By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën
Ballina 2Rajon / Botë

Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën

Kosova Times
Last updated: 2023/09/11 at 1:06 PM
Kosova Times Published September 11, 2023
Share
SHARE

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Shtator, 2001: Presidenti amerikan, George W. Bush.
Shtator, 2001: Presidenti amerikan, George W. Bush.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Pse u sulmua ShBA-ja?

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida – një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani.

E udhëhequr nga Osama bin Laden, Al Kaida fajësoi Amerikën për shumë nga problemet e botës.

Grupi filloi planin e tij, të njohur si “sulmi me avion”, në vitin 1998.

Nju Jork, 11 shtator 2001
Nju Jork, 11 shtator 2001

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Nëntëmbëdhjetë veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në ShBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Si u përgjigj ShBA-ja?

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”.

Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera.

Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt Qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.

Trupat amerikane në Afganistan
Trupat amerikane në Afganistan

Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.

Në vitin 2021, njëzet vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talibanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.

Si ndryshuan gjërat pas 11 Shtatorit?

Siguria e fluturimeve u rrit dhe u përmirësua shumë në vitet pas 11 Shtatorit.

Para 11 Shtatorit, fëmijët mund të hynin në kabinën e pilotit dhe ta takonin atë. Por, një gjë e tillë u ndalua pas sulmeve, ndërsa dyert e kabinës u siguruan dhe u bënë rezistente ndaj plumbave.

Siguria në aeroportet në mbarë botën u bë, gjithashtu, më e rreptë.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, ShBA-ja dhe disa vende të tjera raportuan për rritje të islamofobisë.

Kulla e Lirisë që sot zëvendëson Kullat Binjake.
Kulla e Lirisë që sot zëvendëson Kullat Binjake.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë.

You Might Also Like

Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”

Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë

Kosova Times September 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia arrestoi një të dyshuar për rrahjen e një ushtaraku ukrainas

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Superliga e basketbollit vjen sot me dy sfida të zjarrta
Nga, masakra në manipulim, strategjia serbe, për ta mohuar historinë e Reçakut
Shefi i ri i EULEX-it, i përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në sundim të ligjit
Vrasja e marokenit në Itali, arrestohet shqiptari i njohur si “Aldo”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?