By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Synimi ynë është t’i çmontojmë strukturat që mundësojnë pabarazi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Synimi ynë është t’i çmontojmë strukturat që mundësojnë pabarazi
Lajme

Kurti: Synimi ynë është t’i çmontojmë strukturat që mundësojnë pabarazi

Kosova Times
Last updated: 2023/09/11 at 3:29 PM
Kosova Times Published September 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në një panel diskutimi në kuadër të Shkollës Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat, në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.

Me temën kyçe “Barazia gjinore”, kryeministri Kurti theksoi para të pranishmëve se si institucione të shtetit kemi përgjegjësi për të nxitur ndjenjën e solidaritetit midis qytetarëve. Ai potencoi se kjo kërkon përfshirje aktive të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

“Kur flasim për emancipim, nuk bëhet fjalë veç për çlirimin e grave, por edhe për edukimin e burrave. Le t’i edukojmë burrat, që ata të jenë aleat për luftën për barazi gjinore. Gratë nuk është e thënë ta bëjnë këtë betejë vetëm. Duhet ta bëjnë bashkë me burrat, prandaj nevojitet emancipim, edukim i burrave për rëndësinë e barazisë gjinore”, u shpreh kryeministri.

Për mundësi dhe të drejta të barabarta, vazhdoi kryeministri, si qeveri kemi theksuar rëndësinë e bursave në kuadër të programit STEM-Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, për të eliminuar një hendek social në tregun e punës. Gjithashtu shtoi se për vetëm 21 muaj nga 37 mijë e 350 vende pune, 50.3 për qind janë gra të punësuara, derisa më shumë se sa gjysma e atyre që kanë përfituar nga “Superpuna” po ashtu janë gra.

Programi “Qeveria për familjen” ka mundësuar që 603 gra të jenë përfituese, ndërkaq janë mbështetur mbi 34 mijë gra lehona, me ç’rast 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë. Kryeministri Kurti përsëriti se ne nuk i shohim gratë vetëm si nëna ose si lehona, mirëpo gratë duhet te kenë sa më shumë kohë për vetën e tyre, dhe mbështetja financiare për to dhe për fëmijët, kontribuon ndjeshëm për të gjithë. Teksa shtoi se deri më tani kemi mbështetur biznese që janë në pronësi të grave me vlerë të subvencionimit afër gjysmë milion euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon tre milionë euro. E në bujqësi për vitin 2021 i kemi ndarë subvencionet për 1325 gra përfituese.

Ai tha se synimi ynë është t’i çmontojmë strukturat që ndihmojnë në përdorimin e pabarazisë, përderisa duhet të përpiqemi për pjesëmarrje aktive, ku gratë jo vetëm të kenë një vend në tryezë, por edhe një zë në vendimmarrje.

“Andaj, le të mos mjaftohemi me kaq, le të imagjinojmë një botë ku barazia, drejtësia nuk janë aspirate, por realitete të jetuara. Veprimet tona le të udhëhiqen nga parimet e barazisë ekonomike e të solidaritetit shoqëror, lirive dhe të drejtave, përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive”, përfundoi ai.

Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat është një program pesë-ditor që bashkon student dhe liderë të rinj të interesuar për të eksploruar ndërlidhjen mes gjinisë dhe ekonomisë. NDI do të organizojë Shkollën Verore në muajin shtator për një grup të përzgjedhur të rinjsh. Programi do të rekrutojë 25-30 të rinj nga mosha 18 deri në 29 vjeç. Nëpërmjet leksioneve, seminareve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të familjarizohen me konceptet dhe teoritë kryesore të ekonomisë feministe dhe do të fitojnë një kuptim më të thellë se si gjinia ndikon në sistemet dhe rezultatet ekonomike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht

Kosova Times September 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: KFOR-i nuk do të duhej të ishte i heshtur ndaj sulmit që kishte mandat ta parandalonte

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Hamasi publikoi një listë të të vrarëve në sulmin izraelit. “I gjithë ekipi negociator mbijetoi”
Dhjetëra norvegjezë u njoftuan gabimisht se kishin fituar miliona në Eurojackpot
KDI: Sfidë e vazhdueshme qasja në dokumentet publike të komunave
ShBA dhe Kina zhvillojnë bisedime mbi tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe çështje të tjera
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?