By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë dihet për municionet me uranium që ShBA-ja po ia dërgon Ukrainës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë dihet për municionet me uranium që ShBA-ja po ia dërgon Ukrainës?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë dihet për municionet me uranium që ShBA-ja po ia dërgon Ukrainës?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 2:00 PM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

AP

Më 6 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë në Ukrainë municione kundërtanke me uranium të varfëruar, pasi Britania veçse kishte njoftuar se do të dërgonte municione të tilla kundërthënëse për t’i ndihmuar Kievit që të shtyjë përpara kundërofensivën e tij ndaj forcave ruse.

Predhat 120- milimetrash do të përdoren nga 31 tanket M1A1 Abrams, që ShBA-ja planifikon t’i dërgojë gjatë vjeshtës në Ukrainë.

Municione të tilla, që depërtojnë në mjete të blinduara, u zhvilluan nga ShBA-ja gjatë Luftës së Ftohtë për të shkatërruar tanket sovjetike, përfshirë edhe tanket e njëjta të llojit T-72 me të cilat Ukraina tani po përballet në kundërofensivën e saj.

Uraniumi i varfëruar është nënprodukt i procesit të pasurimit të uraniumit që kërkohet për të krijuar armë bërthamore. Predhat me uranium të varfëruar kanë disa veti radioaktive, por ato nuk gjenerojnë veprime bërthamore sikurse armët bërthamore, tha eksperti bërthamor në RAND, Edward Geist.

Kur në mars Britania njoftoi se po i dërgonte Ukrainës municione me uranium të varfëruar, Rusia në mënyrë të rreme pretendoi se ato kishin komponentë bërthamorë dhe paralajmëroi se përdorimi i tyre do të hapte derën e përshkallëzimit të mëtejmë. Në të kaluarën presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar se lufta mund të përshkallëzohet deri në përdorimin e armëve bërthamore.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë se çfarë janë municionet me uranium të varfëruar:

Çfarë është uraniumi i varfëruar?

Uraniumi i varfëruar është nënprodukt i procesit që krijon uranium të pasuruar i cili përdoret për karburante dhe armë bërthamore. Edhe pse shumë më pak i fuqishëm se uraniumi i pasuruar dhe më i paaftë të gjenerojë veprim bërthamor, uraniumi i varfëruar është jashtëzakonisht i dendur, një cilësi që e bën atë shumë më atraktiv në formë të një predhe.

“Është aq i dendur dhe ka aq shumë momentum sa që vetëm depërton në blinda dhe nxehet aq shumë saqë shkakton zjarr”, tha Geist.

Kur gjuhet, municioni me uranium të varfëruar bëhet “në thelb një shigjetë metalike që godet me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe”, tha analisti për mbrojtje në RAND, Scott Boston.

Në vitet ’70 ushtria amerikane nisi të prodhonte predha me uranium të varfëruar që shkatërronin autoblindat dhe që atëherë e ka shtuar atë në tanket e saj për t’i forcuar ato. Po ashtu ka shtuar municionet me uranium të varfëruar edhe në municionet që gjuhen nga avionët A-10 që njihen si vrasës të tankeve. Ushtria amerikane ende po zhvillon municione me uranium të varfëruar, veçmas për predhat M829A4 për tanket M1A2 Abrams, që janë tanket kryesore luftarake, tha Boston.

Çfarë ka thënë Rusia?

Në mars, Putini paralajmëroi se Moska do “të përgjigjej në mënyrë e duhur, marrë parasysh se Perëndimi në mënyrë kolektive ka nisur të përdorë armë me ‘komponent bërthamor’”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se municionet “janë një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve”.

Disa ditë më vonë, Putin deklaroi se Rusia do të përgjigjej ndaj vendimit të Britanisë me vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusinë fqinje. Putin dhe presidenti bjellorus thanë në korrik se Rusia veçse kishte dërguar në Bjellorusi disa nga armët.

