By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: iPhone 15 erdhi – a ia vlen?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > iPhone 15 erdhi – a ia vlen?
Ballina 2Hi-tech

iPhone 15 erdhi – a ia vlen?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 1:38 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Associated Press

Apple të martën prezantoi gjeneratën e re të iPhone-ave, të cilën e karakterizojnë kamera më të mira, procesorë më të shpejtë, një sistem i ri i mbushjes, dhe një ngritje çmimi për modelin më të avancuar.

Prezantimi i telefonave të rinj mobilë në selinë e gjigantit teknologjik në Kupertino, Kaliforni, u bë teksa Apple po përpiqet ta përmbysë një rënie të shitjeve për tri periudha tremujore radhazi.

iPhone 15 Pro u prezantua gjatë ngjarjes 'Wonderlust' në selinë e kompanisë në Cupertino, Kaliforni, SHBA, 12 shtator 2023.
iPhone 15 Pro u prezantua gjatë ngjarjes ‘Wonderlust’ në selinë e kompanisë në Cupertino, Kaliforni, SHBA, 12 shtator 2023.

Shitjet më të pakta kanë bërë që çmimi i aksioneve të kompanisë të bjerë për rreth 10 për qind që nga mesi i korrikut, duke e zvogëluar vlerën e Apple-it në treg nën pragun prej 3 trilionë dollarësh, që firma e arriti për herë të parë më herët këtë vit.

Investitorëve me sa duket nuk iu bënë shumë përshtypje produktet e prezantuara nga Apple më 12 shtator, teksa aksionet e kompanisë ranë për gati 2 për qind të martën.

Siç ka ndodhur me Apple-in dhe me prodhuesit e tjerë të telefonave të mençur, katër modelet e reja të iPhone 15-shit nuk kanë bërë ndonjë përparim të madh në teknologji.

Por, Apple ka shtuar mjaftueshëm veçori të reja në modelin më të avancuar – iPhone 15 Pro Max – për ta rritur çmimin e tij bazë për 100 dollarë në Shtetet e Bashkuara, apo 9 për qind në krahasim me versionin e vitit të kaluar, në 1.200 dollarë.

iPhone 15 Pro
iPhone 15 Pro

Si pjesë e çmimit më të lartë bazë, iPhone 15 Pro Max më i lirë do të ofrojë 256 gigabajtë hapësirë të brendshme, në krahasim me versionin më pak të kushtueshëm prej 128 gigabajtësh të iPhone 14 Pro Max-it.

Apple i ka mbajtur të njëjta çmimet për pjesën tjetër të modeleve, teksa iPhone 15 bazik do të shitet për 800 dollarë, iPhone 15 Plus për 900, ndërsa iPhone 15 Pro për 1.000 dollarë.

Ndonëse ruajtja e këtyre çmimeve pritet të ndikojë në fitimet e Apple-it dhe t’i bëjë trysni shtesë çmimit të aksioneve të kompanisë, analisti nga Investing.com, Thomas Monteiro, beson se ky është një hap i kujdesshëm, teksa inflacioni ende i lartë dhe shkalla e interesit në rritje po i tkurrin buxhetet e familjeve.

“Realiteti është se Apple e ka gjetur veten në një pozitë sfiduese para kësaj ngjarjeje”, ka pohuar Monteiro.

Dhe, rritja e çmimit të iPhone 15 Pro Max-it mund t’i ndihmojë Apple-it t’i rrisë shitjet, nëse konsumatorët vazhdojnë të anojnë nga modelet më të avancuara të kompanisë. Analisti nga Wedbush Securities, Dan Ives, pret që iPhone 15 Pro dhe Pro Max të përbëjnë rreth 75 për qind të shitjeve totale të gjeneratës së re në vitin pasardhës.

Të gjitha modelet e reja do të dalin në shitje më 22 shtator në ShBA dhe në disa tregje tjera perëndimore, ndërsa porositë do të nisin këtë të premte.

