By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?
Opinion

Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?

Kosova Times
Last updated: 2023/09/15 at 9:50 PM
Kosova Times Published September 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Disa herë dhe vëmendje të shtuar e kam dëgjuar konferencën për shtyp të kryeministrit Albin Kurti pas takimit me Vuqiqin në Bruksel. Fjalia që e përsëriti disa herë para gazetarëve ishte kjo, po citoj: “Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”!

Triumfues pas një beteje pa epilog

Kryeministri ynë foli për një marrëveshje bazike me të cilën është pajtuar me Vuqiqin, por nuk e tregoj se cila është ajo! Ndërsa në anën tjetër thoshte se nuk ka pasur ndonjë rezultat në këtë takim!

Disa herë e përmendi propozimin e tij me ‘sekuencë’, por nuk e zbërthejë asnjë fjali të asaj ‘sekuence’!

Albin Kurti pas takimit të fundit të 14 shtatorit me Vuqiqin në Bruksel, para gazetarëve e përdori gjuhën populliste që e përdorë zakonisht para qytetarëve të Kosovës.

E akuzojë Brukselin për pranimin e kushtëzimeve të Serbisë, sikurse që i akuzojë ish liderët tonë shtetërorë që pranuan kushtëzimet e Serbisë në vitin 2013 dhe 2015, duke ju përkujtuar gazetarëve, që nuk jemi në vitin 2013-të!

Mirëpo nëse i krahasojmë deklarimet gojore me veprimet praktike të Albin Kurtit, ato nuk përputhen askund! Madje, ky është kthyer edhe pas vitit 2013, duke i paguar me rroga të buxhetit të Republikës së Kosovë siq i quan ai terroristët e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’, duke ua paguar bashkë me këtë edhe ujin dhe rrymën serbëve të veriut siç është paguar tani e 24 vite më parë nga të gjitha qeveritë paraprake të Kosovës.

Marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka

Albini foli edhe për kthimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore, por nuk e përmendi paradoksin e krijuar me mbajtjen të ngujuar që nga 29/05/2023 të një njeriu të veshur me petkun e kryetarit në Komunën e Leposaviqit!

Albini nuk foli për Lulzim Hetemin e ngujuar, por foli për legjitimitetin e “vakët” siç e quajti të kryetarëve, por nuk ngurrojë të flas edhe për nevojën e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në veri, pa e specifikuar mënyrën dhe kohën e mbajtjes së tyre.

Albini foli për shtensionim të situatës në veri, por nuk e pranojë faktin e tërheqjes dhe zvogëlimit të forcave policore në veri dhe as nuk foli për fatin e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’ që operojnë në veri!

Albini po e harron edhe një fakt, se marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka!

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013-të, e nënshkruar nga një kryeministër i Kosovës dhe miratuar me votat e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Kosovës, përveç legjitimitetit ndërkombëtarë e ka edhe miratimin Kuvendit, përmes të cilit Kosova ka marrë obligime ndërkombëtar për implementimin e kësaj marrëveshje.

Andaj, zhbërja e një marrëveshje të tillë, për të mos thënë krejtësisht e pamundur, mund të provohet revokimi i saj në Kuvendin e Kosovës, ndryshe çdo gjë është vetëm në suazën e dëshirave personale të Albin Kurtit dhe asgjë më shumë e as më pak.

Defaktorizimi ynë si shtet ka ndodhur me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndaj Kosovës, andaj çdo përpjekje për faktorizim personal do ta dëmtojë akoma më shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër paralajmërimit, qytetarët mund të mbeten pa liberalizim të vizave edhe në Janarin e vitit 2024. Na mbetët të shohim, cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times September 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan pesë të mitur përfunduan trajnimet për moler

Kosova Times Kosova Times May 7, 2023
7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7
Azerbajxhani reagon ashpër: “Iskander” rus shkatërron murin e ambasadës në Kiev, del video e dëmit
Italia bën thirrje për përmbajtje dhe dialog mes Kosovës e Serbisë
Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?