By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shkaku i rrëzimit të Boeing-ut është përcaktuar. Një pilot e pyeti një tjetër pse e kishte ulur karburantin
July 12, 2025
Letërsia e heshtjes së përditshme
July 11, 2025
Shpërthime tronditin uzinat ruse të dronëve dhe armëve pas sulmit me 155 dronë
July 11, 2025
Presidenti Trump do të bëjë një njoftim të rëndësishëm të hënën për Rusinë
July 11, 2025
BBC: 118,000 rusë dhe të huaj të vrarë në luftën me Ukrainën
July 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri
Ballina 1Lajme

Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri

Kosova Times
Last updated: 2023/09/12 at 4:54 PM
Kosova Times Published September 12, 2023
Share
SHARE

Nën lagështi e myshqe, fëmijë të sëmurë marrin trajtim në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

Objekti i pamirëmbajtur gjendet ngjitur Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por është pjesë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut, i cili ndodhet rreth 1.5 kilometra larg.

“Kushtet janë shumë të këqija”, thotë një nënë teksa kujdeset për fëmijën e saj të shtrirë.

Pranë shtratit të vjetër qëndron edhe një bombolë e ndryshkur oksigjeni.

Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.
Bombola e oksigjenit e ndryshkur pranë shtratit të pacientëve në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

“Kushtet në të cilat kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, janë të paimagjinueshme për një shtet që pretendon të hyjë në Evropë”, thotë shefi i repartit, Qenan Cabra, për Radion Evropa e Lirë.

“Pos tjerash, jemi edhe larg spitalit kryesor. Analizat laboratorike, radiologjia, konsultat me mjekë të tjerë – të gjitha janë larg prej këtu. Prindërit duhet të paguajnë taksi, ose të shkojnë në këmbë deri te spitali”, thotë ai.

Cabra tregon se në kushte të tilla punohet që nga paslufta, më 1999, por kjo nuk është e vetmja problematikë, sipas tij.

Aty punojnë vetëm shtatë mjekë – katër prej të cilëve udhëtojnë nga Prishtina, rreth 40 kilometra larg – ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkon deri në 50 në ditë.

Ndërtesa “e re” e Pediatrisë

Gjendja nuk pritej të vazhdonte kështu përgjithmonë. Në vitin 2016, me ndihmën e një organizate humanitare, u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili do të shërbente si repart i pediatrisë.

Por, kanë kaluar shtatë vjet dhe ai nuk është funksionalizuar ende.

Sipas disa punonjësve në spital, ka pasur mosmarrëveshje midis projektuesit të objektit, donatorit, investitorëve dhe kompanive punëkryese.

Për pasojë, thonë ata, objekti është shfrytëzuar shpesh si depo për ilaçe.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë e vizitoi atë javën e kaluar dhe pa shtretër pacientësh e pajisje të pashfrytëzuara kurrë. Në disa vende, dyshemeja po ashtu kishte nisur të prishej.

Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare
Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare

“Çdo objekt i pabanuar, edhe pse është i ri, dëmtohet, sepse nuk është i mbikëqyrur”, thotë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Buçinca Zhubi, e cila ka marrë udhëheqjen e këtij institucioni para dy vjetësh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se po punon intensivisht që objekti i dedikuar për Repartin e Pediatrisë, të futet në punë.

Disa punime, sipas saj, janë ripërtërirë në fund të gushtit. Kjo gjendje është pasojë e planifikimeve jo të duhura, thotë ajo.

“Fatkeqësisht, shumë pak kemi dokumente nga punimet e këtij objekti. Shumë pak kanë lënë gjurmë përgjegjësit e mëparshëm, andaj edhe nuk kemi mundur ta gjejmë një përgjegjës se kujt t’i adresohemi”, thotë Buçinca Zhubi, duke mos specifikuar më shumë.

Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë në objektin e ri të Pediatrisë, në Mitrovicë të Jugut.
Shtretërit e rinj, ende të papërdorur që nga viti 2016 kur edhe u blenë në objektin e ri të Pediatrisë, në Mitrovicë të Jugut.

As Ministria aktuale e Shëndetësisë, e cila është zgjedhur para më shumë se dy vjetësh, nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur më herët me objektin në fjalë.

Por, thotë se ka bërë vlerësimin e gjendjes së tij dhe se duhen mbi 500 mijë euro investime për ta vënë në funksion. Në këtë kosto përfshihen: riprojektimi, pajisjet mjekësore, inventarët, burimet njerëzore e të tjera.

“Është bërë projektimi dhe pritet që të bëhet publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka hartuar dhe finalizuar planin e veprimit, në përputhje me vlerësimin e gjendjes në këtë repart”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Se kur do të funksionalizohet ky objekt, nuk është e qartë – askush nuk jep ndonjë afat. Deri atëherë, fëmijët mitrovicas do të kenë adresë të parë repartin e vjetër te Qendra e Mjekësisë Familjare, i cili i ka vetëm shtatë shtretër për pacientë.

Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.

Sektori i shëndetësisë në Kosovë, prej vitesh, përballet me sfida – nga mungesa e barnave deri te ikja e stafit shëndetësor – përkundër zotimeve të institucioneve se do ta përforcojnë atë.

REL-i ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka klinika ku pacientët duhet të presin me vite për të marrë një shërbim, në disa të tjera familjarët duhet të bëjnë punën e infermierëve.

Përveç QKUK-së në Prishtinë, Kosova ka edhe shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj e Vushtrri.

You Might Also Like

Osmani: Kosova krah për krah me SHBA-të, në përputhje me vizionin e Trumpit

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Sot mot kryesisht me diell

S`ka amnisti për kosovarët që luftuan në Siri

Kosova Times September 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2024
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Dy persona ia thyejnë pasqyrat një autobusi në Mitrovicë të Veriut
Ministria e Financave njofton për ankandin e pestë të letrave
Hapet Thirrja Publike për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?