By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërdeci, pranohet kërkesa e Mediut për gjykim të zakonshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gërdeci, pranohet kërkesa e Mediut për gjykim të zakonshëm
Ballina 2Rajon / Botë

Gërdeci, pranohet kërkesa e Mediut për gjykim të zakonshëm

Kosova Times
Last updated: 2023/09/08 at 9:29 PM
Kosova Times Published September 8, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi sot kërkesën e mbrojtësve të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për zhvillimin e një procesi gjyqësor të zakonshëm dhe jo të shkurtuar për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur.

Në muajin prill, ndërsa gjykata pranoi gjykimin e çështjes, zoti Mediu kërkoi gjykim të shkurtuar, nga e cila tanimë ai hoqi dorë, me gjasë në një përpjekje për të shtyrë gjatë në kohë vendimmarrjen e gjykatës.

Ish ministri akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Të njëjtat akuza që u ngritën ndaj tij në vitin 2009 edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

Mbrojtësit e zotit Mediu paraqitën sot një listë të gjatë me 90 dëshmitarë, ku ishin përfshirë emrat e personaliteteve të shumta të huaja, ish zyrtarë amerikanë, të NATO-s dhe vendeve të ndryshme, të cilët, sipas avokatëve, kishin bashkëpunuar në atë kohë më ministrinë e mbrojtjes për reformimin e ushtrisë shqiptare, apo kishin mbështetur nevojën e kryerjes së demontimit të municioneve. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

Për avokatin e familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija, thirrja e dëshmitarëve, veçanërisht ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin e mëparshëm “kanë lidhje vetëm me faktin se pse duhet ta bënte demontimin Shqipëria dhe jo se si do ta bënte demontimin. Gjyqi nuk bëhet se pse ka demontuar armë Shqipëria në kohën që ka qenë ministër zoti Mediu. Gjyqi po bëhet si është bërë, kush i dha urdhrat për t’u bërë ku, nga kush, me çfarë teknologjie dhe nën mbikëqyrjen e kujt”.

Në listë janë përfshirë dhe ish drejtues të tjerë të ministrisë së mbrojtjes, apo qeveritarë të asaj kohe, e po ashtu dhe ekspertët shqiptarë apo të huaj të cilët kryen vlerësimet teknike mbi shkaqet e shpërthimit në Gërdec. Mbrojtja e zotit Mediu ka kërkuar dhe realizimin e një “eksperimenti hetimor, duke riprodhuar, për aq sa është e mundur, shkakun e pretenduar të shpërthimit në Gërdec”.

Avokatët po ashtu kanë kërkuar që të debatohen dhe “përgjimet telefonike dhe analiza e tabulateve të komunikimeve telefonike, para dhe pas ngjarjes, prej nga burojnë fakte të rëndësishme për procesin, e për pafajësinë e të mbrojturit prej nesh”, shkruhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

Sipas Prokurorisë së posaçme, ish ministri Mbrojtjes ka nxjerrë akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Zoti Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, në mënyrë të përsëritur, duke pretenduar se procesi ndaj tij ka një sfond politik.

Në muajin shkurt, ndërsa njoftoi dërgimin e dosjes së zotit Mediu për gjykim, Prokuroria e posaçme bëri të ditur po ashtu se kishte regjistruar dhe një procedim të ri penal për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, lidhur me procedurat e ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes, për shitjen e municioneve kompanive private. Një hetim për të cilin nuk ka megjithatë asnjë person të akuzuar.

You Might Also Like

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Francezët nga varka me vela e Gretës te Macron: Parandaloni një sulm ndaj nesh

Kosova Times September 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kuvendi i Shtrigave!

Kosova Times Kosova Times November 4, 2023
37 aksidente gjatë javës që shkoi në Ferizaj
Kazakistani dëshiron të eksportojë 6 milionë tonë naftë në vit në Gjermani nëpërmjet Rusisë
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Presidentja tajvaneze: Lufta me Kinën nuk ekziston si mundësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?