By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
May 15, 2025
Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën
May 15, 2025
Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë
May 15, 2025
Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”
May 15, 2025
Liderët e partive në takim me presidenten Osmani
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perimet për turshi, “të paprekshme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Perimet për turshi, “të paprekshme”
Ballina 1Financa

Perimet për turshi, “të paprekshme”

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 1:30 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

“Për mua janë të paprekshme… Duhet t’i lë të gjitha”, thotë Sali Aliu teksa shikon çmimet e perimeve në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

“Çka të bëj”, pyetet pensionisti nga Podujeva, i cili merr rreth 200 euro në muaj.

Në këtë periudhë të vitit, qytetarët e Kosovës zakonisht furnizohen me perime për turshi, por çmimet e tyre sivjet kanë befasuar shumë nga ta.

Amir Simnica nga Prishtina.
Amir Simnica nga Prishtina.

“Vitin e kaluar, nëse i ke marrë specat me thes [3 kilogramë], kanë kushtuar prej 1.5 deri në 1.8 euro. Sivjet, 3 euro e gjysmë është thesi i njëjtë, me kilogramë të njëjtë. Domatet… vjet i kemi marrë me 60 deri në 70 centë për kilogram. Sivjet i ke 1.2 deri në 1.5 euro”, thotë Amir Simnica nga Prishtina.

Bashkëqytetarja e tij, Mirishahe Stublla, thotë se vitin e kaluar ka siguruar dhjetë thasë me speca, domate, tranguj, hudhër, majdanoz e të tjera për 30 euro. Me këto para thotë se sivjet nuk arrin ta marrë as gjysmën e këtyre furnizimeve.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Visar Hajdari, i cili shet produkte të ndryshme bimore në tezgën e tij, bën disa krahasime:

“Pasuli, vitin e kaluar, ka qenë 2.5 deri në 4 euro, ndërsa sivjet është 4 euro [për kilogram]. Hudhra, vitin e kaluar, ka qenë 5 euro, sivjet është 6 euro. Mjalti, vjet, ka qenë 8 euro, sivjet është 15 euro. Mielli i misrit, vjet, ka qenë 80 centë, sivjet është 1.3 euro”.

Shitja e fasules në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, shtator 2023.
Shitja e fasules në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, shtator 2023.

Rritjen e çmimeve e konfirmojnë zyrtarisht edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ato tregojnë se çmimi i perimeve në gusht të këtij viti, është rritur për 28 për qind, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa çmimi i pemëve është rritur për 11.4 për qind. Buka dhe drithërat janë shtrenjtuar për 4.5 për qind, mishi për 3.8 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët për 2.4 për qind.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pushtimit rus të Ukrainës, çmimet gjetiu në botë janë rritur, sidomos më 2021 dhe 2022, për të hyrë pastaj në një trend të stabilizimit.

Vitin e kaluar, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Pse ky shtrenjtim i pemëve dhe perimeve?

Tahir Tahiri, udhëheqës i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, thotë se rendimentet e ulëta nga prodhuesit vendorë kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve bujqësore, sidomos të perimeve dhe pemëve.

E, në uljen e rendimenteve, thotë ai, ka ndikuar vonesa e mbjelljes dhe kultivimit, për shkak të shirave gjatë gjithë muajve të pranverës.

“Bujqit e shfrytëzojnë shansin për t’i ngritur çmimet, jo vetëm pse ka prodhimtari të paktë dhe me rendimente të ulëta, por edhe për shkak të kostos së prodhimtarisë. Në kushte të vështira klimatike duhet të investohet më shumë. Kostoja e prodhimtarisë rritet, sepse duhet të merren masa mbrojtëse. Pra, kostoja e prodhimtarisë e ka kushtëzuar bujkun që t’i ngritë çmimet e këtyre produkteve bujqësore”, thotë Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se për shkak të prodhimtarisë më të ulët vendore, tregtarët edhe kanë importuar produkte bujqësore – po ashtu me çmim më të lartë se vitin e kaluar.

Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve, qofshin ushqimore apo të tjera.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2022, vlera e mallrave të importuara ka qenë mbi 5.6 miliardë euro. Ndërsa, në periudhën janar-korrik të këtij viti janë importuar produkte në vlerë prej rreth 3.3 miliardë eurosh.

“Qeveria t’i ndihmojë qytetarët”

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm paralajmëron rritjen potenciale të inflacionit.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme dhe të gjejë forma që t’i ndihmojë qytetarët, përfshirë edhe prodhuesit.

“Për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve ka humbur vlera e parasë. Si Qeveri, duhet ta mendojë mënyrën se si të rritet vlera e parasë, në mënyrë që te qytetari të mos vërehet mungesa e ndonjë artikulli.

Shportën që e ka blerë vitin e kaluar 500 euro – po them në mënyrë hipotetike – sivjet ta blejë me 600 euro, por me një ndihmesë në formën e rritjes së pagës, subvencionit të përkohshëm…”, thotë Rafuna.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Në gushtin e vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka qenë 13 për qind, ndërsa gushtin e kaluar ishte 3.2 për qind.

Rafuna thotë se nëse Qeveria nuk mund të sigurojë rritje pagash ose subvencione për qytetarët, atëherë mund ta reduktojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për një gamë të gjerë të produkteve esenciale.

Sipas tij, Qeveria e ka të pamundur të ndikojë në çmimet në treg, për shkak të ekonomisë së tregut të lirë.

Projektligji për çmimet tavan, i hartuar nga Qeveria e Kosovës tetorin e vitit të kaluar, nuk është mbështetur nga partitë opozitare.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse ka mundësi të ndërmarrë ndonjë masë për zbutjen e inflacionit dhe efektit të ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Me qëllim që t’ua lehtësojë përballimin e inflacionit, Qeveria, gjatë vitit të kaluar, ka ndarë disa herë shtesa për kategori të ndryshme sociale.

You Might Also Like

Osmani e Prattipati diskutojnë për konstituimin e institucioneve

“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian

Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Legjislaturës së 9-të të Kuvendit

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia ia zvogëloi Ukrainës kapacitetet për rrymë

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Edhe një çmim tjetër për filmin ‘Aroma e trëndafilit të kuq’
Arrestohet pronari i kompanisë Ritron Kopi në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore
Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë
Sekreti i tortës fantastike me çokollatë pa miell që italianët e pjekin dhe e hanë për 150 vjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?