Një prej ndryshimeve më të mëdha që Apple njoftoi të martën është një mënyrë e re për t’i mbushur modelet e iPhone 15-shit dhe gjeneratat e ardhshme. Kompania ka kaluar në standardin USB-C, i cili tashmë përdoret gjerësisht në shumë pajisje, përfshirë kompjuterët e saj Mac dhe shumë prej iPad-ëve të saj.

Përdorimi i portit USB-C do të jetë një nga ndryshimet e iPhone-it të ri.
Përdorimi i portit USB-C do të jetë një nga ndryshimet e iPhone-it të ri.

Apple është detyruar të pensionojë kabllot me portin e quajtur Lightning, që i prezantoi më 2012, për shkak të një vendimi që rregullatorët evropianë planifikojnë ta zbatojnë nga viti 2024.

Ndonëse konsumatorët shpesh nuk i pëlqejnë ndryshimet, kalimi në portet USB-C mund të mos jetë aq i papërshtatshëm – për shkak se ky standard është në përdorim të gjerë në një varg kompjuterësh, telefonash të mençur e pajisjesh të tjera që njerëzit tashmë i posedojnë.

Kalimi në USB-C mund të rezultojë edhe hap i pëlqyer, pasi ky standard zakonisht i mbush pajisjet më shpejt, si dhe siguron bartje më të shpejtë të të dhënave.

Modelet bazike të iPhone 15-shit janë ridizajnuar për të ofruar një hapësirë ndryshuese në ekranin e telefonave, të cilën Apple e quan “Ishulli Dinamik”, për njoftime nga aplikacionet – një risi që u soll me pajisjet e vitit të kaluar Pro dhe Pro Max.

Ato, po ashtu, kanë çip më të shpejtë, që është përdorur në modelet Pro dhe Pro Max të vitit të kaluar, përderisa iPhone 15-shat më të avancuar fuqizohen nga një procesor edhe më i avancuar, i cili u mundëson pajisjeve t’i akomodojnë të njëjtat videolojëra që zakonisht mund të luhen vetëm në aparate lojërash.

iPhone 15 Pro dhe Pro Max do të kenë edhe atë që Apple pohon se është ekuivalent i shtatë thjerrave të kamerave. Sistemi i kamerave përfshin një thjerrë telefotografike të stilit të periskopit, i cili do të përmirësojë cilësinë e fotografive të shkrepura nga largësi të mëdha.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, ndër tjerash kanë bërë përmirësime të fuqishme të kamerës.
iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, ndër tjerash kanë bërë përmirësime të fuqishme të kamerës.

Thjerra telefotografike ofron zmadhim optik deri në pesë herë – duke ngecur prapa zmadhimit deri në 10 herë që mundëson modeli i avancuar Galaxy S22 Ultra i Samsung-ut – por përfaqëson një përparim nga zmadhimi deri në 3 herë që ofrojnë iPhone 14 Pro dhe Pro Max.

Apple ka vendosur t’i veshë modelet premium me titan, që kompania thotë se është materiali i njëjtë që përdoret në disa anije kozmike.

Përveç iPhone-ave të rinj, Apple po ashtu ka prezantuar gjeneratën e saj të ardhshme të orëve të mençura – një produkt që debutimin e pati gati një dekadë më parë.

Seria 9 e Apple Watch-it, që do të jetë në shitje nga 22 shtatori, vjen me një mundësi për kontrollimin e pajisjes me një gjest, i cili iu mundëson përdoruesve t’i menaxhojnë alarmet dhe t’iu përgjigjen thirrjeve telefonike duke e prekur dy herë gishtin e madh me një gisht tjetër.

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie

Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i OKB-së e dënon përshkallëzimin e situatës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
‘Nji za dashnije’, Adelina Thaçi – Meta nesër i këndon Prishtinës
Osmani takon presidentin çek, temë angazhimi për paqe dhe siguri
Gërvalla dhe Kusari-Lila në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme
Miliarderi i famshëm në moshën 93-vjeçare ndërpreu fejesën me gruan që pretendonte se do të ishte e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?