozimin e Qeverisë e kanë quajtur “veprim për shpëtimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtoreve të tij”.

Nikolla Gruevski ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016 dhe aktualisht ndodhet në Hungari, ku në vitin 2018 ka marrë azil politik pas ndjekjes së tij nga organet gjyqësore maqedonase.

Ai është dënuar me mbi dhjetë vjet burgim për disa vepra penale, ndërsa disa procese të tjera gjyqësore ende janë në procedurë e sipër.

“Arsyeja themelore se pse po bëhen këto ndryshime në Kodin Penal është që sa më shpejt në Shkup të rikthehet, pa ferrë në këmbë, Nikolla Gruevski… Ne kemi dyshime të thella dhe të bazuara se ndryshimet e Kodit Penal po propozohen edhe sepse eksponentë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe të Lidhjes Social Demokrate, e dinë se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në opozitë dhe prandaj duan të krijojnë kornizë që mos t’i kapë ndjekja penale. Se për çfarë frikësohen, ata e dinë më së miri, ndërsa ne do ta marrim vesh vetëm pasi që ta kemi në dorë pushtetin, kur do të kemi qasje në krejt të palarat e këtij pushteti antipopullor”, u shpreh Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Ndryshimet në Kodin Penal u bënë në kohën kur pushteti po përballet me akuza të shumta për shpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të saj, kurdisje tenderësh dhe pasurim të paligjshëm.

Rasti i fundit ka të bëjë me Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Prokuroria po heton pas dyshimeve se janë shitur në treg të zi terapitë e të sëmurëve me kancer. Në këtë aferë dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë të kësaj klinike, të emëruar nga Qeveria maqedonase.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times September 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave

Kosova Times Kosova Times February 3, 2025
Fshehja e gjurmëve të vdekurve rus në luftën ne Ukrainë
KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës
Vendet e BE-së ranë dakord të ofrojnë ndihmë për Ukrainën me vlerë 5 miliardë euro
Atletico Madrid merr fitore në fushën e Villarreal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?