By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria: Thaçi dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët përmes vizitorëve
October 9, 2025
Serbia thotë se ka arrestuar një shqiptar me simbole të UÇK-së në Serbi
October 9, 2025
KDI fton deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës
October 9, 2025
Osmani: FSK nderon kombin dhe e vendos Kosovën në piedestalin e nderit
October 9, 2025
Ambasada e Britanisë uron ekipin e FSK-së
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barazim i artë në Republikën Çeke, rriten shpresat për kualifikimin në Euro 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Barazim i artë në Republikën Çeke, rriten shpresat për kualifikimin në Euro 2024
Ballina 2Sport

Barazim i artë në Republikën Çeke, rriten shpresat për kualifikimin në Euro 2024

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 10:45 PM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

Barazim spektakolar i Shqipërisë në Pragë përballë Republikës Çeke. Ndeshja e luajtur në Pragë për llogari të grupit E të fushatës eliminatore të Euro 2024 është mbyllur në shifrat 1-1. Pas pjesës së parë të përgjumur, sfida u ndez në të dytën.

Vendasit e nisën me presion të lartë duke gjetur rrugën e rrjetës 15 minuta pas rikthimit në fushën e lojës por frymëzues për Shqipërinë ishte mesfushori Nedim Bajrami që me një supergol në minutën e 66 ndezi festën kuqezi në stadiumin e Pragës. Mijëra shqiptarë në shkallë shpërthyen në momentin e realizimit fantastik të mesfushorit shqiptar i cili me një të djathtë kirurgjikale nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit çek.

Fillimisht Shqipëria ngriti murin duke arritur të minimizonte forcën e Republikës Çeke. Pjesa e parë në “Fortuna Arena” u mbyll me rrjeta të paprekura ku vendasit u zgjuan vetëm në minutat e fundit, ndërsa kuqezinjtë treguan karakter madje rrezikuan në dy raste me Sokol Cikalleshin por vetëm kaq.

Në krahun tjetër, Soucek në minutën e 12 dha shkëndijën e parë për skuadrën vendase ndërsa pas minutës së 30 Çekia e rriti presionin duke krijuar më shumë volum por pa raste konkrete që mund të shqetësonin Berishën. Ndeshja ndryshoi si me magji në të dytën ku sulmet nga të gjitha frontet e shtypën ekipin kuqezi dhe e detyruan të gabonte si në rastin e golit të parë që u anulua por pak çaste më vonë Soucek ndëshkoi Shqipërinë me një finalizim të saktë pas një aksioni që nxorri në pah limitet e mbrojtjes.

Gjithsesi, perla e Bajramit në të 66-ën ishte momenti që shqiptarët do ta mbajnë mend gjatë ndërsa minutat deri në fund mund të kishin dhuruar një gol tjetër nese mesfushori i Fiorentinës do të ishte treguar i saktë në pasim.

Me këtë barazim që Shqipëria arriti ta ruante me fanatizëm deri në fund, ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe ruan pozitat në vendin e dytë të klasifikimit, pavarësisht fitores së Polonisë 1-0 me Ishujt Faroe. Gripin e kryeson Çekia me 8 pikë ndërsa të dielën në “Arenën Kombëtare” Shqipëria do të luajë një finale tjetër, atë me Poloninë në orën 20:45.

You Might Also Like

Marrëveshja Izrael-Hamas pas dy vitesh lufte

Axhenda ndërkombëtare

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë”, Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Ylli në një sfidë dramatike mposht Pejën
A e humbën plotësisht taktikën ukrainasit?
Gjermania rikonfirmon mbështetjen për ruajtjen e integritetit të Kosovës
Deputeti që deklaroi dështimin për të përmbushur qëllimet e Putinit në Ukrainë mund të privohet nga posti i tij në Dumën e Shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?