Nuk ka pasur një reagim nga Kremlini për njoftimin e bërë nga ShBA-ja të mërkurën gjatë vizitës në Kiev të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Megjithatë, Ambasada ruse në Uashington e ka cilësuar si veprim “çnjerëzor” nga ana e ShBA-së.

Pentagoni ka mbrojtur përdorimin e këtyre llojeve të municioneve. Ushtria amerikane “ka blerë, ruajtur dhe përdorur predha me uranium të varfëruar për disa dekada, pasi këto janë armë me disa elemente të municioneve konvencionale”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Garron Gard, në një deklaratë të dhënë në mars për Associated Press.

Këto municione “kanë shpëtuar jetën e shumë ushtarëve në luftime”, tha Garn, duke shtuar se “edhe shtete të tjera për një kohë të gjatë kanë municione me uranium të varfëruar, përfshirë edhe Rusinë”.

Megjithatë, në mars Garn refuzoi të tregonte nëse tanket Abrams, që SHBA-ja do t’i japë Ukrainës, do të ishin me modifikimet e duhura për të bartur municion me uranium të varfëruar.

Nuk është bombë, por gjithsesi është e rrezikshme

Edhe pse municionet me uranium të varfëruar nuk konsiderohen armë bërthamore, emetimet e rrezatimit në nivele të ulëta kanë bërë që agjencia e Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore të bëjë thirrje për kujdes gjatë trajtimit të tyre dhe ka paralajmëruar se mund të ketë rrezik të ekspozimit ndaj materialeve radioaktive.

Gjatë trajtimit të municioneve të tilla “duhet të mbahen doreza të përshtatshme mbrojtëse”, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, duke shtuar se “për rrjedhojë do të duhet të bëhet një fushatë informuese për t’u siguruar që njerëzit të dinë se si t’i trajtojnë këto predha”.

Kjo agjencia tha se uraniumi i varfëruar kryesisht është një kimikat toksik sesa që vlerësohet si kërcënim për rrezatim. Grimcat e vogla që lirohen në ajër mund të thithen ose gëlltiten, por edhe pse shumica mund të dalin, disa prej tyre mund të hyjnë në enët e gjakut dhe të shkaktojnë dëme në veshka.

“Përqendrimet e larta në veshka mund të shkaktojnë dëme dhe në raste ekstreme edhe dështim të veshkave”, tha agjencia.

Niveli i ulët i radioaktivitetit në municionet me uranium të varfëruar “është një gabim e jo veçori” e municionit tha Geist, duke shtuar se nëse ushtria amerikane do të gjente një material tjetër me densitetin e njëjtë, por pa radioaktivitet, me gjasë do ta përdorte atë në vend të uraniumit të varfëruar.

Municionet me uranium të varfëruar janë përdorur në taket amerikane më 1991 gjatë Luftës së Gjirit kundër tankeve të Irakut të llojit T-72 dhe sërish gjatë pushtimit të Irakut më 2003, por po ashtu edhe në Serbi e Kosovë.

Trupat amerikane kanë ngritur pyetje nëse disa nga sëmundjet me të cilat përballen tani janë shkaktuar nga thithja apo ekspozimi ndaj fragmenteve pas gjuajtjeve të municioneve të tilla nga tanket e tyre ose kur tanket e tyre janë goditur me armë që kanë përmbajtje të uraniumit.

Në rrjetin social Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, dënoi vendimin e ShBA-së për t’i dhënë municione Ukrainës, duke shkruar: “Çfarë është kjo, gënjeshtër apo budallallëk?”. Ajo shtoi se rritja e numrit të rasteve me kancer është vërejtur në vendet ku është përdorur municioni me uranium të varfëruar.

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

CNN: Trump do të paraqitet në burg javën e ardhshme

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
Kurti në tryezën e ASK-së: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës dhe cilësor
Dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë
Rohde: Vendimi për Manastirin e Deçanit, hap i rëndësishëm
Draghi: Dallim i madh në marrëdhëniet BE-SHBA me Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?