By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çohu: 60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Çohu: 60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë
Ballina 1Financa

Çohu: 60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 4:16 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka prezantuar të dhëna për cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Cohu! ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.

Hulumtimi i Preportr për derivatet e naftës ka gjetur se edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, ajo ende mbetet një sfidë. Sistemi i kontrollit që bëhet nga institucionet nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës.

Sektori i naftës është njëri prej më fitimprurësve në Kosovë. Demhasaj ka thënë se sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për vitin 2022 kompanitë kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga Çohu!, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

Më shumë se 60 përqind e respodentëve kanë thënë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë. Mesatarisht e mirë kanë menduar 27 përqind e respodentëve. Ndërsa e mirë vetëm rreth 4 përqind e tyre.

Në pyetjen se a kanë vërejtur përmirësim të cilësisë së naftës, viteve të fundit vetëm më shumë se pesë përqind prej tyre kanë thënë po, pak 21 përqind, nuk kanë vërejtur përmirësim kanë thënë më shumë se 73 përqind të respodentëve.

Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 përqind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 përqind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte.

Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj.

Megjithëse janë përballur me të gjitha këto probleme qytetarët nuk janë ankuar në asnjë institucion për problemet e tyre me cilësinë e naftës dhe derivateve të naftës. Më shumë se 96 përqind kanë thënë se nuk janë ankuar, kurse vetëm pak më shumë se tre përqind kanë thënë se janë ankuar në institucione për mungesën e cilësisë së naftës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Osmani: Siguria garantohet me partnerë të besueshëm

Aksion i gjerë kundër krimeve ekonomike

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

Kosova Times Kosova Times November 7, 2025
Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë, 14 raste po gjykohen në mungesë
Zyrtarët e FBI-së që u gjunjëzuan pas vdekjes së George Floyd janë pushuar nga puna nga agjencia
Raporti i Progresit: Osmani vëmendje të lartë politike për barazinë gjinore
Duda Balje zhgënjehet me Kurtin, Lumir Abdixhiku ia hap dyert e bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?