Në përleshjen e re të armatosur mes emigrantëve në zonën kufitare, një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar, konfirmojnë RTS nga Departamenti i Policisë në Suboticë.Dy emigrantë kanë marrë plagë me armë zjarri, ndërsa i treti në kokë.Të gjithë ata janë trajtuar në një spital në Suboticë dhe nuk janë në rrezik për jetën.Përballja ka ndodhur në pyllin e Hajdukovcit afër kufirit Serbo-Hungarez, ku është gjetur trupi i pajetë i emigrantit, si dhe persona të tjerë të lënduar.Forcat e përforcuara të policisë dhe xhandarmërisë ndodhen në terren.
Një aksion i madh për të shtypur emigrantët e parregullt në veri të SerbisëNë disa qytete në veri të Serbisë është duke u zhvilluar aksioni për shtypjen e migrantëve të parregullt, ndërsa aksioni në terren po monitorohet nga ministri i Policisë, Bratislav Gashiq, ka konfirmuar për Tanjug në MPB.
Aksionet janë duke u zhvilluar në Sombor, Kikinda dhe Suboticë, ndërsa policia ka në shënjestër edhe kontrabandistët e emigrantëve.Një numër i madh i pjesëtarëve të MPB-së ndodhen në terren dhe janë gjetur disa armë.